Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi se ka revokuar vizat për 23 gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë, mes të cilëve edhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.Më poshtë është shpjegimi i Departamentit amerikan të Shtetit, kur iu hiqet viza të korruptuarve:
Përpjekjet anti-korrupsion të SHBA-ve anembanë botës, korrupsioni dëmton rritjen ekonomike, pengon zhvillimin, destabilizon qeveritë, minon demokracinë dhe krijon terrene për grupe të rrezikshme si ato kriminale, trafikantë dhe terroristë. Departamenti amerikan i Shtetit e ka bërë anti-korrupsionin një prioritet të sigurisë kombëtare dhe punon anemanë globit që të parandalojë dhënien e rryshfetit, të promovojë përgjegjësinë dhe të forcojë reformat. Në maj të 2016-ës, SHBA-të morën pjesë në samitin global të anti-korrupsionit në Londër, mbledhja e nivelit më të lartë të llojit të vet për të nxitur rrethanat për të çrrënjosur korrupsuonin nëpër botë. Përpjekjet globale anti-korrupsion të Departamentit kanë tri elemente:-Parandalimi i korrupsionit dhe rritja e përgjegjshmërisë: Ne asistojmë shtete të përkushtuara për të goditur korrupsionin duke forcuar institucionet demokratike ashtu edhe duke ngritur mbështetje të re duke i fuqizuar avokatët e qytetarëve t’i mbajnë qeveritë e përgjegjshme për standarded globale. Duke forcuar zbatimien ligjit përgjatë kufijve: Ne punojmë me partnerët globalë që të rrisiim bashkëpunimin për forcimin e zbatimit të ligjit përtej kufijve, duke përmirësuar ndarjen e të dhënave ndërmjet qendrave kryesore financiare dhe të zhvillojmë mjete për të rekuperuar asete të vjedhura. Duke goditur lidhjen Korrupsion-Siguri: Ne flasim për korrupsionin në zonën e sigurisë, duke ekspozuar si korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare dhe aftësinë për të mbrojtur qytetarët, mundur terroristët dhe mbrojtur sovranitetin kombëtar. Në vitin 2016, Departamenti vuri në dispozicion 70 milionë dollarë, që prisnin miratimin e Kongresit për një “Iniciativë Integriteti” të re për të mbështetur reformat lokale, policinë, prokurorët, dedektivët, gjykatësit, shoqërinë civile dhe gazetarët në luftën kundër korrupsionit. Për më tepër, SHBA-të do të bashkë-organizojnë Forumin e Rekuperimit të Aseteve Globale Këto përpjekje i ndihmojnë vendet që të arrijnë kërkesat ndërkombëtare si Konventa e OKB-së kundër Korruspionit dhe mbështesin punën e strukturave si Partnerishipi i Qeverisë së Hapur. Duke prioritizuar anti-korrupsionin, Departamenti i Shtetit kërkon që ta bëjë edhe më të vështirë për kriminelet dhe terroristët që të zënë rrënjë e të përhapen, të promovojë qeveritë që janë më të stabilizuara dhe të përgjegjshme dhe të ngrejë terrenin për bizneset e SHBA-ve që të konkurrojnë në çdo krahinë.
Jakov says
Pas bisedave dashurie me Ramen ne presidence Meta therret sipas porosise se te MADHIT ,ne Presidence edhe ate qe duhej ti conte ne burg qe te dy te paret -ndodh paradoksi –qe asnje fjale nuk u degjua per kete film te shkurter 45 minutesh –tamam si ne biseden e pare –Kryehajdutet kane filluar gjeresisht te perdorin keta :Dokumentare me metrazh te shkurter –vetem 45 minuta koke me koke ,pa e shpuar thesin fare .Edhe mizat nuk jane lejuar ne keto takime tete a tete .Pse ore derra race ,mendoni ju se te gjithe jane budallallepsur nga veprimet tuaja qe vijne ere te keqe nga nje vit drite larg ???? Mos tu genjeje mendja –Amerika nuk do tu lere rehat deri sa te perfundoni ne pranga –Aty ,pas koke e kini por –eshte e cale e vjen ngadale –thoshte ime gjyshe .Drejtesia do te bjere mbi kokat tuaja kuadrate –or Pinxho kapella se keto pune jane te thella .