Faleminderit shumë kryesuese!
Dëshiroj ta nis fjalën time duke theksuar se Republika e Kosovës qëndron fuqishëm dhe është plotësisht e përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të Këshillit të Evropës. Ne kemi përfshirë, edhe pse nuk jemi anëtar, të gjitha parimet e të drejtave të njeriut të Këshillit në Kushtetutën dhe legjislacionin tonë. Dhe, ne presim të bëhemi anëtari i 47-të i Këshillit, ashtu që qytetarët tanë të kenë qasje në Gjykatën e Strasburgut.
Si shtet, në dhjetë vitet e fundit kemi qenë të përkushtuar për dialog, kemi qenë të drejtë dhe të sinqertë, edhe pse kemi pasur një luftë të tmerrshme.
Qeveria e Kosovës, përfshirë këtu edhe partitë opozitare, dhe unë jam nga opozita, mbështesim plotësisht procesin e dialogut, mbështesim plotësisht normalizimin dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare, e cila do të jetë ligjërisht e detyrueshme, dhe e cila do t’u mundësojë Kosovës dhe Serbisë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Lidhur me temën, dua të theksoj disa gjëra në mënyrë kronologjike: Qeveria e Kosovës ka marrë vendim ligjor për anulimin dhe ndalimin e lëshimit të targave ilegale, të cilat janë targa të Kosovës të lëshuara në Serbi, veprimet e mëvonshme janë planifikuar nga regjimi në Serbi. Barrikadat, sulmet kundër Policisë së Kosovës, sulmet kundër misionit paqeruajtës të NATO-së, personelit, dhe më pas sulmet kundër EULEX-it. Ajo që ne donim është të rikthejmë sundimin e ligjit në Kosovë.
Po e bëjë një pyetje të thjeshtë për secilin nga ju: Pse duhen këto tensione? Pse duhen këto tensione vetëm 40 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës? Ne e dimë shumë mirë, sepse kemi pasur një luftë vërtet të tmerrshme. Falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjeve të NATO-së jemi të lirë.
Ne do t’u jemi përjetësisht mirënjohës Bashkimit Evropian dhe të gjithë ata që ishin përkrahës. Ne e dinim se çfarë do të thotë të ishe pakicë, nuk kemi frikë nga serbët e Kosovës, por nuk do të lejojmë kurrë që regjimi serb, përmes Rusisë, përmes trupave të Vagnerit, të sulmojë vendin tonë. Ne i përkasim Evropës, ne jemi evropianë dhe do të jemi gjithmonë me ju.