DEPUTETJA E LDK DORUNTINA MALOKU – JAM KUNDËR BASHKIMIT TË LDK-së ME PDK-në, PARTINË QË E KA BËRË VENDIN TONË SHTET MAFIOZ/
Në një deklaratë që sapo ua ka shpërndarë mediave, Dorutina Maloku, e bija e Enver Malokut, heroit të fjalës së lirë dhe mendimit të lirë në Kosovë, bën të ditur përcaktimin e saj kundër vendimit të kryesisë së LDK-së për të hyrë në koalicion qeverisës me PDK-në.
Më poshtë vjen teksti i plotë i deklaratës së deputetes Doruntina Maloku:
Te nderuar,
Vendimi arbitrar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës për të hyrë në koalicion qeverisës me partinë që vendin tonë e ka shndërruar në shtet mafioz, PDK-në, është shkelje mbi vlerat dhe parimet që LDK-ja ka kultivuar qe një çerekshekull.
Si përfaqësuese e zgjedhur e popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kam vendosur të votoj KUNDËR këtij bashkimi të papranueshëm me partinë që përfaqëson kupolën e krimit, korrupsionit e të mafias në Kosovë! Dhe e cila madje edhe nga NATO-ja akuzohet për vrasje të politikanëve shqiptarë të Kosovës.
Gjithashtu, nuk do t’i përmbahem zotimit të LDK-së për të votuar pro kryeparlamentarit nga radhët e PDK-së. KUNDËR!!!