Shkruar nga ERNESTO GALLI DELLA LOGGIA/ Nё ndodhitё politike t’Evropёs sё sotme ёshtё e lehtё tё lexohet njё pёrkim i veçantё i ngarkuar me shumё mёsime. Pёrkimi ёshtё ai ndёrmjet krizёs sё zvaritur (por tani jo dhe aq) tё regjimeve demokratike evropiane dhё, nё tё njёjtёn kohё, tёrheqjes sё Shteteve tё Bashkuara nga teatri i kontinentit tё vjetёr. Nuk ёshtё njё pёrkim rastёsor. Nё fakt, ashtu sikurse qe vetёm fitorja e anglo – amerikanёve, por nё thelb kryesisht e Sh.B.A., qё nё 1945 pёrcaktoi ardhjen n’Evropё tё regjimeve tё qёndrueshme demokratikё, kёshtu sot duket se ndodh njё dukuri e njёjtё nё kah tё kundёrt. Largohet prania e Shteteve tё Bashkuara nё kontinent dhe jo rastёsisht, nё pёrkim me kёtё largim, demokracitё evropiane janё gjithёnjё e mё shumё nё hall tё madh.
Shumё shpesh harrojmё se n’Evropё demokracia – demokracia liberale e hapur kundrejt tё drejtave shoqёrore, qё ёshtё ajo pёr tё cilёn po flasim – nuk ka patur njё jetё tё thjeshtё. Ёshtё mjaft nё dyshim, sa pёr tё filluar, qё mendimi i madh, i zhvilluar nё kontinent qё nga Platoni tek Heideggeri, ka qёnё pёr tё shumё i dobishёm : e po kёshtu fetё e Kishave mё tё mёdha tё saj, duke filluar nga ajo katolike. Qё nё fillim, zhvillimi i saj politik u gjend nё luftё me pushtete tё lashta, tradita tё ndritura dhe hjerarki tё pёrforcuara; rrezikohej nё çdo hap nga radikalizma shoqёrore vёshtirёsisht tё zotёrueshme.
Ka ndodhur kёshtu, qё mbas disa sukseseve tё rёndёsishёm tё shekullit XIX, dyzetvjeçari i parё i Nёntёqindit evropian, pa demokracinё nё tёrheqje pёrparuese, tё paaftё tё grumbullonte rreth vetes njё miratim tё mjaftueshёm t’i kundёrvihej kёrcёnimit tё ideologjive kundёrdemokratike tё sё djathtёs e tё sё majtёs. Ishte e paracaktuar tё provonte njё humbje mbas tjetrёs, deri nё mёnxyrёn pёrfundimtare tё 1940-ёs. N’atё datё, vetёm dy qoshe tё Evropёs kontinentale, Zvicra e vogёl dhe Suedia mbaheshin ende nё liri. E lёnё nё vetvete historia evropiane kishte shkuar nё njё pёrfundim tё kёtillё.
Ёshtё e dobishme tё mos harrojmё. Ҫfarё do tё kishte ndodhur nёse mё 1940, nuk do tё ishte qёndresa e vetmuar e Britanisё sё Madhe kundёr Gjermanisё naziste, aleate me komunizmin stalinian (dhe kёtё duhet tё kujtojmё: Stalingradi erdhi mbrapa, vetёm mbasi Hitleri sulmoi BRSS), e mё pas hyrjen vendimtare tё SHBA nё luftё? Ҫfarё fundi do tё kishte patur demokracia n’Evropё?
Pёr fat ato gjёra qenё. Fitorja anglo – amerikane dhe prania e gjatё e SHBA nё kontinent – krejt tjetёr nga “Yankee go home!”, e gёrthitur prej vitesh nga shumё bashkatdhetarё tanёt pa tru, deri pardje – kanё qenё vendimtare pёr tё bёrё tё mundur lindjen dhe/ose pёrforcimin e regjimeve politike nё tё cilёt kemi jetuar nё mbasluftёn e gjatё (e sё fundi, pёr tё çliruar Evropёn e Lindjes). Pёr regjimet tona demokratikё, me qёndrёn demokristiane e tё majtёn socialdemokrate, nё cilёsitё e protagonistёve tё plotfuqishёm, me ideologjitё e sё djathtёs dhe aktorёt e tyre shoqёrorё tё lёnё rreptёsisht mёnjanё, dhe me miratimin masiv, tё siguruar nga shpёrthimi i kapitalizmit tё konsumit, nga rritja e pagave dhe nga politikat keyneziane. Edhe gjithё kjo e ndёrthurur nё mёnyrё vendimtare nё marrёdhёnien me SHBA, e mbrojtur nё botё nё çdo drejtim nga mburoja amerikane.
Por pikёrisht marrёdhёniet me SHBA, janё marrёdhёnie qё pashmangshmёrisht po shkojnё drejt drobitjes sё tyre, qё çdo ditё shpejtohet. Nga Bushi i fundit punё pa mbaruar, tek presidenca e tepёr ngordhalaqit Obama, deri tek ajo tuafe e me huqe e izolacionistit-proteksionist Trump, prej kohёsh dy brigjet e Atllantikut nuk bёjnё gjё tjetёr veçse tё largohen. Prej kohёsh Amerika duket se ka vendosur tё tёrhiqet nga kjo pjesё e botёs (e jo vetёm). Sigurisht ёshtё ende NATO, por tashmё e prirur pёr tё qenё vetёm njё organizёm thjesht ushtarak. Njё organizёm qё nga ana tjetёr – pa atё lidhjen e brёndёshme qё sigurohet nga njё bashkёndarje e vёrtetё e vlerave, pa perspektiva e shpresa tё pёrbashkёta, e molepsur nga besimi shumё i pakёt dhe nga mosmarrёveshjet nё rritje tё pёrbёrёsve tё saj, e dobёsuar nga dobёsimi i pёrgjithshёm i drejtimit amerikan – edhe nё rrafshin ushtarak nuk ёshtё mё ajo e njё kohe.
Evropa, pra, ёshtё e vetme, mbas Brexit ёshtё ende mё e vetme nё kontinentalitetin e vet. Nё kёtё vetmi rikthehen nё skenё gjithё karakteret e kundёrta tё gjeopolitikёs sё saj. Kthehet shtyrja e fuqishme hegjemonike e Gjermanisё, gjithmonё nё vёshtirёsi kur bёhet fjalё pёr t’i dhёnё njё formё tё qёndrueshme tё miratuar kёsaj hegjemonie, gjithёnjё e mё shumё e prirur drejt lindjes. Kthehet dёshira jashtё mase dhe e shpёrndarё e Francёs, pёrjetёsisht e pavendosur rreth objektivit pёr tё zgjedhur. Kthehet nё Lindje e mbi Balltik masa kёrcёnuese ruse. Kthehet nё jugё thyeshmёria e drejtimit mesdhetar, e zbuluar ndaj rreziqeve tё reja e tё lashta qё vijnё nga Afrika e Veriut dhe nga Lindja. Kthehet madje edhe dinamizmi turko – ottoman drejt Ballkanit, sot mё i fuqishёm nga forca e rish ungjillizimit islamik.
Nё gjithё kёtё kuadёr zotёron thёrmimi i ideve, i qёllimeve, i vullneteve. Evropa ёshtё e pranishme e heshtur dhe e palёvizёshme para shfaqjes sё shqyerjeve tё saj, e pavendosmёrive tё saj. Nё kёtё Evropё tё lёnё nё vetvete e nё historinё e saj kthehen – me bashkёfajёsinё e gjёndjes ekonomike tё kundёrt: por jo gjithkund e jo nё pёrmasё tё tillё tё rёndё – kthehen veçanёrisht demonёt e historisё sё saj tё shkuar, qё nё dyzetvjeçarin e saj tё parё tё tmerrshёm tё Nёntёqindit, ndihmuan njёherё pёr shёnuar dёshtimin e demokracisё nё kontinent. Kthehen krenaritё dhe sedrat kombёtare, ngasjet etniçiste, pёrshkeshmёria e lehtё nga demagogjia e masave, kundёrparlamentarizmi, pёrçmimi i politikёs dhe i partive. Kthehen mitet e komplotit tё pёrhershёm tё “financёs sё lartё”, kujdesi i acaruar pёr “pastёrtinё” dhe “natyrёn”, sot tё risjella nё versionin ekologjik, e mё pas njё farё parimi pёrçmues pёr institucionet ndёrkombёtare (nga Fondi Monetar tek Oms, tek Bashkimi Evropian), pёshtjellimi intelektual i shtresave tё mesme, e sё fundi protesta kundёr padrejtёsive tё tregut e kuptuar mё shumё si protestё kundёr globalizimit. Siç shihet janё demonё tё lakueshёm si nё drejtim tё djathtё ashtu si dhe n’atё tё majtё (edhe qeveria Di Maio – Salvini ёshtё , nё llojin e saj njё qeveri kuq e zi : jo rastёsisht pikёrisht ashtu siç ndodhi dikur, n’epokёn e dёshtimit tё demokracisё nё kontinentin tonё.
Sigurisht mund tё ngushullohemi duke menduar se historia nuk pёrsёritet kurrё dy herё. Por nga asnjё anё nuk ёshtё shkruar se mbas sё keqes nuk mund tё vijё njё e keqe akoma m’e madhe.
“Corriere della Sera”, 18 qershor 2018 E shqipёroi Eugjen Merlika