Deputeti i Partisë Demokratike, Mhill Fufi deklaroi dje se asnjë nga autoritetet përkatëse nuk e ka informuar mbi atentatin e planifikuar për eliminimin fizik të tij. Përmes një deklarate për shtyp, Fufi bëri të ditur se e dhe pse si Kryeministri, Kryetari i Kuvendit apo edhe Ministri i Brendshëm kanë qenë në dijeni të këtij atentati, asnjë prej tyre nuk e ka marrë mundimin që ta informojë atë. Fufi përgënjeshtroi deklaratat e disa deputetëve se atij i ishte ofruar mbrojtje fizike. Fufi theksoi gjithashtu se është shpifje e ulët edhe aludimi sikur në këtë skenar qenkan përfshirë njerëz të afërt me ish-kryetarin e Partisë Demokratike.
“Edhe pse rezulton se Kryeministri, Kryetari i Parlamentit dhe Ministri i Brendshëm paskan pasur informacion prej 6 muajsh për një plan të eleminimit tim fizik, unë nuk jam thirrur dhe as nuk jam informuar nga asnjë organ apo institucion për këtë skenar.
Në këto kushte, hedh poshtë trillimet e bëra nga deputetë të caktuar dhe nga Kryetari i Kuvendit, sipas të cilëve më është ofruar mbrojtje fizike.
Eshtë shpifje e ulët edhe aludimi sikur në këtë skenar qenkan përfshirë njerëz të afërt me ish-kryetarin e Partisë Demokratike.
I bëj thirrje drejtësisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të vërë para ligjit përgjegjësit.
Ngjarja është shumë e rëndë dhe kërkon një hetim të thellë objektiv dhe të painfluencuar nga klanet e pushtetit” është shprehur deputeti demokrat, Fufi.
Shikojen nga fytyra cfare ndyresire eshte, A mund te jet ky deputet!!!. Veten ne Shqiperi kane dale ne krye te vendit plehra. Intelektualet e verete kane emigruar, ata qe kane ngelur ne Shqiperi luftojne per te mbijetuar, ndersa kusaret, kriminelet e kane marre ne “dore”kete Shqiperi qe kullon gjak. Levizjet qe po ndodhin tani ne shqiperi jane te organizuar nga klani Berishe-serbi per te mbrojtur ato qe ka vjedhur dhe ka vrare deri tani. O zot! shpetoje Shqiperine nga kriminelet e udhehequr nga krye krimineli Sali Serbi (Berisha). Nuk mund te ndertojne maloket shtet ( se kam fjalen per malsoret)por per cubat qe nuk dine gje tjeter vecse packitje dhe vrasje. Shqiperia nuk eshte prona e Berishes por e gjthe Shqipetareve. Demokracia nuk eshte gjakederdhje (mos harroni 1997) por e debatit per zhvillimin e Shqiperise, te atij vendi perralor me pasuri perrallore. A shiten vend-burimet e naftes?!!!!. Mund te jepen zonat e reja per kerkim por jo ato qe burojne. KRIM i madhe ekonomik i pa pare qe i eshte bere atij kombi qe kur eshte themeluar(1912). E shikoj nga shtypi qe ka dhe ketu ne Amerike “dashnore” te monsteres Berishqe po e heq zvarre ate komb. Turp, zoti u denofte.
Ermali, Cleveland, OH.