Shkruan: Arben Llalla*/
Kryeministri Sali Berisha firmosi vendimin për dhënien e shtetësisë shqiptare për disa kategori njerëzish që kanë origjinë shqiptare. Ky vendim qeveritar edhe pse duket pozitiv në të ardhmen mund ti nxjerri probleme Republikës së Shqipërisë nëse vërtetë vendimi në fjalë do të aprovohet nga Kuvendi dhe do të zbatohet me ritme të shpejta.
Ideja për tu dhënë shtetësi shqiptare, shqiptarëve dhe qytetarëve të disa vendeve të ndryshme që kanë origjinë shqiptare është e mirë, e vlerësoj edhe pse është e vonuar, por duhet të bëhet projekt seriozë sepse çështja mund të dali jashtë kontrollit duke rritur numrin e minoriteteve që jetojnë në Shqipëri. Pra, duhet të jepet shtetësia me kategori të ndryshme, faza-faza, duke mos e dëmtuar demografinë e popullsisë dhe prishjen e disa raporteve të politikave së fqinjësisë së mirë me disa shtete. Në fillim duhet të ngrihet një Komision i posaçëm me njerëz që kanë njohje të thella rreth fenomenit në fjalë sepse mundet të fitojnë shtetësi shqiptare në masë të madhe grekët, turqit, serbët, boshnjakët, italianët etj., dhe vjen një ditë, brenda 10 viteve të ardhshme që shqiptarët e Republikës së Shqipërisë të ndihen minoritet në shtetin e tyre.
Nga shkrimet të botuara në disa gazeta kemi mësuar se janë rreth 5.000 vajza shqiptare që janë martuar me serb dhe sllavomaqedonas dhe të imagjinoni sikur fëmijët e tyre dhe bashkëshortët të fitojnë brenda natës shtetësinë shqiptare me të drejtën e votës. Në këtë rast do kemi një rritje të minoritetit sllav në Shqipëri sepse nga ana e logjikës fëmijët e lindur dhe të rritur në Serbi dhe në Maqedoni(fjala është për vajzat shqiptare të martuar me sllav dhe jo shqiptar në të dy këto rastet) kanë kulturë sllave dhe jo shqiptare, pra ndihen serb dhe sllavomaqedonas.
I njëjti problem do na lindi edhe me vajzat apo djem shqiptar që janë martuar me grek, italian, boshnjak, turq etj.
Një frik tjetër është se shumë shqiptar që jetojnë në vendet fqinje si Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Serbia, duke përfituar shtetësinë Shqipërisë mund të braktisin trojet e tyre përgjithmonë duke u vendosur në Shqipëri. Paramendoni sikur rreth 200 mijë shqiptar nga Maqedoni dhe Serbia të zhvendosen në Shqipëri çfarë humbje kombëtare do kemi. Pra, duhet shumë kujdes edhe në këto raste. Tek e fundit territori i Republikës së Shqipërisë është i vogël, më shumë malor-kodrinor se sa fushor. Shqiptarët duhet te zgjerohen në Kosovë dhe Maqedoni për jetuar më mirë sepse këto dy vende kanë fusha të pafundme dhe jo të ngushtohen brenda Republikës së Shqipërisë.
Mundet që tu jepet pasaporta Shqipërisë në aspektin e mirënjohjes kombëtare shqiptarëve në Bullgari, Rumani, Ukrainë dhe Hundëzakëve (kalashët) që jetojnë në Nuristan midis Afganistanit dhe Pakistanit. Shqiptarët në këto vende njihen si minoritet kulturor dhe histori sepse shumë pak e kanë ruajtur identitetin kombëtar, pra atë gjuhësor.
Sa për deklaratën që Kryeministri tha se 10% e popullsisë në Greqi është shqiptare mendoj se ka gabuar qoftë në aspektin politik ashtu edhe historik. Në aspektin historik rreth 40% e popullsisë së Greqisë së sotme kanë origjinë shqiptare dhe nga mosha 50 vjeç e lart e flasin gjuhën shqipe arkaike në ato zona ku janë shumicë grekët me origjinë shqiptare. Por lind pyetja Sa ndihen ata shqiptar ose sa është numri i arvanitasve që ndihen më parë shqiptar se grek?
Mendoj se Shqipëria është e vonuar për ti vlerësuar arvanitasit për kontributin e tyre në drejtim të ruajtjes së identitetit dhe kulturës sonë kombëtare. Në 23 vite demokraci asnjë grup arvanitas nuk është ftuar zyrtarisht për të dhënë koncert apo për të vizituar qytetet tona historike. Për të njohur më mirë njeri-tjetrin. Kontributi për të njohur më thellë arvanitasit dhe jetën e tyre u takon studiuesve të pavarur dhe emigrantëve se sa shtetit shqiptar i cili është treguar indiferentë ndaj tyre.
Do të ishte më mirë në vitet që jetojmë që qeveria shqiptare të ngrejë çështje më serioze për tu kujdesur më shumë për shqiptarët që jetojnë historikisht në Greqi dhe Turqi duke kërkuar të drejtat e tyre. Duke i kërkuar këtyre dy vende që të njohë minoritetin shqiptar në bazë të Marrëveshjes së Lozanës dhe të Konventave Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Shteti shqiptar do bënte mirë që të ushtronte presion ndaj Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë që të ndalin dhunën shtetërore nga shqiptarëve etnik që jetojnë në këto vende. Qeveria shqiptare do bënte mirë që të ngrejë çështjen e mohimit të shtetësisë së Maqedonisë së rreth 30 mijë shqiptarëve etnik të cilët edhe pse kanë lindur dhe jetojnë në Maqedoni u mohohet shtetësia dhe janë njerëz pa adresë në këtë republikë të brisht. Do të ishte punë më kombëtare nëse Shqipëria do të tregonte kujdes për ortodoksit dhe katolikët shqiptar të Maqedonisë duke ju dërguar edhe ndonjë prift që mesha të mbahet në gjuhën amtare shqipe. Do të ishte më kombëtare nëse Shqipëria do të kërkonte zyrtarizimin e librit të Abetares në Maqedoni për fëmijët shqiptarët të cilët që nga viti 2007 nuk e dinë çfarë është libri i Abetares sepse ky libër është i ndaluar me ligj që të mësojnë fëmijët me kombësi shqiptare.
Këto janë vetëm disa probleme që mund të zgjidhen të atyre shqiptarëve që qeveria jonë dëshiron tu japi shtetësi shqiptare me fjalë shpejt e shpejtë.
Gjërat duhen të shikohen me ftohtësi sepse shpesh herë nga emocionet e forta që përjetojmë mund të marrim vendime të gabuara që do na kushtojnë shtrenjtë në të ardhmen. Në çastet emocionale të forta njeriu nuk duhet të marrë vendime serioze dhe afatgjate.
Në përfundim dua të denoncoj me këtë rast publikisht institucionet e gjendjes civile në Shqipëri të cilat nuk regjistrojnë në certifikatat e familjes anëtarët e familjes të cilët nuk kanë shtetësi shqiptare. P.sh në rastin tim prej 10 vitesh gjendja civile në Elbasan nuk ma jep certifikatën e familjes së plotë e thënë shqip figuroj i martuar por s’ka emrin e bashkëshortes, pra familja ime shënohet vetëm im bir duke shkelur rëndë ligjet vetë punonjësit e administratës shtetërore. Për gruan më thonë se nuk është shtetase e Shqipërisë dhe nuk mund ta regjistrojmë. Ky është një veprim primitiv i gjendjes civile në Elbasan. Në të njëjtën kohë në Maqedoni, Greqi apo gjetkë edhe nëse s’je shtetas i këtyre vendeve përbërja e familjes figuron e plot e plotë.
*Arben Llalla, Historian dhe publicist
Sali Bollati says
Intelektuali Atdhetar z.Arben Llalla shkruan shume bukur dhe qarte; por fatekeqesia e Shqiperise se 1912 konsiston ne faktin se qeveritaret atje nuk mendojne per Shqiperine por vetem e vetem per vehten e tyre.Ne tast se ne kushtetuten e Shqiperise shkruhet qe duhen mbrojtur te drejtat e shqiptareve qe jetojne ne tokat e tyre, por nen sundimin e grekeve, serbeve dhe maqedonase; kjo nuk zbatohet. Ne Shqiperi u jepen te drejta me shume teprime grekeve ardhacake, vazhdojne te “zgjidhen”(ose me shqip emerohen) si deputet, ministra etj. ndersa femijet e tyre nuk dine as shqip. Kurse per Shqiptaret e Camerise, jo vetem qe nuk njihen, por gjasme Konsullata e Janines as nuk ka guximin te shkoje e te bisedoi me ta? Si eshte e mundur qe ne kohen e komunizmit, Ambasadori I Shqiperise ne Athine shkonte ne Gumenice e fliste SHQIP me kryetarin e asaj bashkie dhe degjonte qe ka dhjetra fshatra qe flasin Shqip!!! Pse a jemi shtet me I dobet se atehere, megjithese jemi antar I NATO-s??!
Ndersa kerkesa e z.Llalla per meshe ne gjuhen shqipe per shqiptaret e krishtere te Maqedonise, I them HARROJE NE NJE KOHE QE EDHE NE SHQIPERI MESHOHET SOT GREQISHT??