• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“VESHJA E NUSËNISË KRAJANE” PROMOVOHET NË VATËR MË 16 NËNTOR 2021

November 8, 2021 by s p

Sokol Paja/

Të Martën më 16 Nëntor 2021, në orën 6.00 pm, në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” në New York, organizohet promovimi i librit “VESHJA E NUSËNISË KRAJANE” i studiuesit Hamid Alaj. Libri është një studim për veshjet tradicionale të zonës së Krajës. Veshjet kombëtare e tradicionale vishen për të shfaqur identitetin kombëtar dhe atë kulturor të një populli. Ato përveç që përfaqësojnë një komb në tërësi, herë përfaqësojnë edhe një trevë apo një zonë të vogël rajonale, nëpër periudha të ndryshme kohore. Njëra nga karakteristikat kryesore të një treve, krahine, madje edhe të një kombi, pa dyshim se është edhe veshja si pjesë e kulturës popullore. Njëjtë është edhe për trevën e Krajës, e cila karakterizohet me anë të veshjes së nuses krajane. Ato mund të jenë të ndryshme po aq sa janë të ndryshëm edhe njerëzit që i bartin ato. Veshjet popullore janë zhvilluar dhe kanë ndryshuar vazhdimisht nga një epokë në tjetrën. Ky zhvillim i veshjes është bërë në varësi të kushteve konkrete historike, ekonomike dhe shoqërore në të cilën ka jetuar një komunitet. Andaj edhe veshja e nusënisë krajane është një burim shumë i pasur që na ndihmon në studimin e mëtejshëm të entitetit të popullit të Krajës, në periudha të ndryshme historike. Ftohet i gjithë komuniteti shqiptar të marrë pjesë.

Filed Under: Vatra Tagged With: Hamid Alaj

Vatra i jep një dimension të ri Diellit

November 8, 2021 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA në përmbushje të misionit të saj historik, detyrimeve ndaj trashëgimisë shekullore, patriotike, kulturore e mediatike, në përgjigje të kërkesave të reja të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Kanadasë, me qëllim për të qenë sa më afër vatranëve, abonentëve dhe kërkesave të kohës që jetojmë ka filluar një proces transformimi me qëllim shtrirjen në të gjitha shtetet e Amerikës, Kanadasë e trojeve shqipfolëse, rritje të bashkëpunëtorëve, miqve të Vatrës e Diellit, shtimit të rubrikave në Diell dhe forcimin e medias më të vjetër në botën shqiptare Diellit, duke afruar gazetarë dhe ekspertë të medias si korrespondentë e bashkëpunëtorë të jashtëm. Për këtë qëllim Federata Panshqiptare e Amerikes Vatra emëroi editorin e gjuhës shqipe z.Sokol Paja si Kryeditor fuqiplotë të Diellit dhe ngarkoi që të udhëheqë me profesionalizem të lartë procesin transformues dhe kualitativ me qëllim që Dielli të vijë sa më i fuqishëm, sa më dinjitoz dhe në përgjigje të kërkesave të kohës që jetojmë, zhvillimeve teknologjike, fenomeneve socio-kulturore me qëllim e synim që Dielli të vazhdojë i sigurtë, i fortë dhe të ndriçojë përjetë botën shqiptare me rrezet e tij të arta.

Filed Under: Vatra

Dega e Vatrës në Manhattan do të mbledhë Kryesinë më 4 Dhjetor 2021

November 5, 2021 by s p


Dega e Vatrës në Manhattan do të mbledh Kryesinë më 4 Dhjetor 2021 ora 5 pm në Selinë Qendrore të Vatrës. Ky takim do të jetë në kuadër të ristrukturimit dhe përgatitjes për Kuvendin Kombëtar vitin e ardhshëm. Në këtë takim do marrin pjesë autoritet më të larta drejtuese të Vatrës dhe do të plotësohet dega me anëtarësime të reja. Temë kryesore e mbledhjes do të jetë situate politike në Shqipëri, shqiptarët në trojet shqipfolëse, sfidat dhe e ardhmja e Degës së Vatrës Manhattan Branch.

