Kryesia e Degës së Vatrës Michigan, në takimin e saj të datës 04 Mars 2014 erdhi në konkluzionin se, Vendimi i Kryesisë së Vatrës në New York është i drejtë dhe i bazuar në Kanunoren ( Statutin dhe Programin ) e saj prej më shumë se 100 vjeçar.
Ne gjykojmë, se Kryesia e Vatrës duhet të kishte ardhë në këtë vendim fill pas Kuvendit të prillit 2013, ku ranë në sy tendencat për marrjen e drejtimit të kësaj Federate Panshqiptare.
Dega e Vatrës Michigan e denoncoi këtë synim që në Kuvendin e vitit të kaluar sëbashku me dy degët e Florides dhe disa vatranë të vjetër nga New Yorku.
Qendrimi i Degës së Westchester, nuk është abuzim, por shkelje flagrante e Kanunores dhe Historisë së kësaj Organizate Kombëtare, e cila i shërbej Kombit, jo si qendër biznesi, por si Organizatë Nacionale për të shpëtuar Shqipërinë.
Ky rast le të jetë një mësim i mirë për Vatrën, e cila të tregohet më e vëmendëshme në momentet përcaktuese.
Dega e Vatrës Michigan mbështet vetëm Kryesinë dhe Kryetarin e dalë nga Kuvendi Legjitim i datës 27 Prill 2013.
Detroit, 04 Mars 2014
Ne Foto: Dega e Vatres ne Michigan ne diten e organizimit te saj