Nga Beqir SINA – New York/
Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by dgreca
Nga Beqir SINA – New York/
by dgreca
Nga Raimonda MOISIU/ Hartford/ Foto-arkiv/
Vatranët në Hartford zgjodhën delegatët për në Kuvendin e Federatës Panshqiptare Vatra
Nga Raimonda MOISIU/
Ditën e dielë, dt. 1.6.2014, u mbajt tubimi i Degës së Vatrës në Hartford me pjesëmarrjen e dhjetëra vatranëve të vjetër e të rinj. Tubimi u mbajt në ambientet e restorantit – “The Place-to BE” të bisnesmenit shqiptaro-amerikan, intelektualit, Zija Lagji. Ambienti ishte i mbushur me energji pozitive , për nga vizioni, inteligjencia dhe qytetaria që karakterizonte bashkëbiseduesit.Fjalën e hapjes e mbajti sekretari i Degës së Vatrës në Hartford, Ilir Gjomarkaj, i cili uroi mirëseardhjen dhe shprehu falenderimin për prezencën e të deleguarit të Federatës Vatra , Nën/Kryetarit të saj, z.Agim Rexhaj. Më pas z. Gjomarkaj parashtroi pikat, që do të diskutoheshin në këtë tubim, i cili mbahej disa javë para Kuvendit të Federatës Pan Shqiptare Vatra, që i zhvillon punimet më 14.6.2014, në NewYork, me c’rast do të zgjidheshin edhe delegatët pjesëmarrës në Kuvend. Më pas e mori fjalën, Kryetari i degës së Vatrës në Hartford, z.Ilam Peci, i cili bëri një ekspoze të punës një mujore, si degë e krijuar rishtas, dhe paraqiti projektet e së ardhmes të cilat përqëndroheshin në disa pika:
-Një anëtar për cështjet ligjore, që të ndihmojë në interpretimin e kanunores, me këshilla juridike, në raport me autoritetet vendore dhe në ndihmë të emigracionit të bashkatdhetarëve tanë.
-Grup pune me disa anëtarë, për ceshtjen e arësimit dhe edukimit, kjo nëpërmjet hapjes së shkollës shqipe, sigurimin e materialeve shkollore dhe stafit mësimor.
-Grup pune për kulturën e aktiviteteve sportive, artistike e botuese, gjallërimi i komunitetit shqiptaro-amerikan nëpërmjet tyre, për ruajtjen e traditave, zakoneve dhe gjuhës shqipe ndër brezat e ardhshëm, vecmas të atyre që lindin në Amerikë.
-Një anëtar kordinator me komunitetin e biznesit shqiptaro-amerikan, në ngritjen e fondeve për aktivitetet e Vatra .
-Grup pune për aktivitet sportive të grupmoshave të ndryshme, dhe krijimin e ekipit të futbollit “Vatra Hartford”
– Anëtar koordinator për bashkëpunim e shkëmbim eksperience me degët e tjera të Vatrës në Amerikë, me shoqatat kulturore –artistike, që operojnë në në Kenektikat e më gjerë dhe shtimin e anëtarësisë me anëtarë të rrinj, thithjen e burimeve njerëzore, inteligjencës dhe qytetarisë në anëtarësimin e Degës së Vatrës.
-Koordinator për lobimin dhe organizimin e aktiviteteve humanitare e filantropiste në ndihmë të komunitetit dhe tokës mëmë.
Pati një bashkëbisedim interesant dhe për gati disa orë nëpërmjet pyetjeve e përgjigjeve, diskutimeve e debateve konstruktivë mes pjesëmarrësve, por edhe me Nën/Kryetarin e Federatës Pan Shqiptare Vatra, z. Agim Rexhaj.Gjatë fjalës së tij. Z. Rexhaj, ndër të tjera tha:
“Është kënaqësi të jem sot mes jush, të dashur vatranë të degës së Vatrës në Hartford. Së pari më lejoni t’ju përcjell përshëndetjet dhe përgëzimët e Kryetarit të Federatës PanShqiptare Vatra, dr. Gjon Bucaj, Nën/kryetarit tjetër z. Asllan Bushati,sekretares Znj. Nazo Veliu, Editorit të Gazetës Dielli, Dalip Greca, arkëtarit të Vatrës, z.Marjan Cubi dhe të gjithë anëtarëve të të Kryesisë.
