NGA NDUE BACAJ
HYRJE
Kelmendasit (si dhe Malesorët e Malesisë Madhe e tjer) , ndonse për arësye ekonomike , “kanunore” apo politike , ndër mote e shekuj janë detyruar të largohen nga trojet e tyre autoktone , ku para-ardhesit e tyre kishin lindur , rritur, burreruar dhe me breza të tërë kishin fituar emër të mirë per besë , burreri , bujari , fisnikri ,urti , trimeri dhe atdhetari , Kelmendasit këto vlera e vertyte nuk i harruan kurr , por i kanë ruajtur me “fanatizem” si gjënë më të shtrenjtë. Është kjo aresyeja që Kelmendasit kudo ku kanë jetuar e punuar kanë kultivuar atë jetë të devotshme , krenare e mbi të gjitha atdhetare si vëllezerit e tyre që jetonin në trojet e tyre autoktone të Kelmendit e Malesisë. Kelmendasit e veçanarsiht ata që me një fjalë i quajmë të “Nënshkodres” janë shembulli më sinjifikativ i kesaj trashigimie. Nga kjo trashigimi e mrekullueshme kelmendasish atdhetar , mendova që kesaj radhe të ndajë me “shenjë” trimin e urtë e atdhetar Dedë Cokun e “Gurzit”.
DEDË COKU PRIJËS POPULLOR NË LUFTËN PËR PAVARËSINË E SHQIPËRISË
Dedë Coku ka lindur në vitin 1870, dhe ishte djali i trimit të njohur Cok Prekës të Nikçit të Kelmendit , ku kjo derë bujare ishte shquar ndër mote e shekuj per besë bujari , trimeri e atdhetari. Për këto cilësi në bajrakun e Nikçit , kjo shtepi njihej si derë e parë. Këtë trashigimi të çmuar kjo derë fisnike e mbarti dhe mbajti me nderë e faqe të bardhë edhe në Breg të Mates , ku ajo ishte “detyruar” të banonte prej dekadash. Është kjo aresyeja që shtepia e Cok Prekës në Gurzë e Breg të Mates u shqua për besë , fisnikëri , bujari , burrëri , trimëri , urti e atdhetari , ndaj kjo shtepi dallonte me shej, si shtepia e Cokajve… Djemtë e kësaje derë u shquan pa perjashtim per atdhetari , por si më njohurit janë Dedë Coku dhe vellai i tij Gjeto Coku të cilët njihen si mendeqar e luftëtarë trima në mbrojtje të lirisë , të drejtave kombetare dhe trojeve shqiptare , veçanarisht në vigjilje të shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë… Dedë Çokut si prijës popullor i kishte shkuar zani deri te qeveritaret me randësi të Turkisë. Hasan Riza Pasha ,valija i Shkodres e kishte thirrur Dedë Cokun në një takim “miqësor”, duke i besuar disa “fjalë” të cilat mund tja thoshte vetem një burri trim e besnik që e njihte…. Dedë Cokun e kishte sigurua baron Nopça e ndonjë mik tjeter në Vjenë se Hasan Rizaja nuk ishte kunder pavaresisë së Shqiperisë pasi Turkia kishte mbarua per Shqipnin , që rrezikohej të coptohej nga fqinjet shoven…Nuk kaluan veç dy javë pas ketij takimi dhe kajmekami i Lezhes u lypë Malësorëve xhelep , të dheta e detyrimin e sherbimit ushtarak… Krenët marrin fjalen e kajmekamit dhe në nesre therrasin në kuvend te Kisha e Bregut Mates burr per shtepi , ku së bashku krenë e vogjli , pa pasë nevojë me rrahë çeshtjen bajnë be në Ungjill , jo veç mos me i dhanë turkut çka nuk i kishin dhanë , por mos me ja da të zezen aty e mbrapa deri sa të fitojshin autonominë e plotë kombëtare, ose të mbarojshin me gja e me krye. Tuj pas marr vesht qeverija e Lezhes vendimin e Malësorve, mos me iu shtrua urdhnit dhanun , dhe duke pasur mendimin me dalun me verua në Mirditë , Kajmekami i atij qyteti me 22 qershor (1912) , nji ditë perpara se malësorët të niseshin per bjeshkë , u drejtua me 600 ushtar me u zanë shkallen e Pllanës e të Minjollit e ashtu me u pre rrugen e Mirditës e Kurbinit. Pa dalë kerkun drita Dedë Cokut i erdhi lajmi prej nji miku per rrezikun që i kanosej. Deda lajmroi mbarë vendin të merrshin rob e robi e gjan e madh e tu niseshin sa ma parë per udhtim , e vetë me tridhjetë e dy shokë , ku ishin ma trimat zunë dy prita per me sigurua kalimin e karvaneve. Njana pritë u vu te trapi i Gurzit e tjetra te kalldrami i Barbullojës. Nuk kishin kalua ma se dy orë që ishte lajmrua vendi , e shumica e karvaneve ishin nisë , e të tjerat në të nisun e siper , kur dalin kundruell pritës kalldramit e Barbullojës katerdhjetë ushtarë të primun prej kajmekamittë Lezhes . Kur e shikon ketë Dedë Coku ,kryetar i çetës të malësorve jep kushtrimin te shoket e tij : – Bini burra se sot asht dita me dekë ,dhe sillet kah ushtaret e kajmekamit e u viket : – Kush të jet shqiptar ndër ju të shmanget se nuk kemi të keq me shqiptarët , veç me qeverinë. Pa i krye mirë keto fjalë krisi pushka mbi ta , dhe ma i pari që u rrezua ishte kajmekami . Ushtaret në fillim u pshtjelluan e menjiherë muaren iken , por per së shpejti u bashkuan me një ushtri të madhe turke që e kishin pas lanë mbrapa , me të cilen u riorganizuan per të shti në rreth malësorët… Por malësorët nuk u friguen dhe vijuan luften e tyre të primun nga Dedë Çoku…Me luftëtarët malësor u bashkuen edhe disa gra e vajza pasi kishin sigurua karvanet…1. Dedë Coku per trimerinë dhe largëpamsinë e treguar në krye të trimave kryengritës antiosman është “thirrur “ Leonida i Bregut Matës. Ndersa populli i Gurëzit e më gjërë i thuri kengë Dedë Cokut dhe trimave të kesaj lufte , ku nga kjo kengë popullore po kujtojmë :
“ Ky Dedë Coku në kal me shalë ,
Të tanë Gurzit po i çon fjalë :
Ruanje burra mirë atë zallë ,
Se këndej s’lë asqer me dalë ,
Ka vojtë lajmi në hyqymet ,
Per asqer ske pse dvetë…”
Ndersa poeti kombetar At Gjergj Fishta në ”Iliaden shqiptare “ Lahuta e Malësisë i kushton ketij trimi atdhetar mjaft vargje domethenese , pak nga keto po i citojmë:
“Deda i Cokut kur ka ndie ,
se prej Lezhet kaluar atit ,
Kajmekami vjen me ushtri ,
grue e fëmijë ka qitë ai shpatit ,
e me shokë e me komitë ;
pika e djalit ku kish qellue ,
ka vojtë trimi e ka zanë në pritë ,
mirë ku në armë ata shterngue ,
kanë dhanë fjalen ,janë betue ,
pushken turkut me ia vu ,
prej Shqipnisë turkun me dbu…” 2.
Për këtë luftë trimash gazeta e komunitetkomunitetit shqiptar në Sofje “Liri e Shqipërisë” do të shkruante: “Malësorët e Bregut Mates tuj pa se gati në tanë Gegninë vllaznit e vet kanë rrokë armet e po luftojnë kundra turkut per lirinë e kombit , dhe keta nuk deshen të lejnë ,por nën kryesinë e atdhetarit të flaktë Dedë Çokut që është shtepi ma pasanike ndër malësor, lanë shtepiat e veta me 22 qershor e i dolen para një ushtrije turke që po shkonte prej lezhet në Tiranë dhe u vunë pushken. Lufta zgjati nja tri orë dhe ushtrija turke u kthye mbrapa duke lanë të dekun kajmekamin e Lezhës , katër mylazima , 27 xhenderma dhe qindra ushtarë të vramë e të plagosun. Malësorët moren shumë kual , arka xhebrahane , rroba e mauzerre. Prej malësorve mbeten të dekun e të varruem 47 , e nder ta u plagos edhe Dedë Çoku me të kushririn…”.3. Vlenë të theksohet se trimi Nikollë Miri pati vra komandantin e një çete të ushtrisë turke ,të cilit i pat marrë armet e shpaten , dhe per të vëllan , Markun thuhej se pat vra ma se shtatëmbëdhjetë ushtar ,ndersa Llesh Nikë Daka meritoi me u quejt Leonida i Bregut Mates.. Trimi Llesh Nikë Daka (me të jatin Nikën) do të shkruante një histori në vehte në kullen e tij të rrethuar perballë më shumë se 100 ushtareve turqë. Me ketë rast kujtohet edhe ndihma që i dha Lleshit plaku i urtë Rrust Ademi prej Nikçit… Në keto beteja u vranë komandanti i ushtrisë turke dhe 187 ushtarë..Prej Malesorve kelmendas e tjer ranë heroikisht : Nikoll Miri , Pjeter Miri e Gjergj Nikolla , Mark Dedë Daka , Mirash Ujka e Haxhi Cari- Nikçë , Kolë Lekë Bori –Bogë , Pjeter Bici , Llesh Sokoli –Vukel. Dedë Mirashi –Shkrel , Gjelosh Deli Shpendi- Shaljanë , Prengë Nikolla i Kthellas , dy gra e një femij të shpisë të Nikë Dakes dhe një kushrinë e Gjeto Cokut. Të plagosur mbeten Dedë Coku , Pjeter Sokoli-Nikçë ,Ujk Hasi- Seljanë Mark Doda –Bogë , Prekë Gjoka – Vukel dhe e ama dhe e bija e Llesh Nikë Dakes. U dallua gjatë ketyre luftimeve edhe trimi i urtë Gjeto Coku e tjer . Kjo luftë e Lekëve bëri pershtypje të madhe në disa vise të Shqiperisë . Pa kalua e treta ditë e kesaj lufte do të vinin në kuvendin e Rubigut, (që ishte ba qendra e perpjekjeve të kryengritësve) , së bashku me prijesin malësor Dedë Coku , Pjeter Sokoli e tjer edhe kapiten Marka Gjoni me disa krenë të Mirdites ; Gjin Pjeter Pervizi me Masar beg Toptanin dhe me disa persona të tjer me rendesi të Shqiperisë së Mesme të cilet pergëzuan drejtuesit e kryengritjes per fitoren.. Kur shkoi zani i kesaj lufte në Shkoder ,dhe kosulli i Austrisë e mori vesh trimerinë e malesorëve kishte thënë : “Po ka shqiptarë si në kohen e Skenderbegut ,por nuk ka Skenderbeg me i bashkue e me u pri ..” 4. Guximi i treguar prej malësorve u muar me simpati prej shumkujtë dhe menjeherë u bashkuan te Kuvendi Franceskan i Rubikut …per me u lidhë besen ndermjet vedit per çeshtje kombetare të perbashta. Ketu u beslidhen me Malësorë perveç krenve të dymbedhjetë bajrakëve (Mirditë) edhe krenët e Krujes , të Kurbinit e të Tiranes.Nga pjesmarresit në ketë kuvend , perveç krereve të njohur malësorë e mirditorë dallohen edhe Avdi Beg Toptanin me atdhetarin e flaktë Gjin Pjetrin e Skuarajve. Kuvendi kishte rendesi të madhe edhe per bashkimin e “elementeve” kristjan e muhamedan…5. Emzot Jak Serreqi mbasi lexoi letren e lidhjes kundra turkut të nënshkrueme prej shumë krenëve të krishterë e muhamedanë (me entuziazem) do të thoshte :” A thue do të filloj një epokë e re per të mjeren Shqiperi..?”. Pushka e ketyre kryengritësve nuk “pushoi” më ,ajo pati jehon të madhe në të gjithë Shqiperinë. Gjatë ditve të para të korrikut Dedë Coku së bashku me Gjokë Doden (Shkrel) Kolec Markun (Triepsh) dhe Zog Sokolin (Thethë) dhe njëzet burra të zgjedhur arriten të kapin (te Bishti i Muzhlit) një barkë me matriale ushtarake ,që do të shkonte nga Durresi në Shen Gjin. Me daten 24 korrik duke dalë drita trimat malësorë e kurbinas të drejtuar nga Dedë Coku e Gjin Pjeter Pervizi (Skuraj) ,i zunë pritë te Bregu i Mates një taborri turk të komanduar nga Ali Fehmi Kosturi që vinte nga Tirana.. Me 14 gusht 1912 kryengritesit , lekë , kurbinas dhe prej bajrakve të Lezhes u nisen per në Durres ,ku mendonin ta çlironin nga turqit dhe në kala të ngrejnë flamurin kombetare..6. Poeti kombetar At Gjergj Fishta u kendon ketyre trimave malesor me në krye Dedë Cokun …per ketë ngjarje të nisur me vargjet plot pathos patriotik :
Keta malësorët e Bregut Mates ,
permbas Dedës e Llesh Nikë Dakes ,
kenkan nisë per muzg të nates ,
poshtë në atë Durres ata me ra ,
per të dbuem turkun e në kala ,
si lidhë besë ki’n me “jalli”,
me ngreh flamurin kuq e zi..”. 7.
Me kryengritesit ishin bashkuar edhe Toptanet (Refiku e Masari me sekretarin e tij Zef Harapin). Por në Shen Jak (Shjakë) Toptanet u larguan nga kryengritesit ,ndersa Zef Harapi dhe Ceni i Sanës (vëllau i Abaz Kupit) ,qendruan me kryengritesit. Vlen të theksohet se Dedë Coku mbante me vehte një flamur kombetare…Në Rrushkul kryengritesit takuan në pritë me të oranizuar nga shqiptarë filoturq (Shijakas). Ketu u zhvillua një betejë e ashper në cilen humben jeten 14 shijakas ,por ranë heroikisht trimat: Kolec Marku prej Trieshit , Gjokë Doda prej Shkrelit , Zef Harapi prej Shkodret , Tom Xhuxhi e Gjek Marash Haka prej Vuklit , Prelë Deli Shpendi prej Shalet , Mark Prend Dudi , Mark Per Zefi e Prengë Nikollë Gjeçi prej Bulgrit. Ndersa u plagosen Dedë Coku (per të dyten herë) dhe Llesh Nikë Daka , i cili nga plaget që mori vdiq me 28 gusht…(1912).8. Edhe pas kesaj ngjarje fatale me duhëm tradhtie nuk i ndali kryengritesit malesorë ,të mbajnë ndezur zjarrin e lirisë ,ku me në krye vellezerit kelmendas Dedë Coku e Gjeto Coku , shumë herë ndeshen me ushtritë turke në Shengjin ,në Lezhë dhe per gjatë rruges deri në Shkoder e më gjerë . Gjithsesi Kelmendasit e malesoret e tjerë të ketyre zonave ,së bashku me mirditor ,lezhjan ,kurbinas , krutanë e tjer perveç qendrese heroike ,ata ishin edhe pararendes të mendimit të patrioteve Ismail Qemali , Luigj Gurakuqi , Dom Nikoll Kaçorrin e tjer të cilet donin ta shpallnin pavaresinë nga Durrësi, 9, por ketu nuk ishte e mundur , por fatësisht u arritë në Vlorë me 28 nentor 1912. Data 02 tetor ndoshta është simboli i ketyre perpjekjeve, por mjerisht në krye të ushtrive turke (edhe me shqiptarë fanatik…) ishte shqiptari tradhtar Esad Pash Toptani.. Gazeta shqiptare e Sofjes “Liri e Shqiperisë” me 12 tetor 1912 nder të tjera do të shkruante ..: “Kjo luftë u ba e rreptë fort ,kriste topi e pushka pa ja da , e mos të vinte asqeri prej Lezhet ,ushtria e Esad Pashes pat me u thye… Esadi me ushtrinë e tij dogji 150 shtepia të malësorve , e bashkë me keto shtepia dogji edhe kishen e qelen e priftit.. Ky Esadi po merret vesht sheshazi që u ba vegla e osmanllisë. Neve nuk na vjen keq që Esadi u ba tradhtor i Shqipnisë ,por ma fort na vjen keq që na hini pushka nedrmjet shoqishoqit e po vritna shqiptarë me shqiptarë ,per të miren e osmanllisë e per të zezen e Shqipnisë..”.10. Këtë të zezë Esad Pasha e mori me vehte edhe kur pak ditë më vonë shkoi në Shkoder gjoja per të mbrojtur qytetin nga Malazezet , por me tradhti organizoi vrasjen e Hasan Riza Pashes ,që ndonse nuk ishte shqiptarë qendroi e luftoi ,shumë më shumë se disa shqiptarë… Vlenë të theksohet se Dedë Coku veprimtarinë e tij atdhetare nuk e kishte të “ndarë” kurr nga vendi i origjines (Kelmendi e Malesia e Madhe) dhe kryetrimi legjendar i shqiptarisë Dedë Gjon Luli…
DEDË COKU PAS SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
Dedë Coku me shoket e tij të atdhetarisë edhe pas shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë nuk e ndali luften per mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit e “ri” serbo-malazezët, të cilet kerkonin të “grabisnin’ sa më shumë troje nga Shqiperia. Serbo-malazezet kishin arritur që në muajt e parë të vitit 1913 të pushtonin Shkodren , Lezhen e tjer ,por ata me 14 maj (1913) nën presionin e luftes mbrojtese të shqiptareve dhe fuqive të medha Europiane ishin detyruar të largohen nga Shkodra , Lezha e troje të tjera… Në ketë kohë Dedë Coku me të vëllan Gjeto Cokun mblodhen burrat e rrethit Lezhes dhe në keshtjellë e në bashki ngriten flamurin kombetar . Pas kesaj ata mblodhen edhe burrat e Kurbinit e Zadrimes dhe shpallen një qeveri (lokale) provizore..Kjo qeveri perfshinte Lezhen , Shën Gjinin me rrethe , Zadrimen , Kurbinin , Arbnin ,katundet e Bregut Bunes e të bregut Drinit . Kah Shkodra perfshinte katundet deri afer qytetit , e në anen tjeter mbaronte me Ujë të Droes , Han të Lalgjit e breg të detit. Gjithë ky vend njihte per kryetar qeverijet Gjeto Cokun dhe per N/kryetar Dedë Cokun , të cilet qeverisnin me kanun të vendit nepermjet një komisioni të veçant. Kishin caktuar edhe zyrtaret ma të nevojshem per sigurin e vendit dhe treqindë xhandar. Kryetar i komisionit të Kurbinit ishte Gjin Pjeter Pervizi e Palok Miloti per Zadrimen… Fatkeqesisht kjo nuk vazhdoi gjatë dhe me 7 tetor 1913 vritet tradhtisht kryetari i qeverisë Lezhës (në ndonjë vend e quajnë edhe kryetar bashkie apo prefekt) , nga dora e një xhandari prej Mirdite… Vendin e Gjeto Cokut e zuri si kryetar i Lezhes vëllai i tij Dedë Coku… Në vitin 1914 Dedë Coku së bashku me shumë patriot të tjer malësor e nëshkodrakë e më gjërë ishte perkrahes i flaktë i Princ Vidit , dhe per ketë Deda me shoket e tij të atdhetarisë luftuan kunder kryengritjes antishqiptare të holldupëve me në krye Haxhi Qamilin që kerkonin sulltani e sundimit turko-osman në Shqiperi. Në vitin 1915 Dedë Coku me partinë e vet e pau të aresyshme tju a lëshojnë pa pushkë “qeverinë” e Lezhes esadisteve ,pasi disa malësor ishin thyer prej Esadit ,dhe çdo rezistencë kishte rrezik per një luftë civile në mes njeri tjetrit.11. Dedë Coku ishte shquar edhe si një luftetar i paepur në mbrojtje të trojeve etnike shqiptare nga shovenet serbo-malazez , te cilet e kishin kapur e internuar (me ndihmen e esadisteve) .. Me daten 25 janar 1916 forcat Austro-Hungareze të drejtuara nga gjenerali Ignac Trollman liruan nga internimi Dedë Cokun së bashku me patriotin Luigj Gurakuqi , Prengë Bibë Doden , Fejzi Alizotin , Aqif pashë Biçakçiun dhe Said Pashen..12. Në vitin 1917, Dedë Coku si patriot dhe politikan i sprovuar ishte edhe antar i një delegacioni të shqiptarëve që “vizituan” Vjenën zyrtare… Ky patriot i madh malësor vazhdimisht qendroi në krah të atyre shqiptareve që donin të ndertonin një Shqipëri të pavarur , të lirë , të zhvilluar e demokratike , ndaj Deda kishte qenë mbështetës aktiv i kongresit të Lushnjës 1920 , dhe perkrahes i qeverive të mëpasme që punuan për Shqipërinë. Dedë Coku ka qenë deputet në parlamentin e vitit 1924 . Ai perkrahu Ahmet Zogun kur bënte punë të mira , dhe ja “perplaste” në sy kur vepronte gabim. Në vitin 1937, Dedë Coku ishte në krye të një delegacioni të katolikëve të veriut të Shqiperisë që vizituan Romën dhe u takuan me Papën. Pushtimin fashist të Shqiperisë ky patriot e perjetoji me dhimbje , por një dhimbje shumë më e madhe dhe më e tmerrshme do ti vinte Shqiperisë me 29 nentor 1944 ,kur komunistet me mashtrime , luftë civile e gjakë do të merrnin në “dorë” Shqiperinë. Ketë e dinte mirë patrioti i sprovuar nacionalist Dedë Coku , prandaj ai nuk u pajtua me komunistet, ideologjin dhe pushtetin e tyre . Komunistet pa marrë parasysh kontributin e madh në luften për shpalljen dhe konsolidimin e pavaresisë së Shqipërisë e dënuan me pushkatim me 22 gusht të vitit 1945 , në moshen 75 vjeçare. Siç e kishin zakon komunistet e pa fe e pa atdhe, trashigimtarët e Dedë Cokut i persekutuan , privuan e shpronsuan , deri në vitin 1991, kur shteti komunist shqiptar u rrezua , dhe në vend të tij “lindi” pluralizmi e demokracia. Në keto vite të demokracisë patrioti Dedë Coku , u rivlersua per kontributin atdhetar të tij (dhe vëllait tij Gjeto Coku), dhe nga pushteti lokal i Lezhes nderohet me titullin ,“Nderi i Lezhës” (si dhe në qendër të qytetit u ngritën bustet e Dedë e Gjeto Cokut), ndërsa Presidenti i Republikes (z. Bujar Nishani) i jep dekoraten më të lartë “Nderi i Kombit”…
REFERENCAT:
1.At Marin Sirdani, Ndriçime të Historisë ,të kultures e artit shqiptarë ,fq.140-142, Shpresa-Prishtinë 2002.
2.At Gjergj Fishta ,Lahuta e Malësisë ,fq.483, Romë 1991.
3.Gazeta Liri e Shqiperisë , nr.47 dt. 26 qershor 1912.
4.At Marin Sirdani, Ndriçime të Historisë ,të kultures e artit shqiptarë, fq.143-145.
5.At M. Siradani, Françeskanet në Shqipni dhe shqiptaret katolik në lamë të atdhetarisë,fq.143-144.
6.At Marin Sirdani , Ndriçime të Historisë ,të kultures e artit shqiptarë, fq.147.
7.At Gjergj Fishta , po aty , fq.485.
8.At Marin Sirdani , Ndriçime të Historisë, të kultures e artit shqiptarë, fq.150-152.
9.Sejfi Vllamasi , Ballafaqime Politike 1897-1944 ,fq.47-48.
10.”Liri e Shqiperisë” me 12 tetor 1912.
11.At Marin Sirdani , po aty ,fq.162-163.
12.Kastriot Dervishi ,gazeta 55 , dt.29 qershor 2016.