Filed Under: Vatra

ADELINA DHE LULJETA EJUPI, DY MOTRA NGA KOSOVA I BASHKOHEN VATRËS

October 6, 2021 by s p

DIELLI

Adelina Ejupi dhe Luljeta Ejupi iu bashkuan Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra. Dy motra patriote, intelektuale, aktiviste që vijnë nga një prej familjeve më të nderuara në Podujevë të Kosovës, iu bashkuan projektit kombëtar të Vatrës në ndihmë të komunitetit shqiptar dhe të çështjes kombëtare. Motrat Ejupi u pritën nga Editori i Diellit Sokol Paja i cili u shpjegoi imtësisht rolin dhe etapat në të cilat ka kaluar Dielli dhe Vatra që nga krijimi e deri në ditët e sotme. Adelina Ejupi studimet universitare i kreu në drejtimi juridik në Prishtinë. Në vitin 2010 ishte në Londër për studime për gjuhën angleze. Në qershor të vitit 2011 ka ardhur në Amerikë se bashku me motrat e saj Blerten dhe Luljeten. U përkushtuan shumë në punë dhe studime dhe i arritën të gjitha me mund dhe nder. Në vitin 2017 ka mbaruar me sukses edhe shkollën e parukerisë në New York dhe aktualisht punon në një ndër sallonet më të mira të New York-ut. Luljeta Ejupi, studimet i ka filluar në Universitetin e Prishtinës për t’i vazhduar më pas në Universitetin e New Yorkut. Është e çertifikuar si asistente infermierike nga Hostos College në Bronx dhe si laborante nga Manhattan Institute në Manhattan. Në vitin 2018 ka filluar studimet në Universitetin e qytetit të New Yorkut, dega kontabilitet. Përveç angazhimeve me studimet universitare, kohët e fundit ka hapur një biznes të vogël në fushën e kulinarisë e gatimeve tradicionale shqiptare e ëmbëlsirave per evente spceiale i cili po rezulton të jetë mjaft i suksesshëm. Vatra u shpreh mirënjohje të thellë për angazhimin e tyre, për vlerat që sollën në Vatër dhe mbi të gjitha për gatishmërinë për ti shërbyer Vatrës dhe misionit të saj në dobi të çështjes shqiptare. Të rinjtë intelektualë, të rinjtë që e duan kombin dhe atdheun e tyre, të rinjtë e suksesshëm janë oksigjeni i Vatrës. Investimi tek të rinjtë e Vatrës është një investim në jetëgjatësinë e Vatrës, rolit dhe misionit të saj historik.  

Filed Under: Vatra Tagged With: Adelina Ejupi, Luljeta Ejupi, Sokol Paja

KOSTË ÇEKREZI, EDITORI QË E BËRI “DIELLIN” TË PËRDITSHËM

July 28, 2021 by s p

Nga Andon Andoni

Edhe pse Amerika vendi i madh i lirisë e befasoi  dhe mahniti me njerëzit dhe vendet ku shkeli anë  e mbanë,  KostëÇekrezi, me Bostonin u dashurua që në ditën e parë. Lumi i madh që i shkonte qytetit përmes, natyra e ftohtë dhe me dëborë,  i sillte ndër mend Ziçishtin, fshatin e tij të lindjes, dhe mbarë Devollin që i shkonte lumi përmes dhe i mbuluar nga dëbora në dimër. Aq më shumë kur kurbetçinj devollinj në qytetin e Bostonit dhe rrethinat kishte plot. Tek i takonte në çdo hap që hidhte, dhe duke ju folur për vendlindjen që sapo kishte lënë pas, KostëÇekrezi nuk e hiqte dot nga mendja mëmëdheun, përpjekjet e rinisë shqiptare për të bërë Shqipërinë të mëvetshme dhe të lirë. Por puna e re që do të niste, pak kohë i linte për ëndërrime e pezm të shkuar. Ai kishte ardhur në Amerikë  të drejtonte gazetën “Dielli”, një ëndërr e cila shumë shpejt do ta çonte larg.

Një vit më parë, gjetja e një editori të përshtatshëm për “Diellin” kishte qenë një shqetësim në kuvendet e “Vatrës”. Kuvendi, që ishte mbledhur më 10 janar 1914, duke mos gjetur një kandidaturë të përshtatshme vendosi që të përzgjidhte mes këtyre kandidaturave: Faik Konicës, që aso kohe ishte në Durrës, MiloDuçit, që ishte në Vlorë, Aleksandër Xhuvanit, MithatFrashërit, SimonShuteriqit, në Elbasan dhe AbdylYpit në Vlorë, thuhet në kronikat e “Vatrës”. U shkroi letra secilit prej tyre.  Këta ishin kandidatë të dorës së parë për “Vatrën”. Faik Konica nuk u kontaktua dot. Ndërsa të tjerët kthyen përgjigje se nuk vinin dot në Amerikë.

