Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë z Agron Shehaj vizitoi selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” të Shtunën me 10 nëntor 2018. Ai u prit nga kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto. Kryetari Mishto duke i uruar mirëseardhjen e vlerësoi vizitën e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe e informoi atë rreth veprimtarive të Vatrës në qendër dhe degëve të saj në Amerikën e Veriut dhe Kanada. Po ashtu u këmbyen mendime rreth situatës dhe zhvillimeve në Shqipëri. Ndërsa deputeti Shehaj u shpreh se:Ishte kënaqësi që pata mundësinë të vizitoj Vatrën e Shqiptarëve të Amerikës. Është frymëzuese cfarë kanë bërë dhe bëjnë shqiptarët e Amerikës për të mbajtë gjallë frymën kombëtare për më shumë se një shekull. Uroj që ta vazhdoni veprën e paardhësve që themeluan Vatrën dhe bënë aq shumë punë për cështjen tonë kombëtare!”.
Gjatë takimit u bisedua edhe për bashkëpunim në të ardhmen.
Editori i Diellit shpalosi para deputetit fragmente nga Historia e Vatrës dhe gazetës së saj “DIELLI”.
Në takim ndodhej edhe anëtari I Kryesisë së Vatrës Zef Balaj.
Në fund të takimit deputeti Shehaj shkroi mbresat e tij gjatë vizitës në librin e vizitorëve.