• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kristo Dako, personalitet i shquar i shtetit dhe Pavarësisë shqiptare

December 24, 2016 by dgreca

1-dhimiter-dishnica

NGA DHIMITER DISHNICA/

Në pragun e krishtlindjeve me 24 dhjetor 1876 në familjen e Maria e Anastas Dako lindi fëmija i pestë. Pas pagëzimit kumbara I vuri emrin Kristaq, por me vonë shokët dhe miqtë e tij do ta thërinin shkurt Krisoto. Në moshën nëntë vjecar largohet nga Shqipëria për në Bukuresht/

1-dako-ok

Kristo Dako, adoleshencën dhe rininë e tij e tij e kaloi në Bukuresht, në epiqëndrën ku gatuheshin dhe konturoheshin themelet e shtetit të ardhëshëm shqiptar. Nga familja dhe ky mjedis i zjarrtë ai mori gjithçka dhe hyri me vetëdije të plotë në rrjedhën e ngjarjeve të lëvizjes kombëtare.

1-dako-qiriazi

Si organizator ai ka meritën sepse në fillimet e tij, u ingranua nëpër shoqata, herë si antar aktiv, herë si sekretar dhe në më të shumtën e herës si kryetar i tyre.Shumë nga programet, platformat, statutet e shoqatave janë përgatitur në shumicën e rasteve nga ana e tij.

1-kristo-dako-libri

Si orator dhe lektor Dako u shqua për qartësi mendimi, për forcë bindje dhe përgjithsimi. Ai predikoi në popull idetë e mëdha që shtronin momentet politike gjatë tri periudhave historike. Subjektet e bisedave të tij i zgjithte nga historia e popullit tonë, me qëllimin e vetëm për ti bërë të ndieshëm ndaj çështjeve që trajtonte. Ai ka meritën që i pari ndër shqiptarët e solli në vëmëndjen e tyre, pas 25 vjet heshtjeje, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, që përbënte , siç shkruante ai “nisjen e përlindjes shqiptare e një nga epopetë madhore të luftës dhe përpjekjeve të popullit tonë për ruajtjen e tërësisë tokësore nga reziku i coptimit.Me këtë ai u bë analisti i parë duke na dhënë një informacion bindës për pjesmarrjen e shtresave të ndryshme në këtë lidhje dhe në mënyrë të veçantë për figurën e Abdyl Frashërit si frymëzuesi dhe organizatori kryesor i kësaj Lidhjeje. Edhe gjatë kohës që studionteë në Amerikë organizonte konferenca në vëndet ku kishte grumbullime shqiptarësh dhe me temat e preferuara të tij u mbante të ndezur idenë e shqiptarizmit dhe dashurinë për kombin shqiptar.Siç shkruante shtypi i kohës “Kristo Dako i bën një shërbim të madh çështjes sonë dhe nuk mundemi veç të shfaqim përgëzimet tona.”) Duke njohur me së miri psikollogjinë dhe mentalitetin e vëndit të origjinës në takimet e Jamenstwnit, Bufalo, Natik, krahas ideve të mësipërme tërhiqte vëmëndjen për disa fenomene që duheshin larguar si të këqiat më të mëdha të popullit shqiptar. “Më i madhi shkak, që kemi mbetur prapa nga popujt e tjerë, theksonte ai, është se nuk kemi dashuri në mes tonë” prandaj i ftonte të shtonin dashurinë dhe respektin ndaj njëri tjetrit se vetëm kështu do ti sjellim një shërbim të madh kombit. Portretin më të mirë për këtë cilësi të tij ja bëri Faik Konica kur shkruante “Ai është një orator i zgjedhur që flet bukur dhe rrjedhshëm, që flet me pasion dhe me fjalë të goditura, me të cilat i mban dëgjuesit pa i lodhur, sepse burimin fjalët e tij e kishin në dashurinë ndaj atdheut” Një nga punët më të mira që ai bëri në Amerikë ishte sensibilizimi i shoqërisë amerikane me aspektet e veçanta që shtronte lëvizja jonë kombëtare. Për të krijuar një imazh të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët botoi në gazetën “Kombi” një listë me 187 vepra të autorëve të huaj që bënin fjalë për Shqipërinë. Paraqitja e një bibliografie të tillë, me vepra të shkruara që më1662 i tregonte lexuesit amerikan se populli shqiptar është një nga kombet më të vjetër të ballkanit, se historia e tij nuk është haruar, por është fshehur me qëllim për arsye aneksioniste dhe gllabëruse”. Në këtë kuadër ai zgjodhi Universitetet amerikane për ti njohur me Shqipërinë, me problemet e saj të mprehta ashtu siç veproi para 2000 studentëve të Universitetit të Oberlinit në Ohajo, ku ndërkombëtarizoi luftën e drejtë të popullit për mbijetesë dhe programin e lëvizjes kombëtare.

2-dako-ahmet-zogu

Si publicist u shqua jo vetëm për sasinë e artkujve që shkroi, por për shpirtin luftarak, për pasyrimin e ideve dhe programit të lëvizjes kombëtare. Ai u bë kronikani më i veçantë i pasqyrimit të ngjarjeve madhore siç ishte Kongresi i Elbasanit, pjesmarrës i të cilit ishte edhe ai vetë, vendimet e tij dhe lufta për mbrojtjen e alfabetit shqip. Penës së tij i përket botimi “Cilët janë shqiptarët”. Të përshkruaje historinë e popullit shqiptar në momentet kur kryengritja e armatosur në Shqipërinë e veriut më 1910, kërkonte frymëzim mbështetje dhe përkrahje do të thoshte se shërbimin ndaj atdheut po e kryente me përkushtim dhe devotshmëri. Si rezultat i demaskimit që i bëri barbarizmave të ushtërisë turke marshalli famekeq Shefqet Turgut Pasha u terhoq prej qeverisë së asaj kohe në shënjë turpi. Si njeri I shkolluar, me dy diploma universitare në xhep, kishte marrë mbi vete detyrën e vështirë për të përballuar problemet esenciale të lëvizjes kombëtare me maturi, dije,kurajo politike, guxim dhe kopetencë intelektuale.Në fillim të vitit 1912 botoi në gazetën angleze “Th Orient” një artikull të gjatë për Shqipërinë, me qëllim që të krijonte një imazh real dhe të bazuara në dokumente historike për lashtësinë e popullit shqiptar. Artikulli u pëlqye dhe pati efekt. Ai u bë, në të njëjtën kohë,