Deri në fillim të gushtit punët e gazetës hiqeshin zvarrë. Gjithçka kishte mbetur në dorën e LoniKristos, që nga posti i kryetarit, i sekretarit dhe editorit të “Diellit”. Atëkohë, “Vatra” mori një letër nga Noli, i cili kërkonte redaksinë e  “Diellit”, por me disa kushte. Komisioni u mblodh me 5 gusht 1914 për të diskutuar kushtet që vinte Noli. U pranuan ato kushtet dhe iu dërgua ftesë që të vinte dhe të merrte drejtimin e “Diellit” me 80 dollarë në muaj (ky ishte një nga kushtet që kishte vënë Noli, përfshi dhe pavarësinë në drejtimin e gazetës). Komisioni mori dhe një vendim rezervë për të mos humbur kohë, që nëse s’vinte Noli, të ftohej KostëÇekrezi. Si përfundim, Noli nuk erdhi dhe ftesa iu dërgua Çekrezit. 

Më pak i parapëlqyeri KostëÇekrezi, u paraqit menjëherë të nesërmen e zbritjes në Amerikë tek zyrat e “Diellit”, në 97 Camptonst., Boston Mass.  Ai e mori gazetën me 10 nëntor 1914. Ishte vetëm 22 vjeç kur nisi të drejtojë “Diellin”, që në atë kohë dilte dy herë në javë.

Për më shumë se një vit u zgjidh problem i editorit dhe gazeta “Dielli” duket se gjeti ustain. Madje, ai kërkoi që gazeta, hap pas hapi duhej të madhohej dhe të dilte më shpesh, -shkruan pas vitesh  RefatGurrazezi, që në kohën kur drejtoi “Diellin”, nuk la gjë pa shkruar kundër Çekrezit.. “KostëÇekrezi mund që të kish të metat e tij, si çdo njeri tjetër, por si punëtor i kish shokët e rrallë”[1]. Dhe fati duket se këtë herë, ose së paku përkohësisht, është me të dhe i jepet dorë për të rritur kredencialet e veta si punëtor i palodhur dhe deri lider i bashkëkombasve, pasi themeluesit e dikurshëm dhe liderët e “Vatrës” dhe “Diellit”, Faik Konica dhe Fan Noli, gjenden prej kohësh larg Atllantikut, në Evropë. Edhe Kristo Dako, i zgjedhur si kryetar i “Vatrës” në kuvendin e 1913-ës, pas disa muajve qe larguar për në Shqipëri. Në mungesë të tyre Çekrezit të ri duket se i bije hija e liderit.

Dhe me të vërtetë, që në numrin e parë të janarit, boton tek “Dielli” kronikën e zezë të një viti të mbrapshtë me luftëra dhe theror të paparë gjer më atë ditë për  shqiptarët. Ai, që ka ndjekur nga afër tërë dredhitë e politikës së brendshme dhe të jashtme, ka mësuar se vetëm njerëzit e vendosur me ideale dhe patriotë mund të lartësojnë emrin e madh të mëmëdheut.

Atij i dhemb shpirti kur shikon bashkëkombasit e tij që hyjnë në Amerikë dhe në Casten Gardën të Bostonit apo të NewYorkut deklarohen turq ose grekë. Nga nevoja për të kapërcyer kufirin, janë gati të harrojë emrin e mëmëdheut. Ai nuk mund t’i pëlqejë këta lloj shqiptarësh që kërkojnë “të përfitojnë në kurriz të mohimit të patriotizmës”, kur nga ana tjetër ka njohur njerëz, me të cilët e lidhi fati i luftës dhe i përpjekjeve për Pavarësinë e Shqipërisë, që bënë sakrifica sublime si Ceno Sharra, Haki glina, Gani Butkaetjetj

I ndodhur mes bashkëfshatarëve të tij, sipas citimeve të tyre, ligështohet teksa mësonte se më 25 dhjetor të vitit 1914 italianët kishin pushtuar Vlorën. Vlorën  ku ai kishte lënë vitet e rinisë së tij të parë, Vlorën e muhaxhirëve të drobitur e leckosur që vinin nga të gjitha viset e vatanit, të përzënë prej fqinjëve grabitqarë, grekë e serbë, malazezë e bullgarë.

Ai u vu në radhën e parë të kundërshtimeve të këtij pushtimi. Me anë të “Diellit” e denoncoi, si një paturpësi të madhe të qeverisë së Romës. Por sikur të mos mjaftonte kjo, lajmi për daljen e kryqëzorit grek në Durrës, në janar të 1915, e tronditi pa masë. Tek “Dielli” që drejtonte vetëm prej dy muajsh, ai i komentoi lëvizjet e fqinjëve tanë grekë dhe italianë, si dëshmi të një marrëveshjeje të fshehtë që mund të ishte arritur midis tyre në kurriz të Shqipërisë[2]. Dhe “profecia” e tij do zbulohej vite më vonë, dhe do dilte në shesh në Konferencën e Paqes nga presidenti Willson, si marrëveshja famëkeqe me emrin “Titoni- Venizellos” për ndarjen e Shqipërisë.

