Albanian –American Bektashi Monastery
Taylor, Michigan
26Dec 2022
I nderuar Baba Eliton Pashaj!
Të nderuar pjesëtarë të Komisionit të Teqesë së Baba Rexhebit dhe Kryetar z.Mynyr Nazifi!
Të nderuar përfaqësues të lartë fetarë në Michigan!
Myhibë dhe ashikanë të kësaj teqeje!
Të nderuar gjithë ju të pranishëm që merrni pjesë në gëzimin e kësaj mbrëmjeje me rastin e dekretimit me titullin e lartë “BABA” të vëllait tonë, Eliton Pashaj. Te gjithe ne ndihemi te gezuar dhe te emocionuar ne kete mbremje te sotme per te uruar Baba Elitonin dhe I jam mirenjohes dhe e falenderoj komisionin e Teqese qe me besoi mua personalisht te them dy fjale zemre. Dita e sotme per vece ngjarjes qe jemi deshmitar ka nje kujtim ne vetvehte edhe per nje fakt tjeter domethenes, prandaj Komisioni i Teqese se bashku me Baba Elitonin zgjodhen këtë dite simbolike për organizimin e kesaj ceremonie vëllazërore dhe që lidhet me largimin nga kjo botë të baba Arshi Bazajt, shtatë vite më parë. Sic thoshte edhe i ndjeri Baba Arshi” Mysafir kemi ne kete bote”. Pra lum kush le gjurmë të mira, dhe i tille ishte per te gjithe ne baba Arshiu i cili për vite të tëra sherbeu dhe punoi me nder ne kete Teqe. Dhe sot te gjithe ne e kujtojme Baba Arshiun me nostalgji dhe mirenjohje. Rahmet ti kete Shpirti i tije. Sot ne ndjejme kenaqesi te vecante kur shohim Baba Eliton Pashajin te ece në gjurmë të baba Rexhebit, baba Barjamit dhe baba Arshiut si nje pasardhës i denjë i atdhetarisë dhe bektashizmit të Shqiptarëve ne Djaspore. Titulli “ Baba” vertet simbolizon nje hierarki me te larte por ne te njeten kohe eshte edhe nje pergjegjesi me e madhe te cilen Baba Eliton Pashaj do e kryeje me sukses, dinjitet dhe perulje ndaj Zotit te madhe Instucionit qe perfaqeson dhe komunitetit mbare Shqiptar. Prandaj ne ne vazhdim te jemi dhe të qendrojme me pranë baba Eliton Pashajit, dervishit të dede Reshat Bardhit, teologut dhe vëllait të të gjithë bektashinjve të Amerikës, Kanadasë dhe Australisë, që fama, tradita dhe nderi i teqesë sonë të ngrihet më lart në vazhdim të misionit hyjnor qe nisi Baba Rexhebi ne vitin 1954 i cili egzaktesisht citon : “Misioni i Teqesë është të ruajë, promovojë dhe kapërcejë kulturën, gjuhën, fenë, zakonet dhe vlerat tona të pasura shqiptare tek brezi ynë i ri. Të mbrojë komunitetin Shqiptaro-Amerikan nga efektet e dëmshme të injorancës, fanatizmit, ekstremizmit dhe devijimeve përçarëse duke nxjerrë në pah vlerat që përputhen me atë të Amerikës bashkëkohore.” For our younger generation I will also cite the English version of Teqe’s mission: “Teqe’s mission is to preserve, promote and transcend our rich Albanian culture, language, religion, customs and values onto our younger generation. To protect the Albanian-American community from the damaging effects of ignorance, bigotry, fanaticism, extremism and divisive deviations by highlighting the values which are consistent with that of contemporary America.” Meqe sot jemi mbledhur ne kete darke vellazerore per te uruar Baba Elitonin ne detyren e re, deshiroj te rikujtoj disa momente te rendesishme te jetes se tij:
Eliton Pashaj ka lindur në Vlorë, në gjirin e një familje me tradita të theksuara Bektashiane. Shkollën tete vjecare e ka përfunduar në vendlindje, dhe me pas studioi ne shkollën e mesme pedagogjike Kristo Isak ne qytetin e Beratit te cilen e perfundoi me rezultate shume te mira. Ne vitin 2004 dergohet me burese nga Selia e Shenjte ne Tirane per te vazhduar studimet në fakultetin telogjik, dega e arteve Islamë, në Bursë të Turqisë te cilen e perfundoj me sukses. Me pas filloi studimet per master ne degen historia a feve ne Universitetin e Illanoit
te cilin me vone e transferoi ne Universitetin Western ne shtetin e Michigan. Baba Elitoni eshte njohes i mire i gjuhes Shqipe, Angleze, Turqishtes, dhe Arabishtes. Baba Ai eshte edhe autor librash sic jane Deshmi e Trishte e nje shenjtori dedikuar Baba Bektash Alija, dhe bashke-autor ne librat Linkoln dhe Larg Atdheut te Xhevat Kallajxhiut. Momentalisht eshte duke perkthyer ne Turqisht Librin Misticizma Islame dhe bektashizma te Baba Rexhepit. Ne vitin 2011 u emërua nga i ndjeri Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi, si dervish i Teqesë Bektashiane në Amerikë ku per nje dekade ai ka punuar dhe sherbyer ne menyre te palodhur te gjithë besimtarëve dhe bashkëatdhetarëve në Teqenë Bektashiane ‘Baba Rexheb; Puna dhe rinovimet qe jane kryer ne teqe nen lidershipin a Dervish Elitonit kane qene te panumerta. Mjafton te permendim rinovimin e salles ne te cilen jemi mbledhur sot, hollin a teqese, Tyrbene, zvendesimin e çatise dhe shume e shume projekte te tjera te cilat ne saje te kontributit te besimtarve jane kompletuar me sukses. Prandaj sot kemi dhe gezojme nje institucion dinjitoz. Gjithashtu, Dervish Elitoni i shërbeu të ndjerit Baba Arshi për 5 vjet, duke treguar ndaj tij respekt, dedikim dhe devocmeri qe i takon nje Murshidi te rruges tone. Gjate periudhes se pandemise ai ka sakrifikuar mjaft duke u ofruar sherbime fetare dhe duke ju gjetur pranë familjeve në nevojë.
Është për këto arsye, që komisioni i ri Teqesë i krijuar me votën e lirë me datë 27 Shtator 2022, dhe në saj të mbështetjes së Ashikaneve dhe Myhybeve dhe besimtarëve të teqes, vlerësoi, propozoi dhe pranoi dekretimin për Dervish Eliton Pashajin në titullin Baba. Ky proces me pas vijoi me vlerësimin e nevojshëm fetar të kryer nga Halife Baba Nevruz Akpnar në Dergjau i Edirne Kape në Turqi dhe më pas i pranuar edhe nga Dede Baba Ali Hajdar Erxhan kryegjyshi që mban postin ishin në Turben e Haxhi Bektashi Veliut të cilët dekretuan Dervish Eliton Pashajin në titullin “Baba” sipas regullave të Bektashinjve. Rruga e bektashinjve eshte rruga a durimit, mirenjohjes, peruljes, lumturise dhe me e rendesishmja eshte rruga a sherbimit. Dhe ne jemi deshmitar te plote qe Baba Eliton Pashaj i mbarte keto vlera me sherbimin e tij ndaj Teqese se Baba Rexhebit dhe komunitetit Shqiptar. Gjithashtu, te jeni te sigurte qe ai nuk do tju mungoji ase nje here te gjithe atyre qe e kerkojne ndihmen dhe sherbimin e tij, kushdo qofshin ata, me hikmetin e dhuruar prej Allahut, nen driten e profetit Muhammad, 12 Imameve dhe Pirit tone Hyqnar Haxhi Bektashi Veliut!
