Ajo që më mundon më shumë është padrejtësia, e pavërteta parimore dhe mashtrimet, -thote advokatja shqiptare nga qyteti Malmö i Suedisë Saranda Iseni/
Shkruan: Sokol DEMAKU/
Dashuria për Juridikun ka qenë ëndërr fëmijënore për mua. Kur kam marrë lajmin se jam pranuar në fakultetin e Juridikut ka qenë një ndjenjë e papërshkruar për mua.
Jam ndjerë krenare por në të njejtën kohë kam ndjerë përgjegjësi të madhe.
Juridiku është një degë shumë e rëndë, kërkon zotësi gjuhe, shumë punë, disiplinë dhe shumë kohë.
Lumturi të madhe me falë buzëqeshja dhe përgjigjet e sinqerta të fëmijëve te mi!
Ajo që më mundon më shumë është padrejtësia, e pavërteta parimore dhe mashtrimet.
Ndërsa per sa i perket gjimnazit mundem lirisht të shprehem se ka qenë një ndër periudhat me te bukura te jetës sime. Kanë qenë shumë vite te frytshme, zhvilluese dhe të paharruara në shumë aspekte të jetës sime. Mirë e kishte Migjeni me vargjet e tija :”E qeshu rini qeshu, bota është e jote”.
Në punën time takoj njerëz nga e gjithë bota. E rendësishme për mua dhe të gjithë avokatët e tjerë është të zgjedhim problemet në mënyrë të drejtë ligjore dhe të ju ndihmojmë atyre që kanë nëvojë.
Mbretëreshen Viktoria te Anglise që udhëhoqi shtetin 63 vjet , me gjatë se cdokush tjetër. Arsyeja e parë që Viktoria më pëlqen si personalitet historik është mosha e saj e re si udhëheqëse vendi, dhe mënyra e zotësisë për të mposhtur maskarenjt. Siq burri i saj Alberti shpesh i thoshte : “Zotësoi rregullat e lojës dhe luaji ato me mirë se ata te tjerët qe duan te të mposhtin”.
Kush është Saranda Iseni?
Pergjigje:Jam 31 vjecare, e martuar dhe kam dy femije. Jam nga qyteti Ohër , Maqedoni. Jetoj qe 12 vjet në Suedi. Jam juriste e diplomuar në Fakultetin e Juridikut në Lund, Suedi. Jetoj në Lund se bashku me familjen time. Punoj si juriste në Malmö, në zyrën time Juridikut Juristfirman Saranda Iséni.
Keni krye shkollën fillore dhe të mesme (degen e pergjithshme) i ka kryer në qytetine Strugës, Maqedoni. Çfarë mundë të na thoni për këtë kohe të rinisë suaj?
Pergjigje:Përsa i përket viteve në shkollën fillore mund të them se kanë qenë të aktivuara në recitim poezish dhe dëshirë të madhe për të shkruar poezi dhe tregime të ndryshme. Po ashtu kanë qenë vite lëngimi pasiqë babai më la shumë të vogël. Isha 10 vjecare kur babai nderroi jete. Humbja e babait më preku thellë në zemër, më shuajti dashurinë fëminore dhe me ngjalli zbrazetirë shpirtërore. Por ne te njejtën kohë me dhuroi forcë dhe guxim të shoh përpara, të përmbaj familjën time, të ndihmojm njeri-tjetrin, të jemi të lumtur dhe gjithmonë të bashkuar.
Ndërsa per sa i perket gjimnazit mundem lirisht të shprehem se ka qenë një ndër periudhat me te bukura te jetës sime. Kanë qenë shumë vite te frytshme, zhvilluese dhe të paharruara në shumë aspekte të jetës sime. Mirë e kishte Migjeni me vargjet e tia :” Qeshu rini qeshu, bota është e jote”.
Çka ju shtyri të migroni nga Maqedonia?
Pergjigje:Ka qenë bashkëshorti im dhe dëshira e madhe për të vazhduar studime universitare në Europë.
Është intersant të na thoni edhe këtë pse migruat mu në Suedi, cfarë njohurish kishit për Suedine ju atë kohë?
Pergjigje:Të them te drejten nuk kam patur njohuri të tepërta por pasiqë bashkëshorti im është i lindur dhe i rritur në Suedi me ka informuar mirë për mundësitë e studimeve universitare. Domethën arsimi universitar është pa pagesë përvec blerjës së librave natyrisht. Gjithashtu shteti suedez ju ofron studentëve mundësi që të mund të huazojn para nga shteti gjatë studimeve.