shkas i një polemike të zgjatur midis tij dhe profesorit të Robert Kolegjit, Mihailides. Pikpamjet e tyre për disa çështje të veçanta ishin të kundërta, por Kristo Dako me argument dhe fakte historikë vërtetoi se Maqedonasit, Epirotët dhe Ilirët nuk ishn grekë, por autoktonë në tokat e tyre. Ekspozimi në faqet e shtypit europian dhe më gjërë i programit dhe qëllimit të luftës për rimëkëmjen e shtetit shqiptar dhe ruajtjen e tërësisë teritoriale nga reziku i coptimit, në gjuhë të huaja e rradhiste atë në rradhën e burave potencialë, që me mjeshtëri sillte në vëmëndjen e propogandës së huaj përpjekjet e këtij vëndi të vogël të mbetur pa përkrahje, miq të vërtetë dhe jashtë aleancave midis shtetesh. Vetëm në vitin 1913 ai botoi në shtypin europian me dhjetra artikuj për ngjarjet në Shqipëri dhe Ballkan. Penës së tij i përkasin edhe mjaft shkrime të tjera të botuara në organin “Biblioteka Zëri i Shqipërisë” dhe revistën “Ylli I Mëngjezit” në rubrikën e mbajtur nga ana e tij “Kqyrje politike” . “Asnjë problem në Ballkan nuk mund të zgjidhet pa pjesmarrjen e Shqipërisë, sepse çdo rradhitje që është bërë në Ballkan pa marrë ndër sy të drejtat e Shqipërisë nuk ka mundur të qëndrojë” shkruante ai në një nga artikujt e kësaj rubrike.

Kriso Dako ka hyrë në historikun e letrave shqipe edhe si hartuës tekstesh, mësimore dhe historike. “Ai, siç shkruante Faik Konica, është një burë i ri i dhënë pas matematikës. Ka gatitur që me kohë një gjeometri dhe një algjebër”, ndërsa për veten e vet shkruante “Unë e pashë të nevojshme të jap kontributin tim edhe në fushën e arsimit, duke shkruar dhe botuar tekste për shkollën shqipe të vashave” .Po thuajse të gjitha tekstet për lëndët matematikore të përdorura në këtë shkollë, por edhe në Normalen e Elbasanit mbajnë firmën e tij. Gjithasht ai ka botuar në Manastir në vitin 1910 edhe një tekst mësimi “Historinë e Shqipërisë”. Por vepra më madhore e tij ishte “Shqipëria Kyçi kryesor i Lindjes së afërme”. Ky punim ishte më i ploti, i shkruar nga një shqiptar në gjuhë të huaj për të plotëuar dhe mbushur boshllëkun që ekzistonte në trajtimin e historisë së shkruar të popullit shqiptar, që u kundërvihej synimeve aneksioniste të vëndeve fqinje. Dako ishte ndër të parët që trajtoi çështjet dhe problemet shqiptare në aspektin historik, gjuhësor, traditave,kulturës dhe luftën për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të tij. Botimi i këtij , në kohën kur Konferenca e Paqes në Paris sapo kish ngritur siparin e bisedimeve, merte përsipër për t’iu kujtuar dhe t’iu bënte thirrje Fuqive të Mëdha për të mos përsëritur gabimet e mëparëshme, por ti ndreqnin ato sipa kërkesave të drejta që shtronte populli shqiptar. Libri në fjalë ka 12 kapituj të shoqëruar nga një hyrje të shkruar nga Riçhard Gotheil, Rektor I Universitetit Colombia, një nga më të mëdhatë e SHBA me 30 mijë studentë Riçhard Gotheil e vlerësoi punimin e Kristo Dakos, i cili, sipas tij, krijonte bindjen se shqiptarët ishin të vendosur dhe do luftonin për tokën e tyre deri në pikën e fundit të gjakut në vënd që të ngarkoheshin me barrën e turpit. Zoti Dako, shkruante më poshtë ai, e tregon historinë dhe kërkesat e popullit shqiptar me kopetencën e një dijetari dhe me ndjenjat e një patrioti. Ai shkruan me guxim dhe pa frikë, siç i ka hije. Ai ka jetuar shumë nga ngjarrjet që tregon dhe për këtë arsye ajo që thotë ka vlerë të jashtzakonëshme”

Një tjetër vepër historike e tij është libri kushtuar “Lidhjes shqiptare të Prizrenit” botuar në Bukuresht 1922. Për kohën kur u shkrua ishte një sukses dhe aritje e rëndësishme e historiografisë shqiptare, e cila në vitet e mëvonëshme shërbeu si bazë në rrokjen e kësaj teme të lavdishme, luftarake, atdhetare dhe mbresëlënëse. Penës së Kristo Dakos i përket edhe libri monografik “Shënime historike nga jeta dhe veprat e N.M tij Zogu i pare, Mbret i shqiptarëve” Libri ndahej në shtatë kapituj dhe autori, siç shkruhej në parathënie përpiqej ta shoqëronte lexuësin, nëpër të gjitha peripecitë e familjes së Zogut duke filluar nga origjina e deri në ditët tona.

Një nga veçoritë dalluse të tij ishte përpjekja titanike që bënte për zgjerimin e rrethit të miqve, dashamirësve të çështjeve shqiptare, nga elita e lartë e shoqërisë amerikane me qëllimin e vetëm për ti sensibilizuar, njohur dhe ndërkombëtarizuar problemet me të cilat ballafaqohej Shqipëria në përpjekjet e saj për mbijetesë. Kristo Dako ka hyrë në analet e historisë si shoqëruesi dhe miku më i afërt i ballkanollogut të shquar amerikan, mikut dhe shokut më të afërt të Presidentit Woudrov Willson, Çarls. Riçhard Krejn në vizitën që bëri në Shqipëri në vitin 1911.Në këtë udhëtim ai e njohu mikun amerikan me personalitetet me në zë të kohës në Elbasan, Tiranë e Shkodër.Në Cetinjë e takoi edhe me Ismail Qemalin me të cilin biseduan gjërë e gjatë mbi gjëndjen dhe përpjekjet që duheshin bërë për çështjen kombëtare Shumë ngjarje, shumë barbarizma Krejni i pa me sytë e tij, të cilat i bëri present në shtypin e kohës. Influenca që ushtroi Z. Krejn në favor të lëvizjes kombëtare,për liri dhe pavarësi, shkruante Kristo Dako, nuk ka të çmuar. Është kryesisht nëpërmjet përpjekjeve të tij personale pranë disa miqve të tij delegatë në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës që Korça dhe Gjirokastra mbetën brënda teritorit shqiptar” Ndërsa Edith Durhami shkruante për të “Të shumtë janë ata malsorë që i detyrojnë në mos jetën, të paktën strehimin, ushqimin, veshmbathjet dhe ilaçet” Dhe populli këtë ndihmë nuk e haron aq sa ai e ka përjetuar edhe në këngë. Ky ka vetëm një dëshirë/gjithënjë të bëjë mirë/do të lutem gjer në qiell/ të dëgjojë perëndia/ta shohë hena edhe dielli/se ç’miq paska Shqipëria”

Njohje, miqësi kishte edhe me figura të tjera, siç ishte koloneli Aubrey Herbert deputet angles, Edith Durham, gazetarin e Tajmsit Filiph Graves, të cilët i ushqente me materiale faktike nga situatat në Shqipëri, të cilët i përdornin si argumente në shtypin e kohës. Eshte per te vene ne dukje se emri i Kristo Dakos ishte nder me te spikaturit ne mjedisine emigracionit shqiptar. Besimi qe kishin autoritetet amerikane ndaj tij ishte me e madhe se askujt tjeter dhe e shihnin si njeri të perspektivës. Kjo ishte një nga arsyet që Kristo Dako u thir për të përfaqsuar Kosovën dhe Çamërinë në organizatën “Bashkimi i vëndeve të robëruara të Evropës Qëndrore” Duket, edhe sot e kësaj dite, tepër aktuale kërkesa e tij, në një nga seancat, në sallën ku ishte nënshkruar edhe pavarsia e SHBA . “Kam arrdhur këtu të shtroj të drejtat dhe kërkimet e një pjese të kombit tim që padrejtësisht u vu nën zgjedhë të Greqisë dhe Sërbisë prej Konferencës së Londrës, duke kërkuar për hir të paqes të premtimeve, për të cilat luftojnë aleatët dhe SHBA

që këto vise ti jepen Shqipërisë. Ata ndënjës të Çamërisë dhe përgjithësisht të Shqipërisë së Jugut që z. Dhespotis i quan epirotë, flasin shqip dhe janë shqiptarë nga gjuha, ndjenjat, zakonet. Nga ky shkak, u lutem, mos i jepet lejë z. Dhespotis të flaës, as të përfaqsojë Epiriotët sepse i tillë komb nuk ekziston. Është vetëm një emër i rrëmbyer nga historia e lashtë e Shqipërisë, i cili përdoret sot prej qeverisë greke për të gënjyer botën”25) Të njëjta kërkesa u parashtroi edhe antarëve të delegacionit amerikan, që do shoqëronin Presidentin Willson në Konferencën e Paqes në Paris, kur u thir prej tyre për të shkëmbyer pikpamjet në lidhje me kërkesat shqiptare dhe ardhmërinë e saj. Midis çështjeve të tjera ai u kërkoi që të zbatonin me ndershmëri, pa paragjykime parimet e shpallura nga ana e Presidentit Willson për të mbrojtur dhe mos lejuar që të shkeleshin të drejtat e kombit më të vjetër të Ballkanit, indipendencën e tij dhe brënda teritorit shqiptar të përfshiheshin Kosova dhe Çamëria të shkëputura padrejtësisht nga Konferenca e Londrës.

Si politikan Kristo Dako ishte nga më aktivët e brezit të vet, më i vendosuri, më luftaraku dhe një nga vizionarët më të spikatur në mbrojtje të sovranitetit dhe arthmërisë së Shqipërisë.

Gjate gjithe kohes kur zhvillonte punimet Konferenca e , Dako ishte nga me aktivet dhe nga njerzit qe dergoi me shume telegrame, memorandum sa askush tjeter dhe qe ngriti zerin me force kunder vendimeve te pa drejta qe u moren ne kuriz te Shqiperise. “ I gjithe populli shqiptar, thuhej ne telegramin drejtuar Presidentit Willson, u hidherua shume kur mresoi se fuqite aleate rane dakord t’I jepnin Italise portin e Vlores, qe eshte tempulli i shenjte i Pavaresise shqiptare dhe zemra e atdheut tone. Ne protestojme energjikisht kunder nje padrejtesie te tille dhe njoftojme shkelqesine tuaj se ne qoftese nje mareveshje e tille nuk anullohet populli shqiptar do te luftoje deri ne fund per te ruajtur teresine tokesore te vendit te tij . Me argument të tilla Dako kërkonte të influenconte sadopak në mendimin e Presidentit amerikan. “Shqipëria, theksonte Dako, nuk ka mundësi të ekzistojë pa Vlorën, meqënëse asnjë qënie njerzore nuk mund të ekzistojë pa mushkëri. Tokat dhe popujt nuk mund të kalojnë kështu dorë më dorë, nga një shtet në tjetrin, sikur të ishin bagëti dhe kundër dëshirës së tyre. Nuk po citojmë më burime dhe fakte të tjera. Ato janë shumë, por këtë nuk e bënte për lavdi apo për tu paraqitur si “kampion i atdhetarizmit” si e akuzonte herë pas here Vatra dhe organi i saj “Dielli”, por si një detyrim ndaj atdheut dhe popullit të tij. Afërsia që kishte ai me personalitetet e larta të administratës amerikane u bë shkas që emri i tij u njollos në faqet e “Diellit”. Nuk e di se ç’kishin në mëndje “të paduruarit”kur hodhën baltë mbi portretin e tij. Po

ç’far u shërbeu vallë amerikaneve?,kur krijimtaria e tij ishte transparente, e botuar dhe e hapur në dritë të diellit. Por a gaboi Kristo Dako kur partneritetit e gjente tek Amerika?, kursesi jo. Ai si dhe shumë atdhetarë të tjerë e kishin të qartë se vetëm Amerika do të inflenconte për zgjidhjen e problemit shqiptar se vetëm ajo do të vendosë paqen në Ballkan. Rivaliteti mes Partisë Politike, që drejtohej së fundi nga Kristo Dako dhe shoqërisë “Vatra”nga ana tjetër e drejtuar nga Noli është vizatuar me ngjyrat më të ftohta në faqet e gazetës “Dielli”. Për një kohë të gjatë dhe me intervale dy kollosët e mendimit politik shqiptar mprehën lapsat e “u rahën, në faqet e shtypit,gazetarisht”, në vënd që të bashkërëndonin forcat për të përballuar fushatën e egër që kishin rimarë reaksioni europian në kuris të interesave kombëtare të Shqipërisë. Megjithate duhet vënë në dukje se polemika e sterzgjatur, pa bukë në dëm të Kristo Dakos, “Vatrës” dhe Nolit koha nuk u dha të drejtë. Në moshën 78 vjeçare Noli në librin e tij në gjuhën angleze botuar me rastin e 50 vjetorit të kishës ortodokse shqiptare e vendoste Dakon midis patriotëve të shquar shqiptarë.Në këto dedikime ai pranonte se kishte gabuar kur shau rëndë, pa shkak e mëshirë Ismail Qemalin dhe K.Dakon në vënd që të kishte bashkëpunuar me ta dhe kështu pranonte se në politikën e “Vatrës” me Partinë Politike pesha anonte nga kjo e fundit.

Dhe tani do të ndalem në dy aspekte të veçanta të cilat nuk janë pasqyruar dhe as janë zënë në gojë në historiografinë Shqiptare. Dako është njeriu që ka biseduar “kokë më kokë”, si thonë fjalës, me dy nga njerzit më të fuqishëm të kohës së vet.Takimin me Presidentin e SHBA Willson e realizoi me kërkesën e tij, ndërsa tjetrën me Mbretin Zog e , realizoi në Kamzë, kur ai i shkoi në shtëpi, pa pritur dhe lajmëruar, në fshehtësi, larg vëmëndjes të obortarëve të tij dhe shtypit të kohës. Konferenca e Paqes në Paris, sikundër dihet, nuk u morr drejt për së drejti me çështjen shqiptare dhe për rrjedhojë në vënd që të plotësonte kërkesat e drejta të popullit shqiptar e komplikoi edhe më tej situatën. Çështjen e Vlorës bashkë me Shqipërinë e mesme i lidhën me çështjen e Adriatikut, ndërsa çështjen e krahinave të Korçës dhe Gjirokastrës i lidhën me kërkesat e Greqisë me qëllimin e vetëm, siç shkruante Parashqevi Qiriazi, që “ti mbanin si peng për të bërë pazarllëk, për të shpaguar grekët, sërbët dhe italianët për të fituar vise të tjera gjetiu”. Vendimet e padrejta që u morën në dëm të Shqipërisë nxitën revolta dhe reagime të forta në rrethet atdhetare brënda dhe jashtë Shqipërisë.” Vetëm Amerika mund t’ju vërë fre synimeve të tyre”Kjo ishte kryefjala e kërkesave të mendimit politik shqiptar.Në këto moment Dako i bëri një shërbim të ri vendit dhe popullit shqiptar.Si gjithmonë , në të tilla raste, ai iu drejtua mikut të vet Çarls Krejnit. “Do ju lutem, i shkruante Dako në kërkesën e tij, nëse do të jetë e mundur të rradhitni një takim me Presidentin Willson, duke shpresuar se ne të dy do të mund ta bindim për drejtësinë e kërkesave shqiptare.Dhe këtë herë Krejni e ndihmoi mikun e tij dhe çështjen shqiptare. Në janarin e vitit 1920 ata ishin mysafirë në shtëpinë e tij. Wllsoni dhe Krejni dëgjuan argumentat që u shtronte ai duke ua bërë të qartë se mospërfillja e kërkesave legjitime të popullit shqiptar do ta detyronin atë të rrokte armët dhe pasojat do të ishin të pa logaritëshme dhe do ndikonin në prishjen e ekuilibrave dhe shkatërimin e “godinës ballkanike”. Shqipëria nuk mund të përdorej si mall tregu, këmbëngulte ai. Vendi ka tashmë qeverinë e saj,

të dalë nga Kongresi i Lushnjës si provë dhe dëshmi e aftësisë për vetvendosje”. Përpjekjet e Kristo Dakos dhe Çarls Krejnit për të bindur Presidentin Wllson të shkëputej nga memorandum i 9 dhjetorit dhe ti vinte në ndihmë Shqipërisë, nuk patën sukses. Asnjë ndryshim nuk ndodhi.Takimi ishte privat dhe miqësor, jashtë protokollit zyrtar, prandaj nuk tërhoqi vëmëndjen e shtypit dhe as u bë publike një takim i tillë.Për këtë takim flitej vetëm në familjen e tyre dhe nuk kishte pse të bëhej fjalë për një ngjarje të tillë po të mos kishte ndodhur realisht. Pavarësisht nga rezultati i takimit të tyre, fakt është se në qëndrimet e mëvonëshme të Presidentit Willson u dukën ndryshime të theksuara në lidhje me çështjen shqiptare. Këtë nuk e marrim plotësisht të mirëqënë dhe as pretendojmë apo argumentojmë se ndryshimi ndodhi si pasojë e takimit të tyre, por në shkaqet e shumta, që do kenë ndikuar, mund të rradhitet edhe ky argument. Presidenti Amerikan Willson në notën e tij të ditëve të para të marsit të vitit 1920 u vuri si konditë Kryeministrave të Anglisë, Francës mos cënimin e memorandumit të 9 dhjetorit të vitit 1919 e cila pengonte zbatimin e Traktatit të Fshetë të Londrës për coptimin e Shqipërisë ndërmjet Italisë, Greqisë dhe Sërbisë si kompesim apo shkëmbim interesash në vise të tjera, që kërkonin të realizonin fuqitë europiane.

Sikundër e kemi përmëndur edhe më sipër Kristo Dako ishte një nga figurat me autoritet të padiskutushëm. Mendimi i tij kishte peshë. Kjo ishte një nga arsyet që e detyroi Mbretin e Shqipërisë Zogu i Pare, të merte rrugën në fshehtësi të plotë për ta takuar dhe ti kërkonte ndihmë shtetasit të vet. Deri në këto moment Zogu kishte bërë disa lëvizje diplomatike duke kundërshtuar apo gjetur arsye për ta larguar sa të ishte e mundur presionin e Italisë së Musolinit, për pushtimin e Shqipërisë. Më 4 prill të vitit 1939 të dy ishin përbëllë njëri tjetrit. Zogu i parashtroi kërkesën. Ai po i kërkonte shtetasit të vet ndihmë.Të ndërhynte tek miqtë e tij amerikanë për të shmangur sulmin dhe pushtimin e Shqipërisë. Koha e ultimatumit të Musolinit ishte e shkurtër dhe nga ana tjetër lidhjet e tij me amerikanët pothuajse ishin ndërprerë. Nga ky takim nuk ka mbetur asgjë e shkruar.Të vërtetat se çu tha, ç’far u bisedua i perpiu dheu. Ne dime vetëm faktin se ata u takuan dhe biseduan më tepër se një orë vetëm për vetëm me njëri tjetrin.

Të pretendosh sot se ke sjellë të gjithë trashëgiminë të krijuar nga ana e tij është tepër e vështirë, sepse ai nuk është ndonjë meteor që u shfaq në një moment të caktuar, aq sa vuri firmën në një ngjarje të vetme, të rëndësishme apo sporadike dhe u arua, por u shfaq si njeri që bëri epokë dhe jo pak por për më shumë se 45 vjet me rradhë. Ai ishte bashkëkohës dhe bashkëpuntor me të gjithë burat famëdhenj të Shqipërisë, nga të gjitha trevat, në ngjarjet më pikante të Shqipërisë. Jo vetëm për sa thamë më sipër, por ai veshi mantelin e zyrtarit më të lartë të Ministrit të Arsimit,atë të Deputetit të Drinit në Parlamentin e parë shqiptar, të administratorit të talentuar që transformoi kodër Kamzën dhe ngrit Institutin “Kyriaz” këtë vatër të madhe të arsimimit dhe emancipimit te vajzave shqiptare të mbiquajtur “Foleja Kombëtare.

Kristo Dako e mbylli jetën e tij në moshën 65 vjecare, më 16 dhjetor 1941. Vdekja e tij ishte një goditje e rëndë jo vetëm për familjen, por për mbarë intelektualët e rrethet demokratike të vëndit.Dëshira e tij ishte që të varrosej në Kamëzë ku ai shkriu energjitë në pjesën e fundit të jetës për transformimin e kodrave të egra në kopësht të lulëzuar. Në shkëmbin, poshtë godinës së tyre të banimit, që zotëronte pejsazhin e zbukuruar nga dora dhe mëndja e tij,ishte gërmuar dhe përgatitur një mazouleum, në të cilin do të prehej trupi i ballsamosur i Kristo Dakos. Kryepeshkopi Kristtofor Kisi, i ndihmuar nga kleri ortodoks i kryeqytetit kreu shërbesën fetare dhe me një fjalim të thekshëm që mbajti “ ringjalli peronalitetin e të ndjerit si atdhetar, arsimtar dhe kryefamiljar”

Figura e Kristo Dakos ,e veprimtarit të shquar, të njeriut të nëpërkëmbur, të lënë në haresë, i akuzuar me një barrë “nofkash” të pamerituara, nën emrin e dogmatizmit të kohës së kaluar, që, për gjysëm shekulli emri i tij u fsheh, nuk u përmënd kurrë, nuk zuri as një vënd në elitën e burrave famëdhenj të Shqipërisë, megjithse ishte ”kënd i barabartë” i trekëndëshit Noli – Konica – Dako në lëvizjen kombëtare shqiptare, është e një dimensioni të pakrahasushëm. E veçanta e tij është se ai nuk mbajti për asnjë moment “pushkën krahut” as “vezmet dhe gjerdanin e fishekëve” ngjeshur brezit. Nuk pozoi para Marubëve dhe fotografëve të tjerë të nderuar. Pushka për të ishte lapsi, ishin dijet, formimi arsimor, atdhetar dhe kulturor i tij, të cilat i vuri në shërbim të luftës për liri, demokraci dhe përparim shoqëror, më mirë se kushdo tjetër.

Por vepra e këtij patrioti për më shumë se 50 vjet mbeti e haruar.Edhe emri i tij për dekada të tëra nuk u përmënd.Historiografia e vëndit heshti në mënyrë të skajshme. Qëndrimi ndaj figurës së tij ishte mëse i ftohtë dhe i padrejtë, si pasojë e trajtimit klasor dhe politizimit të saj, që preku mjaft figura të spikatura të historisë kombëtare.

E kaluara e tij atdhetare, e cila ndriste me shkëlqim vezulluës, si pasojë e njëanshmërisë në trajtimin e figurave historike, nuk u vlerësua menjëherë pas clirimit. Heshtja, nënvlerësimi dhe mos përfillja e veprës së tij ishte pjesë e qëndrimit dogmatik, sektar që u mbajt ndaj personaliteteve të së kakuarës në emër të luftës për të shkatërruar mbeturinat e sistemit të vjetër.

Për mos trajtimin e figurës e K.Dakos ndikuan edhe faktorë të tjerë. Ai si shqiptar dhe atdhetar, gjatë gjithë jetës së tij kishte demaskuar ndërhyrjet, synimet dhe politikën sërbomadhe ndaj Shqipërisë. Nuk përjashtohet, që në vitet e para era e ndërhyrjeve kishte prekur në mënyrë të ndjeshme edhe figurën e tij.Nga ana tjetër ai kishte jetuar, studiuar në Univesitetet e Europës dhe Amerikës dhe ishte paisur me kulturë perëndimore.Ai kishte një rreth të gjërë miqsh amerikanë, anglezë të cilët shiheshin ,pas luftës, me frikë, dyshim, si njerës të rrezikshëm që vetëm e vetëm mendonin për ta goditur dhe shkatërruar Shqipërinë.

Heshtja dhe përbuzja e veprës së tij për një kohë të gjatë ishte pjesë e një lufte e cila synonte dobësimin e influencës amerikane në Shqipëri, në mënyrë që ajo të ishte sa më e pastërt nga cdo ndikim dhe influencë e huaj, që vendin e frymës perëndimore ta zinte ajo lindore, kultura sllave dhe ideologjia e saj. AI dhe familja e tij ishin shpallur padrejtësisht borgjezë dhe mbi pjestarët e tjerë të saj ranë të gjitha

goditjet që I shkonin për shtat këtij emir.Ata nuk ishin të tillë. E vetmja pasuri e tij dhe e familjes ishin dijet, ideali kombëtar, librat dhe godinat e shkollës. Sakrificat jo vetëm u përbuzën por më e dhimëshmja ishte përdhunimi dhe shkatërimi i varrezës së tij.Trupin e ballsamosur të Kristo Dakos, i cili kishte 5 vjet që prehej në varesën familjare e nxjerrin prej andej dhe e msakrojnë barbarisht.Ky ishte cmimi I veprës madhore,i sakrificave dhe përkushtimit si atdhetar dhe bir i denjë i Shqipërisë. Ky luftëtar kombëtar mbeti pa varr, pa eshtra, në hije dhe heshtje të plotë. Për vite të tëra për të dhe për familjen e tij Sevasti Dako(Qiriazi) nuk u shkrua asgje. Nuk mund të paragjykojmë nëse lënia në harresë edhe e Parashqevi Qiriazit ishte plotësim I dëshirave të miqve apo pasojë e urrejtjes klasore.Ky qëndrim dhe kjo heshtje u bë më e thellë pas viteve 1946 kur dy djemtë e tij , njëri pas tjetrit burgosen me akuzën e rëndë si njerës në shërbim të amerikanëve.Njëri nuk I perballoi shtërngesat e burgut dhe u vetevra. Tjetri doli I gjymtuar pas shtatë vjet izolimi.

Vonë, më 1962 me rstin e 50 vjetorit të shpalljes e Pavarësisë Kombëtare Kristo Dakon e dekorojnë me medaljen “Për veprimtari patriotike”. Por vetëm kaq. Asnjë shkrim qoftë edhe në raste përvjetorësh nuk u botua.Njohja e veprimtarisë së gjithanëshme, vec të tjerash është mbushja e boshllëkut të trashëguar nga e kaluara, por si shkruante Kostandin Demo, një bashkëkohës i tij në “The Albanians in Amerika” “Kontributi i tij është shumë më i madh nga sa pandehet.Por Kristo Dako, sic do vepër arti e vërtetë duhet të studiohet që ta cmosh”. Por sintezën e luftës,përpjekjeve të tij na e dha Parashqevi Qiriazi kur shkruante se”Veprat na veshin me pavdekësi lavdërimi ose c’nderimi, se veprat janë të vetmet tapi që mund të trashëgohen pas vdekjes.

Filed Under: Vatra Tagged With: Dhimiter Dishnica, kristo Daka, pavaresia shqiptare, Personalitet

TAKIM ME KRYETARIN E VATRES

December 16, 2016 by dgreca

1-gjoni-me-ekipin-e-mozes

Nga Mimoza Dajçi/New York, 15 Dhjetor 2016. Mot i ftohtë, temperaturat shënonin minus nën zero gradë. Në një nga ambjentet e Federatës Pan Shqiptare “Vatra” në Bronx, Kryetari i saj Dr. Gjon Buçaj, priti në një takim pune Organizatën e Gruas The Women’s Oragnization “Hope & Peace”, (me kërkesën e tyre) të përfaqësuara nga zonjat Katerina Cima, Violeta Miraka, Drane Gjergji dhe Mimoza Dajçi. Kryetari “Vatrës” pasi i bëri një ekspoze të shkurtër veprimtarisë së “Vatrës” dhe mundësinë për anëtarësime të reja, foli për degët e reja të saj që janë ngritur edhe në shtete të ndryshme të Amerikës, si dhe përpjekjet që bën “Vatra” për të mbajtur gjallë frymën e atdhedashurisë, gjuhës dhe traditave të mira të popullit tonë. Z.Buçaj përmendi vitin e Faik Konicës dhe veprimtaritë që u mbajtën për nder të figurës së tij gjatë të gjithë vitit 2016, si dhe veprimtaria finale në Selin e “Vatrës”, me simpoziumin, Konkursin dhe Ekspoziten kushtuar Faik Konices. Ai u ndal tek Festa e Pavarësisë së Shqipërisë, që si traditë organizohet çdo vit nga “Vatra”, si një festë mbarë kombëtare e që ka vlera absolute për tu festuar së bashku si komunitet nën ombrellën historike të “Vatrës”. Organizata e Gruas “Hope & Peace” me një aktivitet tashmë të njohur në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve New York e më gjerë, vlerësoi pritjen e rezervuar nga ana e Kryetarit të “Vatrës” Dr. Buçaj, si dhe mirëpriti e dëgjoi me vëmendje bisedën e zhvilluar prej tij. Ato ishin të një mendimi se Festa e Pavarësisë duhet të jetë një festë e përbashkët pasi historikisht është festuar nga “Vatra” dhe paraardhësit e saj themeltar Noli dhe Konica. Më pas gratë përfaqësuese të organizatës së gruas parashtruan mundësinë e një Sesioni Përkujtimor të përbashkët me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Martires shqiptare Musine Kokalari. Dr. Buçaj e miratoi në parim si ide dhe premtoi se këtë aktivitet do ta mbështesi “Vatra”, do të zhvillohet në Selinë e saj dhe u caktua data 11 Shkurt 2016 për tu zhvilluar.  Znj. Dajçi i kërkoi gjithashtu Kryetarit të “Vatrës” që brënda mundësive dhe njohjve që kanë me njerëz të njohur të biznesit shqiptaro – amerikan në SHBA, ti vinë në ndihmë për punësim grave dhe vajzave të komunitetit që ndodhen në vështirësi ekonomike.

Kryetarja Dajci, në emër të Organizatës së Gruas  “Hope & Peace”,  i dorëzoi Kryetarit të Vatrës tri “Mirënjohje” ; për Kryetarin Bucaj, zonjën e Tij Nikoleta dhe një për vatranin Zef Përndocaj.

Bronx, 15 Dhjetor 2016

 

Filed Under: Vatra Tagged With: Mimoza Dajci

SOT, E SHTUNE, ORA 10 VATRA MBYLL VEPRIMTARITE E KONICES

November 26, 2016 by dgreca

Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, në mbyllje të veprimtarive për Vitin e Konicës, do të organizojë këtë të Shtunë, me 26 Nëntor 2016, duke filluar nga Ora
10 AM, në Selinë e saj në Adresen: 2437 Southern BLVD, Bronx, NY 10458, Simpoziumin kushtuar personalitetit të Faik Konicës, vizitën e ekspozitës kushtuar Konicës, promovimin e dy romaneve të Konicës-sjellë nga Frëngjishtja në shqip nga studiuesi Fotaq Andrea dhe shpalljen e fituesëve të Konkursit shpallë nga Vatra dhe Gazeta Dielli për krijimet më të mira kushtuar jetës dhe veprës së Faik Konicës.

1-konica-300x178

Komisioni i përbërë nga : Asllan Bushati, Mithat Gashi, Idriz Lamaj dhe Dalip Greca, duke ftuar në këtë veprimtari studiues të Konicës, kanë bërë përpjekje që kjo veprimtari të hedh dritë mbi kolosin e shqiptarizmës, intelektualin, publicistin, diplomatin, bashkëthemeluesin e VATRËS, ustain e Gjuhës shqipe, Faik Bej Konica.

1-viti-konica

Në Simpozium do të referojnë studiues të Konicës: ILir Ikonomi(Zeri i Amerikës), Fotaq Andrea (Francë), dr. Gjon Buçaj, Idriz Lamaj, Anton Çefa, Arjeta Ferlushkaj (Biblioteka e Universitetit të Shkodrës), Neka Doko(Drejtoresh e Bibliotekës Fan S. Noli” pranë Kryekishës Orthodokse”Shën Gjergji” në Boston), studiuesi Thanas Gjika dhe Editori i Diellit, Dalip Greca. Simpoziumi moderohet nga Profesor Mithat Gashi.

Më pas do të promovohet libri me dy romanet e Faik Konicës” Martesa e Lejlës” pasuar nga”Sotiri dhe Mitka” përgatitur për botim nga studiuesi Fotaq Andrea dhe të sponsorizuar nga Vatra.

Në fund të veprimtarisë do të shpallen fituesit e Konkursit kushtuar “2016-Viti i Faik Konicës” shpallë nga VATRA.

Ndërkohë pjesmarrësit do të kenë mundësi të vizitojnë edhe Ekspozitën me 60 fotografi, përgatitur nga Fotaq Andrea.

Në fund në mjediset e Bibliotekës së Vatrës do të ketë edhe një koteil.

PROGRAMI

10:00 -12:00 — KUMTESAT

  1. GJON BUÇAJ: FJALA E HAPJES

ILIR IKONOMI: FAIK KONICA SI DIPLOMAT

NEKA DOKO: FAIK KONICA NË HARVARD

FOTAQ ANDREA: Roli i “Vatrës” në trajtimin shkencor dhe evidentimin e vlerave të veprës koniciane.

ARJETA FERLUSHKAJ: ALBANIA E FAIK KONICËS

ANTON ÇEFA: FAIK KONICA: “PËR SHPIRITËN E VATRËS JAM RESPONSIBLE UNË”

IDRIZ LAMAJ: MERITA E FAIK KONICËS NË PËRCAKTIMIN E ALFABETIT TË PËRBASHKËT SHQIPTAR.

THANAS GJIKA: DOKTOR GJIPERA –ROMANI I PARE REALIST I LETËRSISË SHQIPE.

DALIP GRECA: FAIK KONICA DHE GAZETA DIELLI

12:00-12:30 – PROMOVIMI I LIBRIT TE Z. FOTAQ ANDREA ME DY ROMANET E FAIK KONICES.

12:30 -12:45 — NDARJA E ÇMIMEVE “FAIK KONICA”

PS: Kumtesat do te percillen ne variant te permbledhur nga autoret-10 minuta.

Filed Under: Vatra Tagged With: Mbyll, Sot Vatra, Viti i Konices

KRYETARI I VATRES I SHKRUAN ISH SEKRETARES HILLARY R. CLINTON

November 15, 2016 by dgreca

1-hillary

1-logo-e-vatresNovember 9, 2016

Mrs. Hillary R. Clinton

Former U.S. Secretary of State

Chappaqua, New York

Dear Madam Secretary,

On behalf of The Pan-Albanian Federation of America VATRA (THE HEARTH), I take this opportunity to reach out to you at this time of great disappointment that is shared by tens of millions, including many Albanians here and in the homeland.

Albanians will never forget President Clinton’s historical decision that you fully supported, to save the Albanian people of Kosova from genocide and ethnic cleansing less than two decades ago. We have followed with great appreciation your continued friendship toward the Albanian people, who are perhaps the most pro-American by a long tradition.

We remember with gratitude your visit to Albania a few years ago and, speaking to the Parliament, you told all the members and leaders present that they had to work together for the interests of their country, regardless of party differences. You cited your own example of working with Obama, for America that you both loved, despite the harsh rhetoric of the electoral campaign. You proudly displayed that inspiring spirit of democracy again today, when you congratulated Donald Trump and wished him to be a successful President for all Americans!

We are confident that Albanians will always enjoy your continued friendship and that of President Clinton. God bless you and your family.

Yours with warm regards,

Dr. Gjon Buçaj,

President, The Pan-Albanian Federation of America Vatra (The Hearth) 2437 Southern Blvd Bronx, NY 10458

Filed Under: Vatra Tagged With: Gjon Bucaj, Hillary Clinton, kryetra i vatres, leter

KRYETARI I VATRES URON PRESIDENTIN E SHBA, DONALD TRUMP

November 11, 2016 by dgreca

3-gjon-bucaj

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, Dr. Gjon Buçaj, në traditën e paraardhësave të tij, i dërgoi zotit Donald J. Trump urimet për zgjedhjen e këtij të fundit President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke kujtuar deklaratat e papërgjegjshme dhe të dëmshme të Kryeministrit Rama në prillin e kaluar kundër atëherë kandidatit Trump, kryetari Buçaj, bashkë me urimet shpreh edhe besimin e fortë se, edhe nën Administratën e Trump-it, “marrëdhanjet miqsore në mes të Shteteve të Bashkueme dhe të kombit shqiptar do të vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshme dhe gjithnji ma të forta, sikurse kanë qenë historikisht qyshë prej kohës së Woodrow Wilson-it e përtej, pa marrë parasyshë se kush banon në Shpinë e Bardhë”. Në atë kohë, Vatra pati bërë një deklaratë për shtyp, me qellim të mbronte marrëdhënjet e mira të shqiptarëvet me Amerikën, ashtu siç ka bërë gjatë diktaturës komuniste, kur propaganda zyrtare e Tiranës ishte shumë armiqsore kundër Amerikës dhe demokracive të tjera perëndimore.

Po jua sjellim shqip dhe anglisht, si tekstin e letrës së urimevet, ashtu edhe atë të deklaratës së 10 prillit 2016.1-logo-e-vatres

New York- November 9, 2016/

Mr. Donald J. Trump  President-Elect of the United States/                                                                                         Dear Mr. President-Elect,

On behalf of The Pan-Albanian Federation of America VATRA (THE HEARTH), I am honored and happy to extend to you our heartfelt congratulations for your historical election as the Forty Fifth President of the United States.

It is our deep conviction that you will have the support of the people of this great country, of which we the Albanian-Americans are proud and lucky to be part, in implementing the ambitious Agenda that you have laid out during your extraordinary campaign.

In addition, we are strongly confident that, under your Administration, the friendly relations between the United States and the Albanian nation will continue to be excellent and progressively stronger, as they have been historically since Woodrow Wilson’s era and beyond, regardless of who occupies the White House.

Best wishes for your esteemed Family’s wellbeing, and for a successful Presidency.

Faithfully yours,

Dr. Gjon Buçaj,/

President

***1-logo-e-vatresThe Pan-Albanian Federation of America Vatra (The Hearth) 2437 Southern Blvd Bronx, NY 10458

New York, 9 nandor 2016

Donald J. Trump

President i Zgjedhun i Shteteve të Bashkueme                                                                            New York

I dashun z. President i Zgjedhun,

Në emën të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA (THE HEARTH), kam nderin dhe ndjehem i lumtun t’ju drejtoj urimet e përzemërta për zgjedhjen t’uej historike Presidneti i Katërdhetepestë i Shteteve të Bashkueme.