Pikërisht kjo është ndjesia e politikanit të ri KostëÇekrezi, për t’iu përveshur punës që të botojë në shtypin e kohës, për të huajt, në gjuhët  frënge, angleze dhe italiane, një sërë artikujsh për Shqipërinë dhe për shqiptarët, duke polemizuar me qarqet shovene greke në Amerikë dhe në Greqi. Në këto shkrime ai shfaqet një patriot i flakët dhe sidomos nga pozitat indulgjene. Ai pranon haptazi se është një i shkolluar në shkollat greke dhe një ortodoks nga feja, por kurrë një grek. Ai është shqiptar si mijëra shqiptarë të tjerë në jug të vendit.

Ndaj dhe si kryeredaktor i “Diellit” kërkon përmes editorialit, që shqiptarët patriotë;  “që gjashtë muaj qëkurse të mbledhur rreth flamurit  kombëtar që zbukuronte atdheun e Skëndërbeut, u përndanë në tokat e huaja, “lipset  dhe janë të lutur të informojnë gjithë shqiptarët, përmes korrespodencave që do t’i dërgojnë “Diellit” për punërat e Shqipërisë në sytë e botës dhe vendeve ku ata janë vendosur. “Një letër e tillë, që do të vinte prej një njeriu të çquar, ndoshta do ta shkrinte akullin e trashë që ka ngrirë telat e patriotizmës në zemrat e shumë shqiptarëve”[3]. Nga ana tjetër krijon rubrikën “Nënshtypjet e ditës”, ku boton qëndrime e analizat e tij, përmes një gjuhe pamfletiste dhe sarkastike,  për problemet më të mprehta të kohës dhe të komunitetit shqiptar të Amerikës, për situatën që kalonte mëmëdheu nën kërcënimin e luftës dhe pretendimeve territoriale të fqinjëve, që në këtë kohë ishin intensifikuar si kurrë ndonjëherë. Ai e shikon shpëtimin e mëmëdheut edhe përmes  kulturimit të bashkë-kombasve duke i ftuar për t’u pajisur me sa më shumë dituri, shkollë dhe kulturë demokratike. Madje për këtë të fundit duket se ka dhe vetë nevojë të  provojë sfidat dhe frytet e saj. Kështu, me vendimin që ka marrë për ta bërë “Diellin” të përditshëm, provon në Janar të këtij viti të shpallë në faqet e gazetës “Votim për “Diellin”. “Ne shqiptarët duhet të mësohemi se me anë të votimit të lirë, janë bërë popujt e qytetëruar ndaj dhe ne le ta provojmë këtë edhe “me vënien në votë të çështjes së daljes së “Diellit” më dendur ose me formë më të madhe, duam t’iu tregojmë sot shqiptarëve që shkaku i parë ishte dëshira jonë t’iu tregojmë bashkatdhetarëve që “Dielli” është i tyre”[4]. Dhe vërtet në kohën e drejtimit prej tij, “Dielli” ishte “i shqiptarëve”, porse produkt nga dora dhe mendja e një njeriu të vetëm, KostëÇekrezit. “Në pyesni se si mbahej ajo gazetë e përditshme, (“Dielli” në 1914-1915 kur e drejtonte Çekrezi dhe kur numëronte  vetëm 800-900 lexues – A. A.) mund ta gjeni në dy fakte: në ndihmat e jashtëzakonshme që jepte çdo shqiptar me gjithë zemër dhe në harxhet e pakta të botimit; për shembull gjithë gazetën e shkruante një njeri, i nënshkruari (KostëÇekrezi – A. A.)[5]. Dhe, sipas votimit të pajtimtarëve, në ditët e para të shkurtit “Dielli” i KostëÇekrezit del katër herë në javë. “Më 5 nëntor 1915 u bë e përditshme, -do pohonte Fan Noli në mars 1965, në 80 vjetorin e tij të lindjes, -kur ishte direktor, ndjesë pastë, KostëÇekrezi, i cili midis virtyteve te tjera kish virtytin që ishte një puntor i rrallë. Ndoshta, puntori më i madh që ka nxjerrë Përlindja Shqiptare”.


[1]DalipGreca, “KostëÇekrezi, gazetari që e bëri Diellin të përditshëm, antizogisti, që pati kundër Konicën dhe Nolin”, Boston 2012.

[2]“Dielli”, Nr. 386, 4 janar 1915, f. 4.

[3]“ Dielli “Nr 407, 26 shkurt 1915, f. 3.

[4]Dielli, Nr. 392, datë 22 janar 1915, f. 2.

[5]Telegraf”, 3 korrik 1927.

Filed Under: Vatra Tagged With: Andon Andoni, Koste Cekrezi, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • …
  • 144
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT