• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MIHALLAQ QELESHI, FJALIMI I LAMTUMIRËS

December 28, 2019 by dgreca

NGA THANAS L. GJIKA*/

Në këtë jetë, si ka thënë i paharrueshmi Peshkop Fan Noli, të gjithë jemi kalimtarë. Kush më shpejt e kush më vonë largohet nga jeta duke lënë pas kujtimin e tij. Të lesh një kujtim të mirë është gjëja më me vlerë që mund t’u lesh pasardhësve të tu. Nuk ka rëndësi se sa gjatë rron, se çfarë postesh e pasurish ke pasur, se çfarë postesh dhe pasurish u le pasardhësve. Rëndësi më të madhe ka të lesh emrin e mirë, sepse emri të ndjek edhe pas vdekjes. Askush nuk do, që pas vdekjes, njerëzit e tij të ndjehen me turp, kur t’i përmendet emri, por secili do që familjarët dhe miqtë e tij të ndjehen krenarë.

Ju keni dëgjuar, që pasi largohet nga jeta një njeri i mirë, thuhet: “Zoti e ndjeftë, ishte zemërmirë!” Por unë, që e njoha nga afër jetën e familjes Qeleshi, po ju them se Mihallaqi ishte një nga ata burrat e rrallë, për të cilët thuhet në mënyrë figurative: “Ai e kishte zemrën më të madhe se krahërori”. Dhe kjo shprehje thuhet për një njeri që e ha jetuar jetën si qytetar i ndershëm që u ka qëndruar larg tundimeve të djallit, që ka punuar e jetuar si trim, që ka mbrojtur të vërtetën, që ka përkrahur të dobëtit dhe ka ndihmuar të varfërit. Për ne që jetojmë larg atdheut ka rëndësi të ndihmojmë mëkëmbjen e komunitetit, pra dhe të institucioneve fetare dhe shoqërore që na bashkojnë dhe na përfaqësojnë në diasporë. Të gjitha këto aspekte të jetës Mihallaqi i ka plotësuar në mënyrë shembullore që në rininë e tij.

Ai u lind në Korçë më 31 gusht 1954 në një familje atdhetare që kishte qenë e lidhur ngushtë me Luftën Antifashiste në krahun e Partisë Komuniste, por që kjo parti pasi erdhi në fuqi i shkaktoi shumë trauma kësaj familjeje. Mihallaqi ëndërronte të bëhej mjek për të shëruar njerëzit nga sëmundjet, por pas arrestimit të dytë të babait, atë e dëbuan nga Fakulteti i Mjekësisë dhe e detyruan të punonte vetëm punë krahu. Në jetën e tij pas kësaj ngjarjeje ky djalosh shpesh herë gëlltiti më shumë lot se bukë. Të tillë ishin momentet kur pas dënimit të babait me 25 vjet burg, nëna u trondit rëndë dhe u shtrua në spitalin psikiatrik të Elbasanit dhe e vogla Katerinë e Mihallaqi mbetën jetimë edhe pse babanë dhe nënën i kishin gjallë. Pas ca kohe u erdhi fëmijëve nga burgu një porosi nga babai: “Mihallaq dhe Katerinë, mos ajdeni të më takoni në burg!” Dy fëmijët, që e dinin sa i dhemshur ishte babai i tyre, u prekën thellë nga kjo porosi me të cilën ai ia mohonte vetes mundësinë e takimit dhe të çmalljes me ta. Por, ish-komunisti Thanas Qeleshi donte t’i shpëtonte fëmijët nga pasojat e politikës çnerëzore të asaj kohe.

