DEKLARATA: PDIU i bën thirrje Greqisë që të ulet dhe të dialogojë pa kushte paraprake për zgjidhjen përfundimtare të çështjes çame, zgjidhjen përfudnimtare të çështjes së kufijve detarë dhe të çdo çështje tjetër të hapur mes dy vendeve. Kjo është rruga e vetme për një fqinjësi të mirë./
PDIU reagon ndaj deklaratave të Greqisë për shpallje të njëanshme të kufijve detarë
Greqia agravon situatën me të gjitha vendet fqinje
Deklarimi i njëanshëm prodhon destabilizim në Ballkan
Ndjekim me vëmendje sjelljen e papranueshme të Greqisë
Qeveria shqiptare të paralajmërojë Greqinë
Deklarata e njëanshme, dëmton marrëdhëniet dypalëshe
Shqipëria duhet t’i kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë
Greqia të dialogojë për çështjen çame dhe për kufijtë detarë
Dialogu pa kushte paraprake është zgjidhja e vetme
Çështja e kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk zgjidhet nëpërmjet deklaratës së njëanshme të palës greke në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Krejt e kundërta, Greqia agravon situatën me të gjitha vendet e saj fqinje me një akt të tillë duke prodhuar destabilizim në Ballkan. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ndjek me vëmendje sjelljet e papranueshme të palës greke. PDIU i bën thirrje qeverisë shqiptare që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm diplomatik për të paralajmëruar Greqinë se një veprim i saj i njëanshëm do të dëmtonte rëndë marrëdhëniet dypalëshe dhe do të detyronte Shqipërinë të kundërpërgjigjej me të njëjtën monedhë. Greqia, po tregon se është në panik, duke krijuar armiq në të gjithë Ballkanin. Me një akt të tillë, shteti grek shkon edhe më tej drejt vetëizolimit, duke u kthyer në vatër të destabilitetit në Ballkan. PDIU i bën thirrje Greqisë që të ulet dhe të dialogojë pa kushte paraprake për zgjidhjen përfundimtare të çështjes çame, zgjidhjen përfudnimtare të çështjes së kufijve detarë dhe të çdo çështje tjetër të hapur mes dy vendeve. Kjo është rruga e vetme për një fqinjësi të mirë.
SAMI says
PO KI PROBLEM UKADESHT MEU KRYE MOJTI PO FATKEQSISHT SE KREU POLITIK SHQIPTAR JAN ZHYTUR NE DREDHINA DHE KORUPSION VETUMHAJNI E NKAN VIZIJON KOMBTAR.SE KUFIT MOJTI ISHIN NDA DHE KISHMI MEI MAR TROJET TONA.