*Diaspora- Juria me katër profesioniste:Festivali i katërt “Zërat e rinj 2016” një sukses Profesionsitësh/
*Rrugëtimi nga festivali në festival i fëmijëve shqiptarë në Amerikë./(Festivali i katërt “Zërat e rinj 2016” ) /
*Çmimi i Parë iu akordua këngës “E madhja dhe e Vogla”, teksti dhe muzika Kolec Gajtani, orkestrimi Roland Guli, kënduar nga Enesa & Jona Dedinca shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY. NÇmimi i Parë iu akordua këngës “E madhja dhe e Vogla”, teksti dhe muzika Kolec Gajtani, orkestrimi Roland Guli, kënduar nga Enesa & Jona Dedinca shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY. FOTO:/Kryetari i Jurise Ylli Kalaja, duke shpalle kengen fituese “E madhja dhe e Vogla”, kenduar nga Enesa & Jona Dedinca shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY./
Nga Violeta Mirakaj/
Dhe Qershori erdhi përsëri, Qershori i festës së përfundimit të vitit shkollor të të gjithë fëmijëve kudo në botë, Qershori i festës së fëmijëve shqiptarë. Kështu me traditën e krijuar këtu në New York, u gëzua Ditën e fëmijëve, me traditën shqiptare, me traditën e festivalit të këngës për fëmijë.
Në këtë mbrëmje qershori, në ambjentet e “Symphony Space” Brodway, 95 street në Manhattan u prezantua Festivali e katërt në diasporën e Amerikës “Zërat e Rinj 2016” – “Youth Voices 2016”. Për të katërtin vit ideatorja e këtij aktiviteti, Pranvera Çobo me pasion dhe profesionalizëm e drejtoi me sukses festivalin e fëmijëve me staf realizues të përbërë nga:-Julia Ilirjani- Regjisore Sabir Kanaqi- Assistant Regjisor/Regjisor televiziv; Pranvera Çobo – Drejtuese Artistike;Violeta Mirakaj – Libretiste: Bashkim Braho – Koreograf MA; Justina Fishta -Martini – Mësuese muzike MA; Albana Graca – Koreografe e AAKVSH, NY; Hamdi Gjana – Mësues muzike PA; Lorend Çobo – Koordinator Organizativ i Festivalit
Mbështetësit kryesor për realizimin e këtij aktiviteti ishin:- Shoqata Shqiptaro – Amerikane Pan Vatra e cila mundësoi ftesat për pjesëmarrësit të ardhur nga Shqipëria – Kryetar Z. Gjon Buçaj; Shoqata Atdhetare Kulturore “Bijtë e Shqipes” që bëri të mundur organizimin e fëmijëve nga shkolla shqipe “Gjuha Jonë”, pranë kësaj shoqate me kryetar Z. Tajar Domi; Albania Culture TV me stafin realizues, të cilët kanë qenë bashkudhëtarë që në fillimet e këtij projekti; Bordi i prindërve të AAKVSH, të cilët kanë bërë të mundur vazhdimësinë e këtij festivali dhe futjen e tij në traditën e aktiviteteve kulturore këtu në diasporën e Amerikës; Nicky’s European Market- President Z. Tony Musaj; Albanian American Open Hand Association INC, Z.Aleksandër Nilaj; Deda Family; Dako Family si në veçanti TeleALBA mundësoi përmes objektivit të saj xhirimin dhe transmetimin në platformën Tring Digital.
Konkurimi i këngëve më gjuhën tonë amtare, melodia , kënga dhe vallja të interpretuar nga fëmijët krijuan një atmosferë festive dhe urimi për të gjithë fëmijët dhe të pranishmit
Programi ishte i ndërtuar ng 20 këngë, 14 këngë krijime të reja, konkuruese, dhe 6 të tjera këngë të viteve nga repertori i festivaleve për fëmijë.
Vlerësimet e këngëve konkuruese u realizua nga Juria me profesionista në fushën e artit si- Ylli Kalaja – Kryetar Jurie, anëtarë- Rakipe Karaj, Ilir Dangëllia dhe Paulin Trieshi.
Eva Junçaj dhe Lorivert Çobo me shkathtësi dhe elokuencë realizuan prezantimin e programit.
Rrugëtimi i fëmijëve nga festivali në festival me tingëllimën e bukur të muzikës shoqëruar me ngjyrat e zërave të fëmijëve tregoi dhe një herë ekzistencën e një kombi, të kombit shqiptar, ekzistencën e një gjuhe, gjuhës shqiptare me të cilën u shpalos dashuria për jetën , dashuria për paqen dhe lumturinë.
Gjeografia e zërave fëminorë filloi me fëmijët e New York, u pasua me artistët e vegjël nga Philadelphia dhe vazhdoi me fëmijët e talentuar të Bostonit.
Buqeta me këngët të kompozuar enkas për këtë festival erdhën nga kompozitorë në Shqipëri dhe këtu në Amerikë si:- K. Gajtani, A. Kaçinari, S. Tukaj, Y. Kalaja, H. Gjana, B. Hysa, N. Dula, R. Guli, Y. Ramzoti, A. Ymeri, A. Kola, E. Cili, A. Vezuli dhe J.Mehmeti. Muzika e këtyre këngëve gati për dy orë na dha kënaqësi, ëmbëlsi, na solli ëndrrat dhe gëzimet fëminore, lojërat dhe jetën e tyre të përditëshme….
Muzika dhe tekstet e këngëve ishte pasqyrimi dhe reflektimi i botës shpirtërore të të gjithë moshatarëve të vegjël, të të gjithë fëmijëve të botës dhe treguan – Se fëmijët janë pranvera e kësaj toke
Gëzimi i kësaj bote
Ata janë një premtim
Për të ardhmen në zhvillim
Në fund të programit u bënë vlerësimet e këngëve:- Çmimi Inkurajues- “Nëna ime e dashur”, teksti/ muzika/ orkestrimi Ernis Çili; këndoi -Ejdia Daku. Çmimi i interpretimit më të mirë “Nexhmije Pagarusha”- iu akordua këngëtares Rrebeka Martini dhe fëmijët nga Boston, MA; -tekst,muzikë dhe orkestrimi nga Adem Ymeri. Çmimi i Talentit “Motrat Qiriazi” e morën Isabela Ulaj, Rona Dedinca, Andrew Dedaj dhe Nicky Musaj me këngën “Profesionet”, teksti- Suela Tukaj, muzika dhe orkestrimi- Jetmir Mehmeti. Çmimi i Tretë iu dha- “Gjuhën ta ushtrojmë” teksti/muzika/orkestrimi – Alexandër Vezuli, këndoi – Jona Dedinca, shoqërojnë fëmijët e AAKVSH, NY. Çmimi i dytë iu dha këngës “Përrallë”, teksti/muzika dhe orkestrimi nga Alfred Kaçinari, këndoi Isabela Ulaj shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY.
Çmimi i Parë iu akordua këngës “E madhja dhe e Vogla”, teksti dhe muzika Kolec Gajtani, orkestrimi Roland Guli, kënduar nga Enesa & Jona Dedinca shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY.
Kjo mbrëmje fëminore ishte një dialog muzikor, një bashkëbisedim në gjuhën shqipe edhe se këta fëmijë kanë lindur këtu në Amerikë treguan dhe shijuan thënien e Gëtes :- “O zë i ëmbël sa mirë tingëllon gjuha amtare në vend të huaj”
New York,13 Qershor 2016
Rrugëtimi nga festivali në festival i fëmijëve shqiptarë në Amerikë./
(Festivali i katërt “Zërat e rinj 2016” ) /
*Çmimi i Parë iu akordua këngës “E madhja dhe e Vogla”, teksti dhe muzika Kolec Gajtani, orkestrimi Roland Guli, kënduar nga Enesa & Jona Dedinca shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY. NÇmimi i Parë iu akordua këngës “E madhja dhe e Vogla”, teksti dhe muzika Kolec Gajtani, orkestrimi Roland Guli, kënduar nga Enesa & Jona Dedinca shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY. FOTO:/Enesa & Jona Dedinca shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY. duke interpretuar kengen fituse/
Nga Violeta Mirakaj/
Dhe Qershori erdhi përsëri, Qershori i festës së përfundimit të vitit shkollor të të gjithë fëmijëve kudo në botë, Qershori i festës së fëmijëve shqiptarë. Kështu me traditën e krijuar këtu në New York, u gëzua Ditën e fëmijëve, me traditën shqiptare, me traditën e festivalit të këngës për fëmijë.
Në këtë mbrëmje qershori, në ambjentet e “Symphony Space” Brodway, 95 street në Manhattan u prezantua Festivali e katërt në diasporën e Amerikës “Zërat e Rinj 2016” – “Youth Voices 2016”. Për të katërtin vit ideatorja e këtij aktiviteti, Pranvera Çobo me pasion dhe profesionalizëm e drejtoi me sukses festivalin e fëmijëve me staf realizues të përbërë nga:-Julia Ilirjani- Regjisore Sabir Kanaqi- Assistant Regjisor/Regjisor televiziv; Pranvera Çobo – Drejtuese Artistike;Violeta Mirakaj – Libretiste: Bashkim Braho – Koreograf MA; Justina Fishta -Martini – Mësuese muzike MA; Albana Graca – Koreografe e AAKVSH, NY; Hamdi Gjana – Mësues muzike PA; Lorend Çobo – Koordinator Organizativ i Festivalit
Mbështetësit kryesor për realizimin e këtij aktiviteti ishin:- Shoqata Shqiptaro – Amerikane Pan Vatra e cila mundësoi ftesat për pjesëmarrësit të ardhur nga Shqipëria – Kryetar Z. Gjon Buçaj; Shoqata Atdhetare Kulturore “Bijtë e Shqipes” që bëri të mundur organizimin e fëmijëve nga shkolla shqipe “Gjuha Jonë”, pranë kësaj shoqate me kryetar Z. Tajar Domi; Albania Culture TV me stafin realizues, të cilët kanë qenë bashkudhëtarë që në fillimet e këtij projekti; Bordi i prindërve të AAKVSH, të cilët kanë bërë të mundur vazhdimësinë e këtij festivali dhe futjen e tij në traditën e aktiviteteve kulturore këtu në diasporën e Amerikës; Nicky’s European Market- President Z. Tony Musaj; Albanian American Open Hand Association INC, Z.Aleksandër Nilaj; Deda Family; Dako Family si në veçanti TeleALBA mundësoi përmes objektivit të saj xhirimin dhe transmetimin në platformën Tring Digital.