Tronditës ishte për Mihallaqin dhe takimi i parë me babanë në burgun e Gjinokastrës pas 13 vjet ndarjeje. Për fat të mirë me të kishte shkuar në atë takim dhe Agroni, burrin i Katerinës, për ta shoqëruar e kurajuar. Kur u organizua takimi, baba Thanasi nuk dha asnjë shenjë njohjeje. Edhe pasi Mihallaqi i tha se kush ishte, babai iu përgjigj: “Nuk të njoh”. Djali, i trembur se mos vitet e jetës në izolim ia kishin shkatërruar kujtesën. Iu afrua dhe i tha: “Baba jam unë, Malaka, si më thërrisje kur isha i vogël. Nuk të kujtohet? Përqendrohu!” Me lot në sy iu afrua babait dhe e përqafoi. Pastaj i tregoi se ai dhe Katerina ishin martuar dhe se të dy kishin nga dy fëmijë, ia prezantoi Agronin, dhëndrin e tyre. Pas kësaj, at e bir u qetësuan, por shqetësimet nuk iu ndanë as babait as të birit edhe pas daljes nga burgu. Regjimi u ndërrua , por demokracia e vërtetë, si e donin të përndjekurit e vërtetë të ndërgjegjes si Thanas Qeleshi dhe fëmijët e tij, nuk erdhi. Trazirat e vitit të mbrapshtë 1997 i detyruan familjet e përndjekura të Mihallaqit dhe të Katerinës të kërkonin strehim politik në ShBA, ku erdhën më 1999.

Jeta në Amerikë, ku ka më shumë demokraci se kudo, i dha mundësi Mihallaqit të shpalosë më mirë aftësitë e tij. Ai provoi punë dhe zanate që nuk i kishte menduar më parë. Duke punuar me ndershmëri, guxim dhe zemër të hapur arriti të bëhej biznesmen që diti të fitonte dollarë dhe t’i prishte si duhej për të shijuar jetën bashkë me familjarët dhe shoqërinë.

Me jetën e përkorë si anëtar dhe veprimtar i Kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, si anëtar i regullt i “Federatës Vatra” dhe abonent i gazetës “Dielli”, si qytatar aktiv në face book-un e tij, ku shkruante komente të mençura; si bashkëshort, si baba e gjysh shembullor; si shok e mik i dashur i shumë shqiptarëve dhe amerikanëve, Mihallaq Qeleshi e realizoi ëndrrën e tij për t’u bërë mjek. Ai u bë Mjek, me “M” të madhe, sepse me jetën dhe punën e tij na ndihmoi dhe do na ndihmojë, jo thjesht për të shëruar sëmundje e plagë në trupat tanë, por për të na treguar rrugën e qytetarisë së ndershme për të na shëruar dhe shpëtuar shpirtrat tanë.

Të gjithë ne që kemi qenë shokë e miq të Mihallaqit do ta mbajmë kokën lart sa herë të përmendet emri i tij, prandaj ju lutem dhe familjarëve, bashkëshortes Efi, vajzave Mariolla e Adelaida, dhëndurëve Scot St. Jean dhe Jani Tego, si dhe mbesave Jessica, Savanah, Brielle dhe Allison, mos u dëshpëroni për largimin para kohe të njeriut tuaj të dashur, sepse ai iku sipas thirrjes që iu bë prej Zotit. Këtë Thirrje, si tha Julia në poezinë e saj dhe Father Mark sot, shpirti i tij e ndjeu, prandaj këto muajt e fundit bëri disa gosti për të lënë kujtime të gëzuara, dhe në mbrëmjen e 22 dhjetorit 2019, shkoi i ngopur nga jeta me suksese.

Lamtumira që i dha mbrëmë komuniteti ynë me pjesëmarrje të jashtzakonshme para dhe pas trisaisë që mbajtën Father Mark Doku dhe Father Nicolas Apostula, tregoi se largimi i këtij njeriu të mirë nga gjiri ynë, frymëzon dhe nxit për afrimin me njëri tjetrin, për afrim me kishën tonë që na bashkon nga lindja deri në vdekje…

I Përjetshëm qoftë kujtimi i të dashurit dhe të mirit Mihallaq Qeleshi!

*Fjalimi i mbajtur gjate ceremonise percjellse.