Asht bindja e jonë e thellë se ju do të keni mbështetjen e popullit të këtij vendi të madh, pjesë e të cilit kemi krenarinë dhe fatin të jemi edhe na shqiptaroamerikanët, për realizimin e planit ambicioz që keni shpalue gjatë fushatës s’uej të jashtëzakonshme.

Gjithashtu kemi besimin e fortë se, nën administratët t’uej, marrëdhënjet miqsore në mes të Shteteve të Bashkueme dhe të kombit shqiptar, do të vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshme dhe gjithnji ma të forta, sikurse kanë qenë historikisht qyshë prej kohës së Woodrow Wilson-it e përtej, pa marrë parasyshë se kush banon në Shpinë e Bardhë.

Dëshirat ma të mira për mirëqenjen e Familjes s’uej shumë të nderueme dhe për suksesin e mandatit t’uej presidencial.

Besnikisht i juej,

Dr. Gjon Buçaj, Kryetar

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra (The Hearth)

2437 Southern Blvd Bronx, NY 10458

***

1-logo-e-vatres

April 10, 2016

P R E S S  R E L E A S E

The Board of Directors of The Pan-Albanian Federation of America VATRA (THE HEARTH), held a meeting today at the organization’s headquarters in New York, where its discussion focused primarily on a reported statement by the Prime Minster of Albania that “Donald Trump is a threat to America and, no doubt, a threat to Albanian-American ties.” According to The New York Times and other media sources, Mr. Rama was speaking at a talk show Thursday evening on Kosovo’s private television channel Klan Kosova, when he said that Trump’s election would bring “major damage” to the U.S. and would also be “a real threat to Albanian-American ties”.

The Prime Minister’s statement was unanimously condemned by the Board Members, as irresponsible and out of touch with reality. Intentionally or not, he interferes in the electoral process of the U.S. He also seems to ignore the fact that the friendly Albanian-American ties were established a long time ago and have been progressively strengthened, especially around the time of World War I, when President Woodrow Wilson saved Albania from further partitioning by the European Allies. The credit goes both ways: on one side, the reputation of Albanian Americans who showed love and loyalty to this Country and intensive lobbying, particularly by Bishop Fan Noli, Faik Konitza and others on behalf of Albania; on the other side, the spirit of democracy and compassion for the small nations and for human rights of the people of the United States. This has been a continuous pattern since its inception over a century ago and it will continue unabatedly for the foreseeable future.

In addition, Mr. Rama should know that the friendship of the United States towards Albania is bipartisan, as it has been demonstrated in the past and in recent times; and Albania is the one who enjoys a greater benefit from its relationship with the United States, not the other way around!

During the dreadful communist rule, the Albanian diaspora in America and elsewhere in the Free World, particularly VATRA, has been the true voice of the Albanian people and has maintained and strengthened friendly ties with the American people, as opposed to the official voice of the communist party that gave birth to the party that Mr. Rama chairs today.

We know that whoever wins the presidential election will maintain strong friendly ties with Albania. At the same time, we want to assure Mr. Trump and other candidates, that the Albanian people everywhere will remain friendly and pro-American as always, regardless of who occupies the White House.

1-logo-e-vatres

***

10 prill 2016

DEKLARATË SHTYPI

Këshilli Drejtues i Federatës Panshqiptare të Amerikls VATRA (THE HEARTH) mbajti nji mbledhje sot në selinë e vet në New York, ku diskutimi u përqendrue kryesisht mbi nji deklaratë të raportueme nga shtypi të Kryeministrit të Shqipnisë se “Donald Trump asht kërcnimm për Amerikën dhe, pa dyshim, kërcnim për lidhjet shqiptaro-amerikane”. Simbas gazetës “The New York Times” dhe burimeve të tjera, z. Rama ishte tue folë në mbramjen e së ejtes në Kosovë, në kanalin televiziv privat “Klan Kosova”, kur ai tha se zgjedhja e Trump-it do të siellte dam të madh Shteteve të Bashkueme dhe do t’ishte, gjithashtu, “kërcnim real i marrëdhanjevet shqiptaro-amerikane”.

Deklarata e Kryeministrit u dënue unanimisht nga antarët e Këshillit, si e papërgjegjëshme dhe pa lidhje me realitetin. Me qellim ose pa qellim, ai ndërhyn në procesin elektoral të Shteteve të Bashkueme. Duket se ai, gjithashtu, nuk e njeh faktin që lidhjet miqsore shqiptaro-amerikane janë themelue para shumë kohe dhe kanë shkue tue u ba gjithnji e ma të forta, sidomos rreth kohës së Luftës së I-rë botnore, kur Presidenti Woodrow Wilson e shpëtoi Shqipninë prej coptimit të matejshëm nga ana e Aleatëve të Europës. Lindja e këtyne marrëdhanjeve të mira vjen nga të dy anët. Në nji anë, shqiptarët e Amerikës njiheshin për dashuninë dhe besnikinë ndaj këtij vendi, kurse Peshkop Noli, Faik Konica e tjerë bajshin promovim intensiv për Shqipninë; nga ana tjetër, ishin shpirti demokratik dhe dhimsunia e popullit amerikan për kombet e vogla dhe për të drejtat njerzore. Kjo ka qenë pasqyrë e vazhdueshme qyshë në zanafille para nji shekulli, dhe kështu do të vijojë e pandalshme për t’ardhmen.

Gjithashtu, z. Rama duhet t’a dijë se miqsia e Shteteve të Bashkueme ndaj Shqipnisë nuk asht njipartiake dhe si e tillë asht dëshmue në të kaluemen dhe në kohë të afërta; duhet t’a dijë edhe se Shqipnia asht ajo që gëzon ma shumë dobi nga kjo miqsi se sa pala amerikane!

Gjatë regjimit të tmerrshëm komunist, diaspora shqiptare në Amerikë e vende të tjera të Botës së Lirë, sidomos Vatra, ka qenë zani i vërtetë i popullit shqiptar, që ka mbajtë e përforcue lidhjet miqsore me popullin amerikan, në të kundërtën e zanit zyrtar të partisë komuniste, nga e cila ka lindë partia që kryeson z. Rama sot.

E dijmë se kushdo që fiton zgjedhjet presidenciale në Amerikë, ka për të mbajtë lidhje të forta miqsore me Shqipninë. Në të njajtën kohë, duem të sigurojmë zotin Trump dhe kandidatët e tjerë, se populli shqiptar kudo, do të mbetet mik dhe proamerikan si gjithmonë, pa marrë parasyshë kush banon në Shpinë e Bardhë.

 

 

Filed Under: Vatra Tagged With: Donald Trump, Kryetari i Vatres, Uron Presidentin e zgjedhur te SHBA-ve

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • …
  • 146
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT