Mbrëmjen e 3 shtatorit, pikërisht në datën kur humbi jetën apostulli i shqiptarizmës, Mithat Frashëri, dega e Federatës Vatra në Queens me kryetar dr, Skënder Murtezani, ka organizuar një takim përkujtimor. Inisiator i këtij organizmi ishte vetë dr. Skënder Murtezani, i cili kishte ftuar në këtë takim nderues edhe Shkrimtarin Naum Prifti, aktivistin e njohur dhe sekretar i Shoqatës Camëria Sali Bollati, studiuesen Julika Prifti, Bashkim Musabelliu, Uke Gjonbalaj, Bujar Golemi dhe editorin e Diellit, Dalip Greca.
Në takim u sollën copëza nga jeta e Mithat Frashërit, jetë që e shkriu për Kombin. Po ashtu u sollën copëza nga momentet e fundit të jetës së tij si dëshmi të pesonave që iu ndodhën pranë në castet e fundit, ku mendja e ndritur e kombit mbylli sytë larg vendit për të cilin pat shkrirë jetën dhe pasurinë.
Gjatë takimit u propozua që për vitin e ardhshëm që është përvjetori i 65-të i vdekjes të organizohet një simpozium po në këtë hotel, i cili ka gjasa të jetë hoteli ku mbylli sytë mëmëdhetari mendjendritur më 3 tetor 1949. Hotel Lexinton ka ndryshuar disa herë emrin dhe kohët e fundit u rikthye sërish tek emri i vjetër. I ndërtuar që më 1925 ky hotel ka pritur dhe përcjellë personalitete të larta nga e gjithë Bota. Po aty ishte vendosur edhe presidenti i Republiëks së Shqipërisë dhe stafi i tij gjatë qëndrimit në New York.
kujtim says
Shqiperia ka nevoje ketu,, kjo ka qene dhe enderra e Frasherit ,, dhe e qindra bashkatedhetareve ,, ketu ta japim kontributin tone qe shqiperia te behet ,, tek njerzit tane ,, fiset tona ,, qe regjimi komunist kaq shume i sulmoi e i percau ,, ketu ne shqiperi ,,ne parlament me nje parti te vertete te djathte qe te perfaqesoje shtresen tone ,,mbare trevat shqipetare ,,atdhetaret e vertete ,,
Nihat Bakalli says
Cuditem se si nuk jane ftuar edhe disa personalitete, qe kane qene shume afer dijetarit e udheheqesit te pa-vdekshem!
Te varri i te ndjerit kemi vene nje kurore lulesh cdo vit,
duke e perkujtuar me nderim kete njeri te madh!
Aty ku sot pushon Ai, gjenden edhe shume njerez te tjere te permendur, si Prof. Zef Pali, Dr. Ali Koprenska, Dr. Ruzhdi Daca, Lufto Toto, Talat Karagjozi, ne krahe te te cilit ndrroi jete Lumoja i pa-harruar!