Konkurimi i këngëve më gjuhën tonë amtare, melodia , kënga dhe vallja të interpretuar nga fëmijët krijuan një atmosferë festive dhe urimi për të gjithë fëmijët dhe të pranishmit
Programi ishte i ndërtuar ng 20 këngë, 14 këngë krijime të reja, konkuruese, dhe 6 të tjera këngë të viteve nga repertori i festivaleve për fëmijë.
Vlerësimet e këngëve konkuruese u realizua nga Juria me profesionista në fushën e artit si- Ylli Kalaja – Kryetar Jurie, anëtarë- Rakipe Karaj, Ilir Dangëllia dhe Paulin Trieshi.
Eva Junçaj dhe Lorivert Çobo me shkathtësi dhe elokuencë realizuan prezantimin e programit.
Rrugëtimi i fëmijëve nga festivali në festival me tingëllimën e bukur të muzikës shoqëruar me ngjyrat e zërave të fëmijëve tregoi dhe një herë ekzistencën e një kombi, të kombit shqiptar, ekzistencën e një gjuhe, gjuhës shqiptare me të cilën u shpalos dashuria për jetën , dashuria për paqen dhe lumturinë.
Gjeografia e zërave fëminorë filloi me fëmijët e New York, u pasua me artistët e vegjël nga Philadelphia dhe vazhdoi me fëmijët e talentuar të Bostonit.
Buqeta me këngët të kompozuar enkas për këtë festival erdhën nga kompozitorë në Shqipëri dhe këtu në Amerikë si:- K. Gajtani, A. Kaçinari, S. Tukaj, Y. Kalaja, H. Gjana, B. Hysa, N. Dula, R. Guli, Y. Ramzoti, A. Ymeri, A. Kola, E. Cili, A. Vezuli dhe J.Mehmeti. Muzika e këtyre këngëve gati për dy orë na dha kënaqësi, ëmbëlsi, na solli ëndrrat dhe gëzimet fëminore, lojërat dhe jetën e tyre të përditëshme….
Muzika dhe tekstet e këngëve ishte pasqyrimi dhe reflektimi i botës shpirtërore të të gjithë moshatarëve të vegjël, të të gjithë fëmijëve të botës dhe treguan – Se fëmijët janë pranvera e kësaj toke
Gëzimi i kësaj bote
Ata janë një premtim
Për të ardhmen në zhvillim
Në fund të programit u bënë vlerësimet e këngëve:- Çmimi Inkurajues- “Nëna ime e dashur”, teksti/ muzika/ orkestrimi Ernis Çili; këndoi -Ejdia Daku. Çmimi i interpretimit më të mirë “Nexhmije Pagarusha”- iu akordua këngëtares Rrebeka Martini dhe fëmijët nga Boston, MA; -tekst,muzikë dhe orkestrimi nga Adem Ymeri. Çmimi i Talentit “Motrat Qiriazi” e morën Isabela Ulaj, Rona Dedinca, Andrew Dedaj dhe Nicky Musaj me këngën “Profesionet”, teksti- Suela Tukaj, muzika dhe orkestrimi- Jetmir Mehmeti. Çmimi i Tretë iu dha- “Gjuhën ta ushtrojmë” teksti/muzika/orkestrimi – Alexandër Vezuli, këndoi – Jona Dedinca, shoqërojnë fëmijët e AAKVSH, NY. Çmimi i dytë iu dha këngës “Përrallë”, teksti/muzika dhe orkestrimi nga Alfred Kaçinari, këndoi Isabela Ulaj shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY.
Çmimi i Parë iu akordua këngës “E madhja dhe e Vogla”, teksti dhe muzika Kolec Gajtani, orkestrimi Roland Guli, kënduar nga Enesa & Jona Dedinca shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY.
Kjo mbrëmje fëminore ishte një dialog muzikor, një bashkëbisedim në gjuhën shqipe edhe se këta fëmijë kanë lindur këtu në Amerikë treguan dhe shijuan thënien e Gëtes :- “O zë i ëmbël sa mirë tingëllon gjuha amtare në vend të huaj”
New York,13 Qershor 2016
EC says
*Çmimi i Parë iu akordua këngës “E madhja dhe e Vogla”, teksti dhe muzika Kolec Gajtani, orkestrimi Roland Guli, kënduar nga Enesa & Jona Dedinca shoqëruar nga fëmijët e AAKVSH, NY. NÇmimi i Parë iu akordua këngës “E madhja dhe e Vogla”, teksti dhe muzika Kolec Gajtani, – teksti Alfred Capaliku