Nga ELIDA BUÇPAPAJ/
Ambasadorja Amerikane në Prishtinë Tracey Ann Jacobson në një debat të organizuar sot nga FOL nën sloganin Fol Hapur, në deklarimin e saj, përveç të tjerave, përdori një zhargon popullor të gjuhës shqipe, i cili në rrjetet sociale pati reagime të ndryshme, të cilat e mbështesnin dhe jo mënyrën jo diplomatike të Ambasadores Tracey Jacobson.
Kur po mbushen 5 muaj plot pas mbajtjes të zgjedhjeve dhe kur pritet një ndërhyrje nga Faktori Ndërkombëtar, sidomos ai Amerikan, zonja Jacobson në deklaratën e sotme u shpreh hapur kundër thirrjeve për protesta. Po ashtu, ajo tha se të gjitha palët janë të ngatërruara me afera korruptive, se “korrupsioni është traditë e liderëve” dhe në fund përdori shprehjen shqip “Mos i dhini punët”, çka çoi që, brenda disa minutash, deklarata e saj të bënte xhiron e botës, e shpërndarë përmes Youtube-it dhe e botuar në të gjitha gazetat dhe platformat e gjuhës shqipe.
Nëse do të kishte përdorur ndonjë shprehje anglisht, nuk do të shkaktonte këtë reaksion, por në gjuhën shqipe ngjalli përshtypje. Duket qartë se Ambasadorja Amerikane ka njohuri të gjuhës shqipe dhe kjo është diçka shumë pozitive, pasi njohja e gjuhës shqipe e ndihmon të mos ketë nevojën e interpretëve për të marrë direkt informacione dhe kontakte, por gjithsesi duhet të ketë kujdes, sepse, nëse disa ekspresione të tipit që ajo përdori në shqip, ato në anglisht mund të kenë përdorim të gjërë, përfshi edhe zhargonin diplomatik, ndërsa në rastin konkret, kumtuar në shqip pati një tingëllim bizar. Ajo ndofta e përdori këtë ekspresion nisur nga tema e debatit “Fol Hapur”.
Siç e thashë, deklarata e zonjës Jacobson mori dhenë. Ajo u botua dhe u shpërnda kudo, përfshi edhe rrjetin social Facebook. Dhe menjëherë pas saj reagoi deputetja e LDK-së Doruntinë E.Maloku përmes një statusi vendosur në profilin e saj zyrtar, i cili menjëherë pati të njëjtën shpejtësi qarkullimi si deklarata e zonjës Ambasadore. Në status Doruntina shkruan tekstualisht si më poshtë: “A eshte roli i nje diplomati te nivelit te larte, siç eshte ambasadori, qe t’u tregoje lidereve te nje shteti te pavarur e demokratik se a e kane dh.. apo jo punen ne vendin e vet?” “Për me shume” vazhdon më tutje Doruntina “hapeni faqen e Departamentit te Shtetit te SHBA -se dhe shihni rolin qe ka ne nje shtet te huaj – nje ambasador i emeruar nga Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe i konfirmuar nga Senati!”.
Statusin e Doruntinës e botoi menjëherë gazeta Express, e cila po ashtu me shpejtësinë e dritës botoi përgënjeshtrimin po nga Doruntina, sipas të cilës këtë status nuk e kishte shkruar ajo, por një administrator i saj.
Një tjetër flop brenda ditës. Kësaj here nga një deputete e re e Parlamentit të Kosovës, e bija gazetarit dhe publicistit të shquar Enver Maloku, martir i fjalës të lirë, i cili në kohën e terrorit prej pushtimit nuk frikësohej por e përhapte të vërtetën që përjetonte populli i Kosovës.
Doruntina E.Maloku ishte një nga deputetet e votuara nga sovrani më 8 qershor, pikërisht si bija e Enver Malokut. Është normal. Fatmirësisht tani lufta ka marrë fund dhe Doruntina nuk i ka ato vështirësi që përballte i jati i saj i nderuar. Por duhet të ketë kujdes. Të mos ia lejojë vetes që të bëjë këtë figurë aspak interesante që bëri duke e shkruar statusin dhe duke e hequr, ose duke mos e shkruar ajo statusin, por duke e shkruar në murin e saj, me emrin e saj një lloj administratori. Kjo është e papranushme. Aq më tepër kur deputetët e Kosovës janë të papunë prej 5 muajsh dhe të paktën të mos ua lënë profilet e tyre zyrtare të Facebook-ut administratorëve, por t’i mbajnë vetë, sepse aty kanë emrin dhe fotot e tyre, të cilat i ndërrojnë për të treguar se janë të bukura. Po Doruntina është e bukur pa dyshim, por duhet të bëjë edhe politikanen, sepse kur thotë se është person publik, duhet t’i dale zot kësaj pune. Dhe jo vetëm ajo.
J Rrapi says
Mendoj se ambasadorja Amerikane e ka shprehur kaq bukur sa do te jet cmenduri ta kundershtosh. Ne nje kohe qe Kosova nuk eshte antare e kombeve te bashkuara dhe udheheqesit politik sillen ne kete menyre pa ngritur institucionet per 5 muaj jo vetem e kane dhjere por e kane ndyrure. Dhe ta dini ndyerja eshte me e rend se dhjerja.
E falenderoje shume ambasadoren qe e ka thene troce se ndoshta duke e degjuar nga te huajet mund ti vene gishtin kokes keta trima politikane.