SHSHA NË ÇIKAGO pyet Teuta Arifin:Cila është pozita kushtetuese e popullit shqiptar në Maqedoni?/
Qasje rreth intervistës për gazetën,,Politika,,të Beogradit(botuar më 18 mars 2017)/
Kryetarja e komunës së Tetovës,Teuta Arifi,në një intervistë ekskluzive për gazetën,,Politika,,të Beogradit(botuar më 18 mars 2017),ka folur gjerësisht për platformën shqiptare dhe kriza aktuale politkike në Maqedoni.Diskursi i gazetarisë serbe përmes kësaj gazete,ndër vite është bërë zëdhënëse e fuqishme e propagandës për tërë pushtet e kohës në Ballkan,ku në plan të parë ka zhvilluar (betejën politike)me mitet skandaloze të rrenës si parim ,,kombëtar,,
serb kundër popullit shqiptar dhe Kosovës.
Në intervistën për këtë gazetë serbe,Teuta Arifi,ka nënvizuar paksa e matur që mos të prish drejtpeshimin politik të aktualitetit në Maqedoni dhe sa i përket çështjes shqiptare ka folur për platformën shqiptare si dokument ,,me dy faqe dhe të formatit A4,,që kësaj radhe nuk e ka shpjeguar deri në fund çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën e vet etnike.Ne konsiderojmë se me ,,platformën,,dhe me ,,Marrëveshjen e Ohrit,,nuk është zgjidhë çështja shqiptare dhe as që do të zgjidhet ndonjëherë.Pse atëherë shkojmë aq larg sikundër veproi Teuta Arifi dhe çështjen shqiptare e anashkaloi duke e lënë në rrafshin vetëm të zyrtarizimit të gjuhës shqipe,ndërkaq për të lënë çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare me Kushtetutën aktuale(pozita e pakicës kombëtare dhe jo shtetformues).
Si mund të bëhet gjuha shqipe zyrtare në Maqedoni (vetëm)përmes platformës me dy faqe dhe të formatit A4(sic!)siç ka vënë në dukje e para e komunës së Tetovës,Teuta Arifi.Pse nuk keni folur për gazetën serbe se populli shqiptar ende nuk e ka zgjedhur drejtë çështjen e barazisë kombëtare me Kushtetutë dhe këtë problem historik e keni zbritur në faqet e platformës si dokument,që sipas mendimit tonë ajo nuk është ligj kushtetues dhe nuk është obligative për institucionet e shtetit.Atëherë si do të bëhet zxrtare gjuha shqipe në Maqedoni,SHSHA pyet Teuta Arifin,dhe bën qudi sesi asnjë nga partitë politike shqiptare me përjashtim të Ziadin Selës,nuk e ka vënë në rend të ditës dhe as që përmendin mundësinë e zgjidhjes së çështjes shqiptare përmes ndryshimeve të Kushtetutës për avancimin e barazisë kombëtare të popullit shqiptar (shtetformues)dhe jo pakicë kombëtare. Përkitazi me këtë SHSHA në Çikago kërkon nga Teuta Arifi që të shpjegoj se cila është pozita kushtetuese e popullit shqiptar në Maqedoni?
Për fund duhet të thuhet e vërteta dhe jo të mveshet me fjalë politike gjendja aktuale në Maqedoni,ku populli shqiptar duhet të rreshtohet në shkallët e barazisë kombëtare si bashkësi e dytë shumicë(shstetformues),mirëpo me këto të dhëna të kohës,kësaj radhe Teuta Arifi,e luajti lojën e strucit që nuk është dashtë që të ,,harroj,,problemin madhor kombëtare të çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni.
Skënder KARAÇICA
Skënder Karaçica
Executive DirectorAlbanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Executive DirectorAlbanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists