TAKIM I DELEGACIONIT TE UNIVERSITETIT TE PRISHTINES ME REKTORATIN E ASU DHE KOMUNITETIN SHQIPTAR TE ARIZONES/
NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/
Ne saje te nje bashkepunimi akademik dhe universitar qe ekziston ne mes te Universitetit te Prishtines dhe Universitetit Shteteror te Arizones (ASU),keto dite per nje vizite pune ne Feniks(Phoenix), qendroi rektori i Universitetit te Prishtines “Hasan Prishtina”,Marjan Dema i shoqeruar edhe nga dy prorektoret e UP-se,Naser Sahiti dhe Faton Berisha.Nikoqir i ketij takimi ishte Rektorati i Universitetit Shteteror te Arizones (Arizona State University),ku eshte biseduar rreth thellimit te bashkepunimit te metutjeshem nder-universitar dhe shkembimeve te stafit te ri akademik dhe arsimor te dy universiteteve respektive.Me kete rast delegacioni i Universitetit te Prishtines ka nenshkruar dhe realizuar edhe marreveshjen e metejme te bashkepunimit me Universitetin Shteteror te Arizones (ASU),duke ofruar keshtu nje asistence te fuqishme te krijimit te nje rrjeti universitar te internetit,qe do te ndihmoje ne avancimin dhe cilesine e metodave te reja te ligjerimit dhe te leksioneve tjera ne UP dhe te institucioneve te tjera arsimore dhe shkencore.Gjate ketyre takimeve sipas koordinatorit te hartimit te projekteve te perbashketa te bashkepunimeve universitare,prof.dr.Stiven Batalden eshte shprehur se per afro 15 vitesh kemi filluar bashkepunimin tone me UP-ne,duke nisur nje varg trajnimesh te profesoreve nga te dy universitetet tona respektive ne sferen e biznesit me menaxhim dhe te administrates publike.Me zgjerimin e bashkepunimit,te dy universitetet zotohen qe ne kete zgjerim bashkepunimi,te perfshihet personeli i gjere akademik dhe ai administrativ.Edhe rektori i Universitetit te Prishtines,Marjan Dema ka folur per nevojen e krijimit te modeleve te reja te perbashketa te dijes dhe te performances ne sistemin e ri arsimor dhe shkencor .Kjo metode e re do te ofroje kushte dhe mundesi te reja per te punuar ne projekte tona te perbashketa dhe per ta zgjeruar bashkepunimin universitar ne mes te dy univeriteteve tona edhe ne te ardhmen” u shpreh ai.Ne fund te te gjitha ketyre takimeve delegacioni i nivelit te larte nga Universitetit te Prishtines vizitoi edhe komunitetin shqiptar te Arizones.Ky takim u mbajt nen patronatin e Shoqates shqiptaro-amerikane “Shqipe e Arizones” dhe me mbeshtetjen e pronarit dhe bashkeatdhetarit tone te restorantit “Nick’s Dinner”.Ne kete takim moren pjese bashkeatdhetaret tane nga treva te ndryshme etnike shqiptare, e qe jetojne dhe punojne ne Arizona,ne kete shtet te larget te Amerikes.Gjithashtu ne kete takim merrnin pjese edhe prof.dr.Stiven Batalden nga Universiteti Shteteror i Arizones (ASU) si dhe prof.dr.Shahin Berisha i cili jeton ne Arizona dhe punon ne disa kolegje amerikane,duke qene hartues i nje varg nismash,projektesh dhe mareveshjeve te bashkepunimit te Universiteteve amerikane me Universitetin e Prishtines.Gjate ketij takimi me bashkeatdhetaret tane ne shtetin e Arizones,rektori i Universitetit te Prishtines “Hasan Prishtina”z.Marjan Dema i njoftoi te pranishmit mbi gjendjen e Arsimit te Larte ne Republiken e Kosoves si dhe me projektet e reja te bashkepunimit te Universitetit te Prishtines me Universitetin Shteteror te Arizones dhe universitetet e tjera amerikane ne pergjithesi.