Filed Under: Vatra Tagged With: Mihallaq Qeleshi, Thanas Gjika

TË MËRKURËN, 2 TETOR, SOPRANOJA INVA MULA VJEN NË VATËR

September 29, 2019 by dgreca

SOPRANOJA E SHQUAR INVA MULA DHE ARTISTËT GENC TUKICI DHE OLEN CEZARI DO TË JENË NË VATËR, TË MËRKURËN, 2 TETOR, ORA 6 e 30 P.M./

 Të nderuar bashkatdhetarë

Keni mundësi që të takoheni dhe të bisedoni me Sopranon e Shquar INVA MULA dhe artisët e shquar që e shoqërojnë në koncertet e Kanadasë dhe SHBA-së, GENC TUKIÇI dhe OLEN ÇEZARI.

Ejani të Mërkurën, 2 tetor 2019, Ora 6 e 30 P.M. tek VATRA.

Adresa 2437 Southern BLVD

Bronx, NY 10458

Filed Under: Vatra Tagged With: Sopranoja-Inva Mula-Vater

Mysafirë nga Kansas City në Missouri Vizituan Vatrën

August 30, 2019 by dgreca

Të Enjten me 29 Gusht pasdite Vatrën e vizitoi një cift bashkatdhetarësh nga Kansas City, Shteti Missouri. Surri dhe Suzana Hotaj, shoqëroheshin nga drejtusit e shoqatës “Skënderbej” në Nju Jork, kryetari Bashkim Shehu dhe nënkryetari Marka Qehaja, si dhe Arian Haxhiu.Editori i Diellit u uroi mirëseardhjen dhe u përshkroi mysafirëve historinë e Vatrës, e cila për 107 vite, ka qenë dhe mbetet në shërbim të Kombit Shqiptar, duke ndërtuar ura miqësi mes SHBA-së dhe Trojeve shqiptare. Editori u ndal në pikat kulmore të historisë së Vatrës, si: Fushata për Shpëtimin e Shqipërisë, emrimi i ambasadorëve në Europë dhe SHBA, Organizimi i Huasë Kombëtare në ndihmë të Qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjës, dërgimi i Trupava të Vatrës në ndihmë të stabilizimit të kufijëve jugor, dërgimin e Bandës Muzikore të Vatrës në Shqipëri, dërgimin e librave shqip për shkollat shqipe, si dhe në shërbimin që i bën Vatra sot Diasporës dhe kombit. Editori nuk la pa permendur ndeshkimin qe iu beri diktatura vatranëve idealiste qe shkuan te benin Shqiperine, por qe u shperblyen ne menyre tragjike me plumba dhe burg. Po ashtu ai u ndal edhe në historinë e gazetës Dielli, gazetë që vjen nga koha e Rilindjes kombëtare dhe ka hyrë në dekadën e dytë të shekullit të dy të jetës së saj dhe vazhdon të jetë një zë i fuqishëm, jo vetëm për Vatrën.Mysafirët nga Kansas City shprehën kënaqësinë që u ndodhën në Vatër dhe mësuan rreth historisë të shoqatës më të vjetër të shqiptarëve në botë, që ka bërë aq shumë për shtetin dhe kombin Shqiptar. Surri dhe Suzana Hotaj shkruan në librin e mysafirëve: U impresionuam nga historia dhe aktiviteti i Vatrës, vecanërisht kontributi për krijimin dhe ruajtjen e shtetit shqiptar, integritetit të Shqipërisë, ruajtjen e traditave dhe kulturës shqiptare në SHBA etj. Vatra i ka dhënë Kombit figura të shquara dhe ka ngritur ura miqësie mes Amerikës dhe trojeve shqiptare. Nderim për vatranët!Mysafirët u regjistruan anëtarë të Vatrës dhe bënë pagesën e anëtarësisë familjare. Nga ana e tyre dhe drejtusit e Shoqatës “Skënderbej” bënë regjsitrim dhe abonim në Gazetën”Dielli”.Editori i falenderoi për vizitën dhe përkrahjen për Vatrën dhe Diellin.

