Ati i Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, Ati i Vatrës, Imzot Noli, nuk i përket vetëm Shqiptarëve të Amerikës, por të gjithë kombit Shqiptar/
Të Martën në mbrëmje, me 10 Nëntor 2015, Dega e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA në Queens, New York, u mblodh në takimin e radhës. Të pranishmit i ka përshëndetë kryetari i kësaj dege Dr.Skender Murtezani,i cili propozoi, që takimi t’i kushtohej figurës së Imzot Nolit, Atit të Kishës Ortodkose Atutoqefale Shqiptare, Atit të VATRËS, i cili 50 vite të shkuara u nda nga Jeta toksore, në Florida dhe u varros në Boston, SHBA.
Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” gjithmone e ka luajtur rolin udheheqes ne parandalimin apo shkaterrimin e vlerave kulturore kombetare dhe si pikë referimi ka pasë kolosët e saj Nolin dhe Konicën. Nje nga vlerat e cmuara, qe eshte vertet per t’u admiruar, për të cilën na respekton e gjithe bota, eshte ruajtja shekullore e harmonise fetare. Dhe merita i takon përvec të tjerëve edhe Imzot Nolit që e mbolli herët farën e harmonisë dhe vëllazërisë fetare.
Ne kete vit perkujtimor te 50 vjetorit te vdekjes se Atit tone, vatranet e kujtojne, e vlerësojnë, e cmojnë dhe nuk do te lejojne te anashkalohet rendesia e pa kontestueshme qe ka At Fan Stiljan Noli. Federata Vatra organizoi në Nju Jork, në ditëvdekjen e Atit të Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare, Imzot Nolit, një akademi përkujtimore më 13 Mars 2015.Dega e Vatrës në Queens, e përfaqësuar në atë veprimtari, sot propozon që rivarrimi i Nolit në Shqiperi, është jo vetëm në të mirë të simbolikës së bashkëjetesës, por dhe i domosdoshëm, si vlerësim për personalitetin e tij. Kthimi pasvdekjes i Nolit në Shqipëri do te gezojë jo vetem vatranët, por te gjithe Ortodoksit shqiptare kudo qe jane si dhe të gjithe shqipfolsit ane e kend botes.
Noli eshte Jezusi i vertet i ruajtjes se balances fetare edhe ne mileniumet e se ardhmes. At Noli, ky korife i Kishës dhe i Kombit, i Kulturës dhe inteligjencies, eshte zemra e sodit dhe kauza e tij kurr nuk do te thyhet nga asnjë shqipfoles apo shërbëtor i cfardo ngjyre.
Ne, vatranët e degës së Queens-it propozojme që : Eshtrat e At Nolit te prehen ne vendin qe ai e deshi dhe për të cilin punoi aq shume. Ai, qe me aq mundim krijoi Kishen Autoqefale Shqiptare, dhe meshen e mbajti ne gjuhen e nenes, per ta kuptuar te gjithe shqiptaret, e meriton që të prehet në tokën e Mëmdheut. Ai ishte jo vetëm krijuesi dhe udhëheqësi i Kishës, por edhe Kryeministër i Shqipërisë, ishte kryediplomati që coi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve.
Ne falenderojmë edhe Bibliotekën Fan S. Noli pranë Kryekishës së Shën Gjergjit që e përkujton me 22 Nëntor Hirësinë e Tij me Simpozium Shkencor dhe Vperimtari Kishtare, por do të donim që edhe Kisha e Nolit, të rreshtohet krahas Vatrës në këtë nismë për kthimin e Nolit në Shqipëri. Imzot Noli nuk i përket vetëm Shqiptarëve të Amerikës, por të gjithë kombit Shqiptar. Ne mendojmë se sot, eshte momenti historik i kthimit të Nolit në Atdhe sepse ishte ai që e bëri Kishën Ortodokse Shqiptare të fliste Shqip. Fatkeqsisht sot, Kisha Shqiptare Autoqefale e Nolit flet greqisht dhe jo shqip. Kur kreu i kësaj Kishe, sot e kryen Meshën në gjuhen greke, si mund të flasim për Autoqefali të kësaj Kishe? Nëse Noli do të ishte gjallë ai do të kthehej atje për të rikthyer gjuhën shqipe në Kishë.
Te gjithe anëtaret e degës së Vatrës të Queens-it, të pranishëm në takim, e miratuan propozimin duke shtuar se rivarrimi te behet ne oborrin e Kishes Ortodokse ne qender te Tiranes, për të mbrojtë me praninë e tij, të pasvdekjes, Autoqefalinë e rrezikuar.
I kerkojme Kryesise se Vatres në NY si edhe Kishes Ortodokse Shqiptare ne SHBA, i kërkojmë At Liolinit, që te bashkohen me propozimin tone dhe të nisim procedurat me Shtetin Amerikan dhe atë shqiptar par ta riatdhesuar Nolin.
Me shprese te aprovimit te kerkeses tone per rivarrimin e eshtrave te At Nolit nga Bostoni ne Tirane i drejtohemi :
Kryesise se Federates Panshqiptare te Amerikes” Vatra’ me seli në Nju Jork, Kishes Ortodokse Shqiptare ne Boston dhe Qeverisë shqiptare.
Shenim: Kryesia e Federatës Vatra e mori në shqyrtim kërkesën e degës së Vatrës Queens mbrëmjen e datës 12 Nëntor. Me propozimin e editorit u vendos që të publikohet, ndërkohë që Kryesia është duke studiuar rrethanat , do të bisedojë me palët e interesuara, dhe do të konsultohet për procedurat ligjore.
Vatra Dega Queens
Kryetar
Dr Skender Murtezani
Ne Foto: Pamje nga takimi i deges se Vatres Queens me 10 Nëntor 2015
Sadik Elshani says
C’u be me nismen per rivarrimin e eshtrave te Mit’hat Frasherit ne Shqiperi. Edhe kjo ceshtje nuk duhet lene anash.
skender murtezani says
I nderuar zotri Elshani.
Rivarimi i eshtrave te gjeniut te kombit nuk esht haruar, presim qe ta marim origjinalin e autopsise nga organet e shtetit. Kemi nevoje pike se pari te marim autorizimin nga nje anetar e familjes, te cilin e kami identifikuar por akoma nuk e kemi mare. Ky premtim do te mbahet po nuk do te jete projekt i mencur para se te mbaron procesi i marjes se raportit te plote.
Sa per At Nolin po te lexoni kerkesen e deges sone do te kuptoni urgjencen per inicijative.
me nderime
Dr Skender Murtezani
Sadik Elshani says
I nderuar dr. Murtezani,
Ju pergezoj per punen dhe angazhimin tuaj dhe te Vatres ne kete drejtim. Une vetem pyeta nga kurreshtja dhe desha te di se ku qendron ky proces ne kete cast. Ju faleminderit per pergjigjen.
Me shume nderime,
Sadik Elshani
sami says
TË Nderuar Organizator të shoqates VATRA ju jeni të mrekullushem në gjitha vizijonet e KOMBIT
saipërket organizimit të kti qëllimi i mirfillt për tanderuar njeriun që kamerita pamas sikur
FIGURA E PAHARUARR E KOMBIT FAN NOLI
duhet paqetër meu nderua në vendin e vet poati kukalindur dhe ka veprua për KOMBIN e vet dotë ishte nderi i gjith mërgimtarve dhe i KOMBIT JUPRIFT E MARA.
vasua says
mos duhet te merret aprovimi i priftit te mallkuar politikan grek amullato,armik i betuar i shqiperis.
ky maskara ka uzurpuar vendin dhe kishen tone te themeluar me shume mund nga noli i madhe,cpo bejm ne per ta shporur kete nga shqiperia?
Bill says
Urime zoti Skender per nismen tuaj
Eshte per tu lavderuar
Uroj qe c’do gje te shkoj mbare !
kristo terbuqi says
Ne rrethana krejt te pavarura prej meje, isha deshmitar ne kohe e ne hapsire i kesaj nisme, e cila mu duk teper e gjetur dhe qe do e nderonte Vatren pa mase .