Ish zv/Kryetar i Vatres/
Investimi i perendimorëve për një “po” në referendumin e( IRJM ose FYROM), ishte shumë i madh, por edhe dëshpërimi nga dështimi është pothuaj i tillë, vetëm se nuk është deklaruar akoma. Ata (perendimorët), nuk e kanë vënë akoma gishtin mbi arsyet e këtij dështimi, (jo se nuk i dinë), por sepse do të bëjnë edhe lëvizjen e fundit për të bindur nëntë deputetë të opozitës që të ndryshojnë qëndrim dhe marrveshja Greqi – FYROM të mund të miratohet në parlament. Qofsha i gabuar, por gjykoj se edhe kjo do të jetë një përpjekje po ashtu e dështuar. E them këtë sepse në gjykimin tim, janë shumë arsye të cilat të mbledhura së bashku u bënë si ortek në realizimin e dështimit të referendumit. Disa prej këtyre arsyve mendoj se janë:
Pyetja e parë shtrohet tek emërtimi “Republika e Maqedonisë së Veriut”, a ishte me të vërtetë zgjedhja e duhur që i kënaqte të gjitha palët? Mendoj se jo. Mund të ishte “Republika e Shkupianës” ose “Republika e Ohridës”, për të cilat nuk do të kishte kontestime se sejcili komunitet ruante trashgimninë, identitetin dhe nacionalitetin nën emërtimin e ri dhe do të ishte e pranueshme si nga maqedonasit e shqiptarët banues në ato treva dhe nga grekët. Emërtimi “Maqedonia e Veriut” është parë më shumë si një hile greke për pretendime teritoriale në të ardhmen se sa një zgjidhje e qëndrueshmë dhe e pranueshme. Pra ky mund të konsiderohet fillimi i dështimit.
Tjetër problem është deklarimi se FYROM ka një million e tetëqind mijë votues të regjistruar, kur në të gjitha votimet e deri tanishme nuk ka patur kurrë më shumë se një million e dyqind mijë. Pyetja shtrohet a u pastruan listat zgjedhore nga ky deficit i një parregullsie të madhe,( sa u la jashtë listës edhe Kryetari i Parlamentit)? Apo të dyja partitë maqedonase LSDM dhe VMRO janë të interesuar që ky numër të qëndrojë i lartë se prodhon më shumë deputet për maqedonasit duke ndarë bashkë fiktivitetin në kurriz të shqiptarëve?
U deklaru (nën gjuhë )se referendumi do të jetë konsultativ. Po pse u ul niveli i referendumit në këtë shkallë , kur në ndihmë të tij u prononcuan dhe shkuan në FYROM gati të gjithë udhëheqësit euro- atllantikë ? A po ky ishte thjeshtë një shteg manovrimi në rast dështimi (thënë ndryshe dështim i paramenduar)?
A pati përpjekje serioze (gjatë ndërmjetësimit për emrin e ri ) për të sqaruar se tashgimnia antike e Maqedonisë së vjetër, nuk ka lidhje me identitetin e maqedonasve të sotëm . Për më tepër këta të fundit nuk mund të bëhen posedues të saj, vetëm se Jugosllavia e Titos ju dha emërtimin “Republika e Maqedonisë”. Komuniteti maqedonas realisht nuk kanë një identitet të tij (sepse janë një konglomerat me përbërje: bullgar, vlleh, turq, serb, rom, egjyptian etj) dhe me insistim po kërkojnë të përvetësojnë një identitet që nuk ju takon.
Kryeministri Zoran Zaev me deklarata pompoze u përpoq ti bindëte perendimorët se cdo gjë po ecën mirë dhe referendum do të fitojë sesbën. Si mundën perendomorët ta besonin atë kaq qorrazi?
Opozita dhe Presidenti qenë hapur kundër referendumit. Ku e gjenin ata forcën për tu ballafaquar pa as më të voglin hezitim kunër perendimorëve? A mos vallë pati një lëvizje të nëndheshme ruso-turke që shërbeu si gjenerues anti euro-atllantik e për të cilin askush nuk po thotë një fjalë të vetme?
Pse nuk dolën votuesit e komunitetit maqedon masivisht në referendum sic u trumbetu nga qeveria dhe segmente afër saj? A mos vallë ka një krizë të fortë politike brenda komunitetit maqedonas midis LSDM-së dhe VMRO-DPMN e cila shërbeu si cfryrje e dufit në referendum ?
A është i mjaftueshëm konstatimi i qeverisë se referendum (ato pak që votuan) ,pati prirje të theksuar pro NATO e BE, për ta legjetimuar një përmbysje në parlament megjithse pjesmarrja ishte shumë e ulët?
Në se skenari i votimit në parlament dështon, Zaevi ka thënë se do të shkohet me një herë në zgjedhjë të jashzakonëshme. Por a ka shanse qe ndonjë parti a grupim politik, të fitojë 81 vota në këto zgjedhje dhe të miratojë në parlament ndryshimet kushtetuese për emrin “Maqedonia e veriut”? Mendoj se jo. Pra kriza do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve, ku FYROM do të jetë në Gadishullin Ilirik një shtet me sistem politik si Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Pra synimi NATO-BE do të vijë duke u venitur.
Po për faktorin shqiptar në ato treva cfarë perspektive ka në këtë situatë shumë komplekse? Ata janë faktor pro europianë, pro perendimor dhe pro euro-atllantik. Dolën në votime shumë më shumë se maqedonasit dhe votuan pro referendumit. Kurse e ardhmja për to është shumë e pa qartë dhe nuk varet vetëm nga qëndrimi i tyre, por është i lidhur ngushtë me qëndrimin e komunitetit maqedonas në se do të vazhdojnë të jetojnë në një shtet të përbashkët.
Parë nga ky kënd shikimi, është bazike dhe e domosdoshme që si për votimin në parlament ose shkuarjen në zgjedhje të jashtzakonëshme, faktori politik shqiptar të jetë i bashkuar më qëndrime e në vendim marrje , sepse të gjitha opsionet do të shtrohen në tavolinë.
Deri tani numuri i regjistrimeve fiktive zgjedhore ka cuar edhe në fiktivitetin e e mbi popullimit të strukturave të policisë e shërbimeve sekrete me njerëz të komunitetit maqedonas në dëm të komunitetit shqiptar. Por kjo nuk duhet lejuar në të ardhme në asnjë mënyrë në se maqedonasit duan të jetojnë në të njejtën ngrehinë politike me shqiptarët. Në të kundërt ata vetë do ti shkatërrojnë themelet e atij shtetit pa emër që sot quhet “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”.
Në se problemi nuk zgjidhet në parlament, gjykoj (qofsha i gabuar) se shkatërrimi i IRJM-s po afrohet. E them këtë se Europa ka zgjedhjet e veta afër dhe nuk ka kohë për të humbur me një minishtet pa emër dhe identitet. Kurse SHBA-ja ka bërë aq shumë për atë shtet sa do të jetë e lodhur të merret edhe më tej me cingrima.