Z. Rexhaj e përgëzoi degën e Vatrës në Hartford për organizimin e saj dhe u uroi anëtarëve të saj suksese në vazhdimësi.
Z. Rexhaj tha se në Vatër ai kishte gjetur atdhetarët e përkushtuar për cështjen Kombëtare. Duke treguar kontaktetet e saj me Vatrën, ai tha se ka emigruar në SHBA më 1984, dhe po atë vit kishte ndodhë edhe takimi i tij me Vatrën, kjo falë simpatisë e admirimit, që kishte për Nolin e Konicën.Ai tha se ishte anëtar i Vatrës që prej 30 vjetëve dhe se kishte pasë fatin që të kishte punuar me kryetarin e Vatrës në fillim të viteve ‘90, profesor Arshi Pipa, i njohur për erudicion, nacionlizmin dhe antikomunizmin e tij. Po ashtu ai tha se ishte krenar që për dy dekada kishte punuar me kryetarin tjetër të Vatrës, zotin Agim Karagjozi, president Nderi Vatrës.
Vatra që prej themelimit të saj me Nolin e Konicën, ka qenë shumë pranë Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe të gjitha trevave etnike.
Përherë të parë kam qenë në Shqipëri në vitin 1995, sëbashku me kryetarin e asaj kohe të Federatës Panshqiptare Vatra, z. Agim Karagjozi, delegacionin e Vatrës dhe komunitetit shqiptaro-amerikan. Bashkë me ne ishin edhe përfaqësuesit e të tre komuniteteve fetare, Imam Isa Hoxha, At Arthur Liolin dhe dom Pjetër Popaj. Atë kohë kemi sjellë e shoqëruar eshtrat e eruditit,diplomatit, bashkëthemeluesit të Vatrës, Faik Konicës.
Për Vatrën, tha nënkryetari Rexhaj, mbi të gjitha qëndron cështja Kombëtare. Vatranët e Amerikës urojnë, që partitë politike shqiptare, pa dallim feje e ideje të punojnë për të mirën e Shqipërisë e Kosovës, kombit shqiptar, ashtu sikundër punuan për shqiptari e atdhetari pararendësit tanë, që nga Noli e Konica.
Më pas z. Rexhaj tregoi se përse u zhvendos Vatra nga Bostoni në New York.Ai tregoi se si kishte shkuar së bashku me Tonin Mirakajn, në Boston për të parë gjendjen faktike të dokumentacionit, arkivit dhe bibliotekës së Vatrës. Atje kishin takuar z. Anthony Athanas, Harry Stoja, Harry Stoja e të tjerë.Më pas me një grup vatranësh të tjerë ai kishte marrë pjesë në transportimin e materialeve nga Bostoni në NewYork.
Më pas z.Rexhaj tregoi ecurinë e diskutimeve për disa ndryshime e përshtatjeje në kanunoren e Vatrës, e cila po bëhet me pjesëmarrjen dhe përkushtimin e specialistëve në fushën juridike dhe po tërhiqen edhe mendimet e degëve. Do të jetë Kuvendi ai që do të marrë vendimet përkatëse dhe aprovimin e këtyre ndryshimeve.
“ Kjo kanunore e re do të votohet në Kuvendin e Vatra, me 14.6.2014, edhe nga delegatët që do të zgjidhni sot e do të përfaqësojnë anëtarësinë e Degës së Vatrës Hartford, dhe delegatët e degëve të tjera në Amerikë,”-do të përfundonte fjalën e tij z. Rexhaj.
Më pas pati pyetje e shkëmbim mendimesh dhe idesh nga vatranët, Andon Rrumbullaku, Mitat Fifo, Arben Isufi, Nën/kryetari i degës së Vatrës në Hartford, z.Arben Zeqiraj, nga anëtarja e kryesisë znj.Raimonda Moisiu, Kryetari z.Ilam Peci, Artan Martinaj, Martin Perndoji, Vedat Selimi, Ismail Berisha, Prend Qetta, Ilir Avdiu –i porsaanëtarësuar , Ismail Dabulla, Milaim Tahiri etj. Në fund të diskutimeve u zgjodhën edhe delegatët për në Kuvendin e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra.
Raporton nga Hartfordi, CT
Raimonda MOISIU