NGA ALBANO KOLONJARI- UEFA- Liga e Kampioneve. Covid-19 eleminon Driten.Kampionia e Kosove Drita i ka thene “lamtumiren” turit paraeliminator ne Ligen e Kampionve. Perballja Linfield-Drita nuk u zhvillua, pasi dy lojtare kosovare rezultuan pozitive me virusin Covid-19. Edhe pse ekzistojne hapesira ne ligjet e reja te UEFA-s qe loja mund te zhvillohej gjate javes, mjafton qe ekipi te kete 13 lojtare duke perfshire edhe nje portier, te cilet do te testojne negative per Covid-19 kjo gje nuk eshte marre parasysh. Pas konfirmimit te organit drejtues (UEFA) qe ndeshja nuk do te luhet eshte vendosur qe Linfield te luaje ne raundin e pare kualifikues perballe Legia Varshaves javen e ardhshme. Dy ore perpara takimit Linfield-Drita, UEFA njoftoi qe dy lojtare kosovare kane rezultuar pozitive ne baze te rregullave te shtetit Zvicerian e gjithe skuadra eshte vendosur ne karantine. Lojtari i pare pozitiv u regjistrua diten e premte. Diten e hene u njoftua edhe per nje lojtar te dyte. Ne keto kushte diten e Marte, UEFA, njoftoi qe ndeshja nuk do te zhvillohet. Drita pritet ta humbase ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0. Komisioni i Disiplines prane UEFA-s pritet te mblidhet diten e merkure, dhe te ndershkoje klubin kosovar per mos organizim dhe mirembajtje te ndeshjes.