Verën e 2007 keni lexua një kurs për juridik ne Universitetin e kallmar, pas nxënjës në SFI ku morët edhe njohurit e para në suedisht dhe mu në këtë kohë aritët te ia dilni me ate qellim tuaj, cka ju shtyri te lexoni këtë kurs?
Pergjigje:Arsyeja që unë vendosa të lexoj këtë kurs ka qenë shumë thjeshtë një prëgatitje dhe njohuri më lënden e juridikës pasiqë unë e kisha vendosur më parë se do ti përkushtohesha juridikës. Ka qenë një kurs shumë i begatshëm.
Mu këtë vit arritet të regjistroheni në Unievrsitetine Lund ne fakultetin Juridik dhe diplomuat në vitin 2010 cka mund të na thoni për këtë?
Pergjigje:Dashuria për Juridikun ka qenë ëndërr fëmijënore për mua. Kur kam marrë lajmin se jam pranuar në fakultetin e Juridikës ka qenë një ndjenjë e papërshkruar për mua.
Jam ndjerë krenare por në të njejtën kohë kam ndjerë përgjegjësi të madhe.
Juridika është një degë shumë e rëndë, kërkon zotësi gjuhe, shumë punë, diciplinë dhe shumë kohë. Si student i juridikës, gjuhës së huaj suedeze dhe prind i dy fëmijëve të vegjël ka qenë një periudhë shumë e vështirë pasiqë koha ka qenë shumë e kufizuar. Tani kur po e reflektoj e kuptoj se ato orët e kufizuara kanë qenë të begatshme dhe të diciplinuara. Gjithmonë e kam patur një qellim kryesor, dmth të diplomoj mirëpo gjatë gjithë viteve të studimit kam patur qëllime të vogla , dmth përqendrim të plotë për një kurs dhe pastaj përqendrim të plot për kursin tjetër dhe kështu me radhë. Qellimet janë shumë relevant për të realizuar një dëshirë, ëndërr apo thjeshtë për të arritur ate që njeriu më se tepërmi dëshiron në jetën e ti.
Në fillim keni punua si përkthyese në një zyrë avokatie në Malmö e pastaj në punë administrative në zyrë avokatie, cfare jane përshtypjet tuaja?
Pergjigje:Të punoja si përkethyese ka qenë shumë e dobishme për mua. Kam ushtruar dhe pasuruar fjalorin tim të gjuhës nga të dy anët. Përsa u përket punëve administrative mundem lirisht të shprehem se kanë qenë kohë edukative, të dobishme dhe zhvilluese, pasiqë studimet e juridikës janë të përqendruara me se shumti në teori kështuqë te punoja më ceshtje praktike Juridikut gjatë studimeve ka qenë një dobi e madhe.
Si një e huaj, si e ndjeni veten në punën e avokatit?
Pergjigje:Të them te drejtën as që nuk jam ndjerë si e huaj pasi që jurisprudenca si lëmi shkencore nuk është e kufizuar vetëm te një pjesë njerëzore por është e gjithanshme. Në punën time takoj njerëz nga e gjithë bota. E rendësishme për mua dhe të gjithë avokatët e tjerë është të zgjedhim problemet në mënyrë të drejtë ligjore dhe të ju ndihmojmë atyre që kanë nëvojë.
Tani keni firmën tuaj Juridikut, pas diplomimit 2012, ku kryeni punë të ndryshme Juridikut, beni perkthime nga shqip ne suedisht dhe anasjelltas dhe merreni edhe me qeshtjet azilit, është inetersant për lexuesit tanë të na thoni më shumë për këtë lami, kjo është një brengë e jona?
Pergjigje:Saktë.
Mirrem me degë të ndryshme ligjore dhe poashtu me ceshtje të azilit.
Keni te drejtë, ështe një brengë e madhe e jona. Rendësine e gjuhës shqipe e kam ndjerë me shumë në cështjet e azilit pasi që klientët mund të shprehen në mënyrën e tyre, parasegjithash në gjuhën e tyre dhe jo me ndihmën e një njeriu të tretë (përkethyesit). Për të arritur sukses në një kerkesë azili është e rendësishme të kesh kontakt të drejtëpërdrejte, dhe në këtë mënyrë shmangen të gjitha keqkuptimet. Pasiqë vendimi i Entit të Emigracionit mirret nga ato të dhëna që kerkuesit e azilit i kanë thenë gjatë intervistave të ndryshme.
Për ata që kërkojn leje qëndrimi është e rendësishme të kenë mbështetjen dhe sigurin e dikujt. Të shpërngulesh nga vendlindja nuk është e lehtë por të vendosesh në një vend të huaj është edhe më e vështirë. Është sikur të jesh i verbër dhe i shurdhër në të njejtën kohë.
Sa ka arritur Saranda të krijoje shokë apo shoqe në një mes të ri, në një vend me kuturë tjetër nga ajo që ne kemi dhe cfare janë kontaktet tuaja sot me vendorët?
Pergjigje:Përsa i përket rrethit shoqëror dhe jetës sociale jam shumë e zgjeruar. Kam kontakte miqësore dhe bashkëpunuese me suedez/vendore dhe poashtu firma të ndryshme avokature. Si për shembull Advokatfirman Malmbergs AB dhe zyra avokature “Haxhia dhe Hajdari”.
Jam e hapur për bashkëpunime të reja dhe në lemi të ndryshme jo vetëm Juridikut.
Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj këtu si juriste, cfarë eshtë ndihma e juaj për bashkëkombasit tonë azil kërkues?
Pergjigje:Aktiviteti im më i rëndësishëm në profesionin tim është thënia e të vërtetës ligjore pa marrë parasysh se në cfarë lemi te juridikës bënë pjesë. Faktikisht, besimi dhe vecanërisht sekreti profesional janë tepër relevant në profesionin tim. Për mua si përfaqësuese juridike ligjore është e rëndësishme që ti besoj klientit tim por poashtu është e rëndësishme për punën time që klienti të beson në fjalët e mia dhe fshehtësin time, domethën në sekretin profesional që ka të bejë me cështjen aktuale.
Qëllimi dhe aktiviteti im është që në cdo cështje juridike pa marrë parasysh lemin te jap 100%, domethën të bejë të pamundurën.
Ndihma ime për kërkuesit azil është e shumanshme dhe relevante. Unë kontribuoj me gjuhën shqipe, ju lehtësoj marrjen e informatave, vendimeve dhe apelimeve. Ndihma më e madhe për kërkuesit azilit është mirëkuptimi im i përjetësive të tyre. Për të kuptuar hallin/problemin e dikujt duhet përjetuar ose jetuar në atë vend, me ato tradita dhe probleme. Në ketë aspekt ndjehem me e fortë dhe mund të bej ndryshim.
Po ashtu edhe kërkuesit azil shqiptarë janë shprehur se ata ndjehen më të lirë, te sigurt dhe me të qetë me një përfaqesues juridik shqiptar. Mundohem të ju ofroj sa më shumë mbështetje, miresjelle dhe ndihmë të shumëfishtë dhe të pakufizuar.
Një jurist kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër. Si është nga natyra Saranda?
Pergjigje:E mirësjelltë, dashamirëse, e organizuar, kurioze dhe e vendosur.
Cilat personalitete historike pëlqeni më shumë?
Pergjigje:Mbretëreshen Viktoria te Anglis që udhëhoqi shtetin 63 vjet , me gjatë se cdokush tjetër. Arsyeja e parë që Viktoria më pëlqen si personalitet historik është mosha e saj e re si udhëheqëse vendi, dhe mënyra e zotësisë për të mposhtur maskarenjt. Siq burri i saj Alberti shpesh i thoshte : “Zotësoi rregullat e lojës dhe luaji ato me mirë se ata te tjerët qe duan te të mposhtin”.
Arsyeja e dytë është se mbretëresha Viktoria është një shembull konkret – se cdo gjë është e mundurë. Domethën edhe kur askush nuk beson në aftesin dhe zotësin tende duhet përseri besuar në vet vete dhe berë zbatim, sepse cdo gjë është e mundur me besim në vetvete dhe vetëvlerësim.
Nëse kjo lami që keni studujuar nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente vetën më mirë se në gazetari Saranda?
Pergjigje:Në profesionin e aktrimit.