Vellezer dhe Motra!
Në adresën zyrtare të teqesë kanë ardhur dhjetëra urime nga Shqiperija për baba Eliton Pashain. Ne do te deshironimin të kishin në mesin tonë edhe dervishë e baballarë nga Tirana , për të marrë pjesë në këtë gezim pore dhe ruajtur e forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera që baba Rexhebi dhe Haxhi Dede Reshat Bardhi krijuan tre dekada më pare.
Fatkeqesisht kundrejte te gjithe perpjekjeve te bera si nga ne komisioni i tanishem por edhe nga komisioni i meparshem qe i eshte drejtuar disa here Gjyshates se Tiranes nuk kemi marre ase nje here pergjigje. Gjithesesi ne sot jemi mbledhur vellazerisht per te uruar Baba Elitonin dhe jo per te zgjidhur sfidat administrative qe fatkeqesisht nuk sjellin asnje dobi per komunitetitn tone.
Sot te gjithe bashke urojme perzemersisht Baba Eliton Pashaj suksese ne detyren e tij dhe Zoti e ndimofte te miret ja ndriçofshin rrugen e tij, dhe dalte faqebradhe ne kete mison te shenjte qe ka nisur.
Nje falenderim special shkon per te gjithe ju qe vazhdoni te suportoni Teqene financiarisht, por edhe fizikisht, Zoti ja u befte me mirese e begati ne familjet tuaja.
Gjithashtu perfitoj nga rasti tju uroj te gjitheve nga mot gezuar vitin e ri 2023, qofte ky nje vit i mbushur me paqe, mbaresi, shendet dhe vllazerim!
Se fundmi po e mbyll me fjalet e Baba Rexhebit( ne Shqip dhe Anglisht) te cilat jane te mbishkruara ne hyrje te Tyrbes temullit ku ai prehet ne perjetesi.
“ I ask God to protect the United States of Amerika, where we found home in all its generosity and that he protects Albania the land where we first saw the light of day. In the words of angels: May there be peace on earth and goodwill toward men”
“ I lutem te madhit zot te mbroje kurdohere Ameriken, vendi qe na strehon me kaq bujari, dhe Shqipërinë, vendi ku pame per here te pare driten e diellit. Ne fjalet engjejve te zotit: Paqe ne toke njerezve me vullnet te mire”
Faleminderit!
Zoti ju bekofte!
MESAZH FALENDRIMI NGA BABA ELITON PASHAJ, UDHËHEQËSI SHPIRTËROR I TEQES SHQIPTARE BEKTASHIANE NË MICHIGAN
Të nderuar vëllezër të mij, përfaqësues fetarë në Michigan!
Të nderuar bektashinj të ardhur nga shume vende të SHBA -së
Përulësisht ju falënderoj të gjithëve ju të pranishëm në sallë.
Sikurse tërë parafolësit që shprehën urimet e tyre në marrjen e titullit “Baba” që më bëhet sot në këto ditë ndër të fundit të dhjetorit 2022, është edhe për një arsye tjetër. Plot 70 vite më parë në një prej ditëve të dhjetorit 1954, shkeli për të parën herë në këtë tokë të bekuar, baba Rexhebi ynë, por që, ashtu siç është shprehur vite më parë, profesoresha e nderuar dhe mikja e hershme e kësaj teqeje, Frances Trix se: “… vetë baba Rexhebi u kthye në një bekim për Amerikën”. Miq të mij. Personalisht, sot, po ju them të gjithëve, nga kjo foltore bektashiane, se teqeja ka qenë është dhe do të mbetet thellësisht shqiptare ashtu siç hirësia e tij baba Rexheb e themeloi. Ne e kemi çmuar dhe do të çmojmë të kaluarën e jetës fetare bektashiane të teqesë sonë, jo vetëm si histori por duke u përpjekur të orientojmë drejt besimtarët me dashurinë e Haxhi Bektash Veliut që këtu në përballjen dhe qasjen e tyre me globalizmin e shoqërisë Amerikane, të jenë të vëmendshëm ndaj mirësive, begative dhe vullneteve të Zotit. Të harmonizojnë veprimet publike, duke qenë qytetarë të denjë, e përmes qënies të denjë si besimtarë, të ecin krahë dijes, sepse siç na mësonte Baba Rexhebi, shenjtori ynë, qënia njerëzore shkrihet kur ne largojmë mendjemadhësinë dhe egot e kësaj bote dhe marrim mbi vete përgjegjësitë kolektive për të nxjerrë në pah vlerat e shkëlqyera të familjes bektashiane.
Në thelbin e vet, besimi bektashian nënkupton një dashuri të thellë, të pamatur për Krijuesin, e cila në masën më të dukshme të saj, shfaqet tek dashuria që ne ushqejmë, rritim dhe përcjellim për të afërmit tanë, për familjen, për atdheun. Pikërisht, në kushtet e shoqërisë së sotme amerikane vlerat bektashiane marrin përparësi dhe shkrihen etshëm në oqeanin e pafund të dashurive njerëzore. Rruga që çon në thelbin e besimit tonë, është dashuria, respekti, është ndërgjegja e vizioni që na drejton të gjithëve në një botë të pasur shpirtërore, të mbushur me mirësi, besim dhe liri, për të qënë në këtë mënyrë gjithmonë dhe sa më pranë Zotit, të Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi Të), të baballarëve bektashinj të çdo kohe.
Këtë teqe të parë bektashiane në SHBA të çelur nga baba Rexhebi dhe një grup shqiptarësh bektashinj në vitin e bekuar 1954, sado që u përpoq regjimi komunist në Shqipëri nuk e mbylli dot. Përkundrazi kjo baltë e hedhur prej tyre mbi baba Rexhebin, bëri që më shumë të rritej numri i besimtarëve nga tërë Amerika pranë kësaj teqeje të shenjtë bektashiane.
Unë personalisht i mbetem përjetë falënderurs dede Reshat Bardhit, për atë frymë shenjtërie që ka përcjellë në breza me radhë si edhe për mësimet e çmuara bektashiane që m’i transmetoi mua përmes butësisë karakteristike. Nuk mund të harroj asnjëherëse pesë vitet e qëndrimit tim në këtë teqe së bashku me shenjtorin, baba Arshi Bazajn, ishin një shkollë e madhe se si traditat e tarikatit tonë bektashian, përcillen kaq larg gjeografikisht nga Shqipëria nëSHBA, me atë frymë të kulluar dhe me atë ashkhyjnor. Ju falënderoj të dy etërit e mij, duke ju siguruar se bektashizmi shqiptar do ketë vetëm ditë të bardha. Nuk kam as më të voglin dyshim se ne do të jemi kurdoherë së bashku si një familje e madhe, në paqe me veten dhe të tjerët, kundër çdo lloj egosh njerëzore, kundër çdo lloj dashuris tokësore, të përkohshme dhe kaq përçmuese, për të dëshmuar se bektashizmi u ka qëndruar stuhive fetare dhe vazhdon të sjellë mbarësi e mirësi në zemra, vetëm dhe vetëm në dobi të paqes botërore. E sot, ju them me bindje nga kjo foltore, se teqeja do të vazhdojë të ecë në gjurmë të të parëve të saj, e vendosur dhe akoma më e frymëzuar, duke falënderuar edhe një herë çdo besimtar që shkel në prag dhe gjithashtu SHBA-në për klimën e lirë të besimit. Në mbyllje po ju bëj me dije se me rastin e celebrimit të titullit Baba nga ana ime, në adresën zyrtare të teqesë kanë ardhur dhjetra urime nga Shqipëria, Italia, Kosova, Maqedonia, Zvicra etj. Unë i falënderoj të gjithë këta nga shpirti dhe ju them se do të më kenë pranë në çdo hap që hedhin. Kjo është detyra jonë e klerikëve të Haxhi Bektash Veliut. Jemi dorëzuar në këtë tarikat me vetëdije. Kurrë nuk do të harroj porositë e myrshidit tim, Dede Reshat Bardhit!
Zoti na i bëftë kabull sakrificat!
Zoti ju bekoftë të gjithëve! Amin!
FJALA E KRYETARIT TË KOMISIONIT TË TEQESË Z. MYNYR NAZIFI
Të nderuar të pranishëm të teqesë së baba Rexhebit!
I shtrenjti baba Eliton Pashaj!
Të nderuar anëtarë të Komisionit të Teqesë!
Jam i privilegjuar të përshëndes darkën e sotme dhe t’ju uroj mbarësi në cilësinë time si Kryetar i Komisionit të Teqesë! Ndjehem po kaq i privilegjuar të kujtoj sot, kontributin e shquar të këtij komisioni, i cili ka shërbyer dhe punuar për vite me radhë duke mbajtur të gjallë kujtimin e Baba Rexhebit dhe gjithe të klerikëve të tjerë qe kane pasuar ne gjurmet e tij. Gjithashtu, deshiroj te kujtojmë sot ndihmën dhe përgjegjësinë e lartë që kanë ushtruar kryetarët e këtij komisioni: Shaban Shemshedini dhe Ekrem Bardha, per të cilët shprehim mirnjohje dhe falenderime per punen e tyre ne kete Teqe. Edhe njëherë le t’i urojmë baba Eliton Pashaj, këtë titull plotësisht të merituar, ashtu siç e parashikon nderi i bektashinjve shqiptarë këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e sigurojmë në emër të myhybëve, dhe besimtareve te teqese se do të jemi në krahë të tij, për ta çuar më përpara misionin e bekuar që na la baba Rexhebi!
Faleminderit të gjithëve!
Kryetari i Komisionit,
Z. Mynyr Nazifi
TEQET BEKTASHIANE SI QENDRA TE BESIMIMIT, PATRIOTIZMIT DHE EDUKIMIT
Dr. Adem Meta, from Cleveland, Ohio
I nderuar Baba Eliton
Te nderuar klerik
Te nderuar pjesmarres
Eshte nje nder dhe privilegj i vecant per mua sin je antar i komunitetit Shqiptao Amerikan te Clevelandit te pershndes ne kete cermoni te kurorezimit te Baba Eliton Pashajt. Bektashianët e Shqipërisë gëzojnë dy tipare që bien në sy. Këto janë toleranca me të cilën shohin besimet dhe organizimet e tjera, si dhe vënia e dashurisë për atdheun mbi gjithçka. “Pa atdhe, nuk ka fe”, është një shprehje që përdoret gjerësisht prej bektashinjve shqiptarë. Në shtetin e sotëm shqiptar njihen zyrtarisht bashkësitë myslimane (sunite), katolike, ortodokse dhe bektashiane. Këto bashkësi marrin pjesë në gëzimet e festat e njëra-tjetrës, urojnë njëra-tjetrën për festa dhe janë një shembull i vërtetë i tolerancës fetare në mbarë botën.” Gjatë takimit me Papa Françeskun, Dervish Elitoni sot Baba Elitoni mbi të gjitha citon: “Myslimanët dhe të Krishterët kanë më shumë gjëra të përbashkëta se sa ndryshime midis tyre dhe se janë të përbashkëtat ato mbi të cilat duhet të përqndrohemi.”