Filed Under: Vatra Tagged With: Mysafire nga Kansans City-Vizite ne Vater

DIELLI’S EXCLUSIVE: STATEMENT BY AMBASSADOR FRANK WISNER

June 26, 2019 by dgreca

“In my view, it is time to focus on the economy of the region, in order for the Western Balkans to be physically connected to Europe with roads, transportation system and the standard of living, while being committed to the important building blocks of democracy such as good governance and the rule of law.”
June 13, 2019 – The latest Angier Biddle Duke Lecture Series hosted by the National Committee on American Foreign Policy held at Cosmopolitan Club featured US Ambassador to Greece Geoffrey Pyatt and career diplomat, Ambassador Frank G. Wisner and brought together high-ranking US officials, policy advisors with senior level representatives of the Albanian-American community. Mr. Agim Rexhaj, Vice-Chairman of The Pan-Albanian Federation of America ‘Vatra’, attended the talk whose particular topic was “American Diplomacy in an Era of Great Power Competition”. The invitation noted that the remarks made at the event were not for attribution. On his capacity as member of Council on Foreign Relations, Mr. Agim Rexhaj, related to Dielli that he approached Ambassador Wisner at the reception to thank him for his role as US Special Representative of the State Department in Kosovo in 2005. Also Mr. Rexhaj asked the International Affairs Advisor to give a statement to the oldest Albanian newspaper Dielli in recognition of the 20 years since NATO campaign ended the ethnic cleansing of the Albanian majority by the Serbian forces. So Dielli communicated by phone with Ambassador Frank Wisner and got the following statement in response to the question of the forward focus for independent Kosovo: “First, we must recognize the historic act of the intervention by the NATO forces that resulted in saving thousands of lives, ending violence that had gripped the region and putting Kosovo on the road of independence. Twenty years ago, an amazing history was made by NATO’s American forces and the European Allies. The question that remains concerns issues outside of what NATO could accomplish, namely the political question between two independent countries that have enormous historical sensitivities. Despite the good will of the United States and the European Union partners, there remain a number of unresolved issues. I am worried that the current situation will continue for as long as both sides remain strongly unmoved in their positions. It will go on until one day, just like there came a day for North Macedonia and Greece. Western Balkans are a fragile collection of societies that have little prospect of economic development, hope of young people to see their countries physically placed within European structures. In my view, it is time to focus on the economy of the region, in order for the Western Balkans to be physically connected to Europe with roads, transportation system and the standard of living, while being committed to the important building blocks of democracy such as good governance and the rule of law. Therefore, the emphasis for the region is on the economy.”
Ambassador Frank G. Wisner is an International Affairs Advisor with Squire Patton Boggs(R.P)

Filed Under: Vatra Tagged With: Ambasador Wizner- Agim RExhaj

KA NDERRUAR JETE VATRANI TAHIR TAHIRAJ, ANETAR I KRYESISE NE TAMPA

June 11, 2019 by dgreca

Dega e Vatres ne Tampa-Cleawater, njofton se ka nderruar jete vatrani Tahir Tahiri. Ja njoftimi i plote: Noftojme te gjithe komunitetin shqiptar se mengjezin e dites hene 10 Qershore , nderroi jete ne moshen 64 vjecare,antari i kryesise se deges Vatra Tampa Florida,
Zoti Tahir Tahiraj, 
Tahiri ishte nje patriot dhe aktivist i pa lodhur per ceshtjen kombetare.
Humbja e tije ka lene ne deshperim te thelle, bashkeshorten Dhuraten ,djemte e tij,Dr Gentin me Tanin , vajzen Arjana e mbesa e nipa.
Familja do te presi ngushellimet , diten e enjte data 13 qershor nga ora 4 Pm
Addresa 
4900 54th Av N
Saint Petersburg FL 33709
Federata Pan Shqiptare e Amerikes VATRA, i dergon ngushellime familjes Tahiraj per humbjen e njeriut te tyre te dashur. Pushofte ne Paqe!

Filed Under: Vatra Tagged With: Tahir Tahiraj-vdeiq-Tampa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • …
  • 146
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT