Nga B.Kastrati/- Maxhoranca kërkoi sot nëpërmjet Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, konsensusin e opozitës për miratimin e projektligjit “Për disa ndryshime në Ligjin për Nëpunësin Civil”.
Gjatë një prononcimi për mediat në përfundim të Konferencës së Kryetarëve, Celibashi tha se këto ndryshime në ligj, përbëjnë një rëndësi të madhe, ndaj dhe mbështetja e opozitës në këtë proces është shumë e rëndësishme.
Fakti që ndryshimet në ligjin “Për Nëpunësin Civil” janë të karakterit teknik, sipas Celibashit, e bën më të lehtë për opozitën dhënien e konsensusit.
“Ndryshimet e parashikuara në projektligj, nuk cënojnë aspak konsensusin politik dhe juridik të arritur në legjislaturën e kaluar për ligjin e “Nëpunësit Ciliv”, theksoi Ministri.
Ai tha se komisionet parlamentare përkatëse pritet të fillojnë shqyrtimin e projektligjit në fjalë dhe më pas ai do kalojë në seancë plenare