Nga Astrit Lulushi/
Historia po përsërit veten. Jo më me të vrarë. Jo me pusira, as atentate. Historia është moderne. Çdo gjë është i njëjtë; turmat përplasen me policinë; të djathtë kundër të majtëve, me një LSI që nuk di nga të shkojë. Emrin e ka të majtë, por rruga për pushtetit që duhet të arrijë kalon nga e djathta. Si gjithnjë, parti kompromisi. Historia përsëritet. Ndërkombëtarët dirigjojnë. Për 30 vjet tashmë. Brezat janë ndërruar. Politikanët po të njëjtë. Instinkti i tyre është mbijetesa. Pamje drejt vetes, jo përpara. Kjo verbëri është kthyer në fatalitet për vendin. Globi rrotullohet, çdo njeri është në qendër të tij. Duhet të ketë miliarda qendra ose asnjë. Globi veç vjen rrotull dhe njerëzit bashkë me të si grimcat rrëmujë të ajrit në një furrë centrifugale. Kështu të gjithë do digjen herët a vonë. Nga lart do të shihet një njollë e zezë nga del tym nga oxhaku i njē vendi që digjet.