Të bëhem aktore ka qenë gjithmonë një dëshirë dhe ëndërr e imja. Të them të drejtën e kam patur ketë deshirë paralelt me juridiken. Shpresoj që një ditë të këndon një zog pranvere në dritarën time dhe të më ofron edhe me të voglin rol aktrimi. Do të ishte një kënaqësi dhe përjetim i papërshkruar edhe nese bëhej fjalë vetëm për një rol të vogël aktrimi.
Sa jam i informuar, ju merrenie dhe me shkrime, cili është motivi i juaj në poezitë tuaja?
Pergjigje:Shkruaj shpesh për dashurinë në përgjithësi dhe sidomos për fëmijët. Po ashtu shkruaj për mallin dhe mungesën e babait që ka prekur thellë zemren time fëmijënore. Një plagë e përjetshme.
E lexoni revistën në shqip ”Dituria”që bothet në Skandinavi, c’ka mund te na thoni për te?
Pergjigje:Në radhë të parë ju përgëzoj për punën e mrekullueshme që bëni. Është lexim i këndshëm dhe i gjithanshëm. De facto është një mundësi e cmuar për të gjithë shqiptarët kudo që janë të kenë mundesi të njohin njëri tjetrin, të bashkëpunojnë njëri me tjetrin, të informohen për njëri tjetrin dhe para se gjithashë me gjuhën e ëmbël amtare.
Urime të perzemerta dhe suksese të metutjeshme me gazetën tuaj të cmuar. Ju lumtë për punën që bëni. Respekt te vecant!
Planet tuaja për të ardhmen, cka Saranda mendon dhe ka në fokus?
Pergjigje:Planet e mia janë të tepërta dhe të shumanshme. Por për të arritur një qellim të plotë dhe efektiv është bashkëpunimi me shumë palë i domosdoshëm dhe shumë relevant. Prandaj qellimi im është sa më shumë bashkëpunim.
Ne fokus është themelimi/vendosja e ndermarrjeve/firma te ndryshme shqiptare në Suedi dhe poashtu themelim/vendosje te ndermarrjeve/firma te huaja evropiane/boterore në Shqipëri, Kosove dhe Maqedoni. Vendet tona shqiptare janë duke u zhvilluar si shigjeta të shpejta dhe të mprehta. Do të ishte një privilegj i madh të mund të benim hapjen dhe zhvillimin e firmave të ndryshme shqipetare ketu në Suedi. Po ashtu do te ishte një sukses dhe perfitim për vendet tona nëse do te mund të themelonim firma te huaja ne vendet tona – gjë që do të hapte vende te shumta pune për shumë vendor dhe zhvillimi të nuancuar për vendin tonë.
Po ashtu me rëndësi te theksoj edhe cështjet e rëndesishme azile ku gjakmarrjet/hakmarrjet e tepërta janë aktuale në planet e mia. Se janë ceshtje të renda ku jeta e njerëzve është në lojë. Për një shtet të huaj si psh Suedia nuk është e lehtë që të kupton gjendjet dhe traditat e vjetra të vendeve tona për sa ju përket këtyre problemeve. Sinqerisht, nuk është aspak e lehtë as edhe për Entin e Emigracionit të kupton se forcat e rendit nuk ofrojn ndihmë. Është nje lëmi shumë e rendësishme dhe shpresoj që se shpejti të mund te bejmë dicka të dobishme per familjet e përziera.
Çka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?
Pergjigje:Lumturi të madhe me falë buzëqeshja dhe përgjigjet e sinqerta të fëmijëve te mi!
Ajo që më mundon më shumë është padrejtësia, e pavërteta parimore dhe mashtrimet.
Si e kalon kohen e lirë?
Pergjigje:Të shumtën e kohës mundohem t’ia kushtoj familjes pasiqë puna merr shumë kohë. Përndryshe shkruaj poezi, lexoj romane të ndryshme.
Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?
Pergjigje:Shumë pyetje interesante J. Nuk ka rëndësi vendi por ka rëndësi shëndeti dhe me ke do jetoja, sigurisht me familjen. Po theksoj një mikun tim:”shendeti është një dhe cdo gje tjeter eshte zero”. Nëse ka shëndet ka jetë, ka dashuri dhe ka mundësi zgjedhje jetësore dhe banore. Nëse nuk ka shëndet atëhere për asgjë nuk ka vullnet. (falenderjme bashkepuntorin e Diellit nga Suedia per dergimin e shkrimeve interesante per bashkombasit tane ne Suedi, Sokol demaku)