-FESTA ORGANIZOHET ME 27 NENTOR 2015, NE OREN 6 .00 TE MBREMJES, NE MAESTROS RESTORANT/ BASHKESIA SHQIPTARE NE NJU JORK DHE FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKES VATRA DO TA KREMTOJNE FESTEN E PAVARESISE, DITEN E FLAMURIT KOMBETAR ME 27 NENTOR 2015, NE OREN 6.00 NE MASTROS RESTORANT. TRADITA 103 VJECARE E VATRES MBLEDH BASHKE NE KETE DITE TE SHENUAR BASHKESINE SHQIPTARE DHE KOMUNITETET FETARE. FTOHEN ORGANIZATAT DHE FONDACIONET QE T’I BASHKOHEN VATRES NE 103 VJETORIN E PAVARESISE.PER DETAJE KLIKONI MBI NJOFTIM.
DIELLI, GAZETA ME E VJETER E BOTES SHQIPTARE, NUMER SPECIAL PER 28 NENTOR
DIELLI, GAZETA ME E VJETER E BOTES SHQIPTARE, NUMER SPECIAL PER 28 NENTOR/
Gazeta 106 vjecare, DIELLI, zeri i Vatres,me e vjetra e Botes shqiptare, qe ende botohet ne SHBA,me rastin e 103 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, do te publikoje nje numer special, festiv, me ngjyra, kushtuar Dites se Flamurit.Gazeta do te kete 120 Faqe. Pa mbeshtjen e shqiptareve, dalja e ketij numri eshte e pamundur.Pranojme shkrime origjinale qe lidhen me Pavaresine, Flamurin Kombetar, firmetaretetj. Klikoni mbi titull dhe do te lexoni detajet dhe thirrjen e Editorit te Gazetes”Dielli”. Falenderojme bashkepunetoret tane ne vendlindje apo ne Mergate, korrespondentet,mbeshtetesit,te gjithe vatranet dhe biznesmenet, qe me kontributin e tyre kane mbajtur gjalle kete regjister historik te shqiptareve te Amerikes, qe nga 15 Shkurti i vitit 1909. Faleminderit!
Editori Dalip Greca –
DIELLI, NUMER SPECIAL PER 28 NENTOR
DIELLI, GAZETA ME E VJETER E BOTES SHQIPTARE, NUMER SPECIAL PER 28 NENTOR/
Gazeta 106 vjecare, DIELLI, zeri i Vatres,me e vjetra e Botes shqiptare, qe ende botohet ne SHBA,me rastin e 103 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, do te publikoje nje numer special, festiv, me ngjyra, kushtuar Dites se Flamurit.Gazeta do te kete 120 Faqe. Pa mbeshtjen e shqiptareve, dalja e ketij numri eshte e pamundur.Pranojme shkrime origjinale qe lidhen me Pavaresine, Flamurin Kombetar, firmetaretetj. Klikoni mbi titull dhe do te lexoni detajet dhe thirrjen e Editorit te Gazetes”Dielli”. Falenderojme bashkepunetoret tane ne vendlindje apo ne Mergate, korrespondentet,mbeshtetesit,te gjithe vatranet dhe biznesmenet, qe me kontributin e tyre kane mbajtur gjalle kete regjister historik te shqiptareve te Amerikes, qe nga 15 Shkurti i vitit 1909. Faleminderit!
Editori Dalip Greca
BASHKESIA SHQIPTARE DHE VATRA KREMTOJNE FESTEN E FLAMURIT ME 27 NENTOR 2015
-FESTA ORGANIZOHET ME 27 NENTOR 2015, NE OREN 6 .00 TE MBREMJES, NE MAESTROS RESTORANT/
BASHKESIA SHQIPTARE NE NJU JORK DHE FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKES VATRA DO TA KREMTOJNE FESTEN E PAVARESISE, DITEN E FLAMURIT KOMBETAR ME 27 NENTOR 2015, NE OREN 6.00 NE MASTROS RESTORANT. TRADITA 103 VJECARE E VATRES MBLEDH BASHKE NE KETE DITE TE SHENUAR BASHKESINE SHQIPTARE DHE KOMUNITETET FETARE. FTOHEN ORGANIZATAT DHE FONDACIONET QE T’I BASHKOHEN VATRES NE 103 VJETORIN E PAVARESISE.PER DETAJE KLIKONI MBI NJOFTIM.
VATRA PRITI ZV/KRYEMINISTRIN E MAQEDONISE, Z. MUSA XHAFERRI
Të Mërkurën paradite, me 14 Tetor 2015, Kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj, priti në një takim prej dy orësh, zv/Kryeministrin e Maqedonise, z. Musa Xhaferri.Kryetari Buçaj, shoqërohej në pritjen e mysafirit, nga zv/Kryetari Asllan Bushati, Presidenti i fondit të Studentëve dhe anëtar i Kryesisë Mithat Gashi,anëtari i kryesisë së Vatrës dhe kryetar i degës në Queens dr. Skënder Murtezani, anëtari i Këshillit Drejtues Zef Balaj, anëtari i Këshillit të Urtëve(Advisory Board) Zef Përndocaj dhe Editori i Diellit, anëtar i kryesisë, Dalip Greca.
Kryetari Buçaj i uroi mirëseardhjen mysafirit dhe e informoi për veprimtaritë e Vatrës, duke u fokusuar në ato të Çështjes Kombëtare. Dr. Buçaj informoi për mbështejen që i ka dhënë Vatra Universitetit të Tetovës, protesta e fuqishme e saj kundër burgosjes së Rektorit të ndierë Fadil Sulejmani, vizitat që bëri aso kohe një delegacion i Vatrës në Tetovë e Shkup, por edhe qëndrimet e mëvonshme të Vatrës të kohës së Luftës apo të ngjarjeve të Kumanovës. Po ashtu ai përmendi edhe një vizitë që bëri një delegacion i Vatrës në Shkup,me rastin e 100 vjetorit të themelimit të Vatrës, takimi me Rektorin e Universitetit të Tetovës dhe bashkëpunëtorët e tij, takimi me grupin e mazhorancës shqiptare në Parlamentin e Maqedonisë, pjesmarrja aktive e Universitetit të Tetovës në veprimtaritë e 100 vjetorit të Vatrës, prania në këto veprimtari e Rektorit Prof. dr. Agron Reka(i ndjerë) dhe Prof. dr. Fehari Ramadani(Ligjërues në Konferencën shkencore “Vatra, 100 Vjet në Shërbim të Kombit”) etj. Kryetari i Vatrës duke përcjellë qëndrimet e Vartës, tha se faktori politik shqiptar duhet të jetë më bashkëpunues dhe të mos e shohë opozitën shqiptare atje si “armike”, por si alternativë, së paku për cështjen Kombëtare. Mosbashkëpunimi dhe fagmentarizmi i faktorit politik shqiptar shpërndanë votat e votuesve shqiptarë dhe favorizon partitë maqedonase. Vatra, tha dr. Buçaj, e sheh Marrëveshjen e Ohrit të pa zbatuar në praktikë dhe Ju duhet të kishit luftuar e përfituar më shumë prej saj.
Po ashtu kryetari i Vatrës kërkoi që partia shqiptare, që është në pushtetin qendror, dhe ato që qeverisin në komuna, duhet të luftojnë fort korrupsionin.
Zv/ Kryeminsitri Xhaferri falenderoi për pritjen e ngrohtë. Ai tha se emri i Vatrës ka peshë në Historinë Kombëtare dhe se ndjehej i privilegjuar që iu dha rasti për ta vizituar e për të prekur historinë e saj 103 vjeçare në shërbim të Kombit Shqiptar.
Më pas ai përcolli me detaje situatën në të cilën ndodhen shqiptarët e Maqedonisë dhe përpjekjet që ka bërë Partia që ai përfaqëson dhe që e ka mandatuar në ekzekutiv në më shumë se një dekadë, për të siguruar standarte për të drejtat njerëzore në fusha të ndryshme si në kulturë , gjuhën amtare, simbolet kombëtare etj.
Duke trajtuar çështjen kombëtare, ai komentoi se shqiptarët si Komb nuk kanë qenë më mirë se ç’janë, me dy shtete në Ballkan, Shqipëria në NATO, por ajo që nuk shkon është mosbashkëpunimi mes vetes, askush nuk i pengon qytetet shqiptare të Kosovës, të Shqipërisë, të Maqedonisë, të Malit të Zi, që të bashkëpunojnë, të organizojnë veprimtari të përbashkëta, të këmbejnë përvojë me njeri-tjetrin, të binjakëzohen-por jo formalisht, askush nuk na pengon të afrohemi më shumë shpirtërisht. Ajo çfarë bëri ekipi Kombëtar i futbollit është një mësim për politikanët dhe shtetarët e të gjithë rajonit, ku jetojnë shqiptarët.
Një problem delikat për shqiptarët është braktisja e trojeve, shpërngulja, emigrimi masiv,- tokat bosh, një ditë do të zihen….është koha për apel sepse jemi përballë një të nesërmeje të pasigurtë për ne shqiptarët, toka u mbetet e atyre që e popullojnë, prandaj edhe ju në emigracion duhet ta shihni rrezikun që vjen nga shpërngulja.
Më pas Zv/Kryeministri Xhaferri trajtoi dhe problemet shqiptare në Maqedoni, si ato politike edhe ato Kombëtare. Nisur nga pyetjet që iu bënë ai trajtoi edhe problemin e Kumanovës, Marrëveshjen e Ohrit e të tjera.Këto dy pika ishin më të nxehtat në debatin mes zv/kryeministrit dhe Vatrës.
Në bisedë u përfshinë edhe dr. Skënder Murtezani, njohës i mirë i problematikës shqiptare në Maqedoni. Ai bëri kritika të forta dhe shfaqi mendimin e kahershëm se faktori politik shqiptar, e ka të domosdoshëm bashkëpunimin dhe duhet të heqë dorë një orë e më parë nga grindjet, rrahjet nëpër fushata elektorale, të luftojnë korrupsionin në radhët e përfaqësuesëve të tyre në ekzekutiv etj. Ai shtoi se do të ishte mirë që faktori politik shqiptar, pozitë dhe opozitë, të ndërtojë një platformë kombëtare dhe do të ishte mirë që të kërkohet funksionimi i Maqedonisë me Kantone, si Zvicra, ku të respektohet etniteti. Si ka mundësi që shqiptarët nuk arrijnë të bëhen faktor i pavarur qeverisës apo të diktojnë rregullat e lojës qeverisëse, por bëhen vasalë të maqedonasve, si pozita ashtu dhe opozita ? Ndoshat nga që janë të kapur nga korrupsioni apo një pjesë janë të “blerë”!
Ai dha alarmin për paksimin e klasave në gjuhën shqipe, ç’ka paralajmëron një të ardhme të pasigurtë. Po ashtu ngriti problemin e universiteteve, ndërsa Marrëveshjen e Ohrit, e trajtoi si një dokument të mbetur sirtareve dhe shqiptarët nuk kanë përfituar thuajse asgjë. Kjo Marrëveshje, pavarësisht faktorit Maqedonas, që nuk i ka interesuar që ajo të jetë aktive, faktori shqiptar duhet ta kishte shfrytëzuar, veçanërisht në drejtim të ngritjes së institucioneve kulturore, Akademi Arti e të tjera.
Po ashtu Dr. Murtezani kritikoi praktikat e partive politike shqiptare që nuk bashkëpunojnë me diasporën e këtushme, që ka emigruar nga ato treva. Më keqja është se shqiptarët e këtushëm votojnë minimalisht, nga që emrat tanë nuk janë në listat e shtetit maqedonas, tha Murtezani dhe shtroi pyetjen: Çfarë përpjekjesh keni bërë Ju dhe Partia Juaj që keni kohë në pushtet?
Po ashtu dr. Murtezani shfaqi mendimin se gjuha shqipe nuk është funksionale zyrtarisht. Një dokument i ardhur nga Komuna e Tetovës, që drejtohet nga ish zv/kryeministrja Teuta Arifi, vjen në gjuhën maqedonse, jo shqipe. Si duhet kuptuar kjo? Së paku të ishte dygjuhëshe!
Z. Mithat Gashi, kërkoi që Partia që përfaqëson z. Xhaferri, duhet të bëhet inisatore për të hetuar krimet e komunizmit në këtë ish Republikë në kohën e ish Jugosllavisë komuniste, për të parë faktin se sa janë shfrytëzuar fushatat spastruse, në emër të ideoligjisë, për të ndjekur elementin nacionalist shqiptar. Sipas fakteve, shqiptarët dalin më të viktimizuarit e sistemit komunist Jugosllav. A ka vullnet shteti Maqedon t’i hetojë këto krime?-shtroi pyetjen z. Gashi.
Përgjigja e z. Xhaferri ishte Jo.
Zv/ Kryetari i Vatrës Asllan Bushati, e vlerësoi vizitën e zv/ Kryeminstrit Xhaferri në Vatër. Ai i përgëzoi shqiptarët e Maqedonisë për kontributin që kanë dhanë ndër vite për çështjen Kombëtare, por edhe për fitimin e të drejtave të shqiptarëve, të mohuara nga shteti maqedon. Partia juaj, tha z. Bushati, ishte kontribuese në Luftë, për atë meritoni përgëzime, por kur erdhët në pushtet, duket se lufta u harrua shpejt, idealet për të drejta të shqiptarëve, mbetën pas, dhe shumë nga pushtetarët tuaj lakohen për korrupsion e servilizëm ndaj maqedonasve.
Për zv/Kryetarin e Vatrës, Marrëveshjes së Ohrit, i ka ikë koha, është konsumuar. Duhet një Platforëme re, që t’u japë më shumë dinjitet dhe të drejta shqiptarëve të Maqedonisë, jo vetëm në letër. Duhet t’i prezantoni mungesën e të drejtave të shqiptarëve edhe tek faktori i jashtëm, sygjeroi Bushati.
Në debat u përfshinë edhe Zef Balaj, Zef Përndocaj dhe Editori i Diellit. Në fund mysafiri la mbresat në Librin e Vatrës, ku shkroi se ndjehej i gëzuar që vizitoi këtë Tempull të Shqiptarizmit dhe preku historinë e atyre që i dhanë aq shumë Kombit. U ndjeva i privilegjuar që u takova me ju, dhe ndamë bashkë mendimet tona për çështjen kombëtare, shkroi Xhaferri.
(Fotografite i gjeni ne Facebook-dalip Greca)
- « Previous Page
- 1
- …
- 94
- 95
- 96
- 97
- 98
- …
- 150
- Next Page »