Baba Ali Tomorri – Ka bere nje vleresim dhe ka dhene nje informacion per pjesemarrjen e figurave te shquara bektashiane ne evenimentet kombetare qe ka pasur atdheu jone: P sh: në këtë kryengritjen(v.1912), ku të gjitha teqet e bektashive muar pjesën aktive – baba Hysejn Melçani mori malet e u bashkua me Kryengritësit për të dëftyer edhe një herë flakën që i vlonte në shpirtin e tija në kohën e pleqërisë për lirin e kombit q’ e nderonte si një udhërrëfenjës të shënjtëruar pa një të metë…në kohën që Janina dhe Shkodra – dy fortesa Shqiptare – akoma nuk ishin dhëne në dorën e armikut, se ato po mbroheshin ma tepër prej krahrorëve të çelnikta të bijve të Shqipërisë, kur kishin marë anë edhe vetëdashës të dërguar ng’ an’ e Baba Haxhi Krujës në veri dhe ng’ an’ e Baba Abedin Frashërit në Jugë.
Në Teqenë e Frashërit, Baba Alushi hapi shkollë ku mësuan dhe vëllezërit Frashëri.
Naim Frashëri në ‘Fletore e Bektashive’ shkruan: Katekizma e Bektashinjve është Gjithësia dhe sidomos njeriu, sepse i Madhi Ali ka thënë: “Njeriu është një libër që flet. Feja është një fjalë e vetme. Feja qëndron në zemër dhe nuk është e shkruar në kartë.”
Disa studiues perëndimorë e kanë keq kuptuar natyrën mistike të Bektashizmit dhe e përshkruajnë atë si Islami tolerant, i cili nuk i kushtonte rëndësi ligjeve të Sheriatit, ku përfshiheshin ritualet dhe adhurimet. Për shembull, thuhet se“Bektashinjtë kanë tendencën të fokusohen në aspektet ezoterike të Islamit, duke mos i kushtuar vëmendje të veçantë shumë praktikave të jashtme të Islamit, si p.sh kohëve të faljes. Po ashtu, për ta shfaqur këtë Urdhër Sufi si një mendim sa më të kohës, disa studiues propozuan idenë se Bektashizmi është një sekt tolerant ndaj grave dhe vlerave shoqërore. Ata shprehen: “Bektashinjtë, si rezultat i praktikave të tyre sufiste dhe animit ndaj parimeve bashkëkohore,si barazia midis burrave dhe grave, qeverisja laike dhe moderne, arsimimi gjithëpërfshirës, janë natyrisht në rreshtat e parë për të mbrojtur një Islam që e do lirinë, kundrejt një Islami radikal. Bektashinjtë jo vetëm që i kryejnë obligimet e tyre të lutjeve ditore në xhami apo në mejdane dhe besojnë në Sheriatin, por ata kryejnë dy ose më shumë lutje vullnetare në mëngjes dhe në mesditë
Naim Frashëri poeti kombëtar shqiptar, i cili ishte një Muhib (titull bektashi)Bektashi, i përmblodhi parimet bektashiane si më poshtë: “Bektashinjtë besojnë në Zotin e Vërtetë dhe të Plotfuqishëm, në Muhamedin-Aliun, Hadixhen, Fatimen, Hasanin, Hysenin. Ata besojnë në dymbëdhjetë imamët. Baba Rexhepi në librin Misticizma Islame dhe Bektashizma” parimet bektashiane përmblidhen si më poshtë: Besimi dhe respektimi i Kuranit të Shenjtë; Pasimi i Haditheve dhe traditës profetike të Profetit Muhamed (a.s); Mospranimi i shmangieve nga Kurani apo thëniet profetike. Respektimi i familjes së Profetit, veçanërisht të Aliut, Fatimes, Hasanit dhe Hyseinit, si dhe cilësimi i Aliut si më i miri i evlijave (shenjtorëve), bazuar në disa urdhra kuranore dhe thënie profetike. Sipas botëkuptimit të Bektashizmit, Islami është fe e logjikës dhe e arsyes dhe për këtë kryerja e faljes duhet të shoqërohet me të kuptuarit e saj.
Patriotizmi, Besimi dhe Edukimi jan vlerat e vecanta te bektashizmit Shqiptar. Këto vlera dhe tradita te Bektashizmit jan mbratur dhe percuar te gjeneratat e reja edhe nga Teqeja Bektashine e Detroidit. Qe ne themelimin e saje teqeja e Detroidit ka pasur figura te shquera si Baba Rexhepi , Baba Ashiu dhe po në këtë rrugë të mbarë dhe me vlerë vazhdon dhe nxënësi i tyre besnik Baba Elitoni, i cili do ta çojë edhe me lart stafeten e Bektashizmit ne Detroit dhe me gjerë në USA, pasi thuhet që nxenësi bëhet më i mirë se mësuesi. Unë si një përfaqësues i komunitetit Shqiptaro-Amerikan të Clevelandit Ohio, dua të shpreh me këtë rast konsideratë dhe respktin tim për këtë instutucion dhe në mënyrë të veçantë kosideratat për Baba Elitonin, gjithashtu dua te shpreh konsideratat e mia për një nga mbështetësit e bektashizmit si dhe të lidhjes sonë nga Clevelandi me Teqen Bektashiane z, Hysen Elmazi. Me këtë rast deshiroj të uroj suksese Baba Elitonit në këtë detyrë të shenjtë dhe fisnike!
I qoftë rruga e mbarë në këtë udhëtim të gjatë si një shenjtor i Bektashizmit në Detroit dhe me gjerë! Zoti e bekoftë teqen Bektashiane të Detroidit! Zoti i bekoftë Shqiptarët kudo që janë!
Amin
VATRA TELEGRAM URIMI PËR BABA ELITON PASHAJ
I nderuar Vatran Baba Eliton Pashaj!
Në emër të Federatës Vatra, të gazetës Dielli e të gjithë vatranëve ju përcjellim urimet tona më të përzëmërta në këtë ditë të shenjtë për ju. Ndihem mirë për faktin që juve prej më shumë se 12 vitesh kryeni misionin tuaj fetar në Teqenë bektashiane në SHBA, në atë teqe ku ka shërbyer për dekada me radhë edhe baba Baba Rexheb, nderi dhe krenaria e Kombit tonë. Ndihem po kaq mirë gjithashtu që Teqeja Bektashiane në Detroit, që nga dita e parë e krijimit dhe deri më sot ka qenë një derë ku kanë trokitur shqiptarë të të gjitha feve dhe besimeve, ngase teqetë kan në traditë mikpritjen si një cilësi të shtëpisë së Zotit gjë të cilën ne e kemi gjetur sa herë ju kemi vizituar.
Unë besoj se një dekadë e juaja e mbushur plot sakrifica që burojnë prej këtij besimi janë prova më e qartë e marrjes nga ana Juaj në mënyrë të merituar e titullit Baba Bektashian. Jam i lumtur t’ua uroj këtë titull si dhe suksese ushtrimin e detyrës fetare, por edhe të asaj studiuese, hulumtuese dhe botuese përsa i përket historisë së bektashizmit shqiptar. Shqipëria mburret me trashëgiminë e shkëlqyer fetare, patriotike e letrare të krijuesve bektashi. I dashur dhe i nderuar Eliton Baba Pashaj ju jeni një shembull i gjallë i vazhdimësinë dhe historisë së lavdishme të Bektashizmit në Shqipëri e në mërgatën shqiptare të Amerikës. Ju jeni patriot i angazhuar në komunitet, një shërbestar i devotshëm i Perëndisë së tejetlartë që mban gjallë frymën e vërtetë të Bektashizmës që themeluesi i Komunitetit Bektashian Shqiptar në Amerikë Hirësia e tij Baba Rexheb përcolli për mbarë mërgatën Shqiptaro-Amerikane.
Zoti ju bekoftë.
Me respekt
Elmi Berisha
President of the Pan-Albanian Federation of America “VATRA”