Manifestimi i dibranëve në “Orion Palace” në qytetin e Brooklynit- Nju Jork, shënoi edhe fillimin e aktiviteteve në zonën e ashtuquajtur e “Tri – Shteteve” me rastin e 28 nëntorit- Ditës së flamurit…../
Nga BEQIR SINA, Brooklyn NY/
BENSONHURST – BROOKLYN NY : Në Nju Jork, ishte Shoqata Atdhetare Dibra, mbrëmë e cila nisi veprimtarit e komunitetit shqiptar me manifestimet për 28 nëntorin Ditën e Flamurit – 101 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptarët e Amerikës, nëntorin e shohin si muajin më të rëndësishëm, kudo që janë, pasi është ky muaj dhe kjo ditë e shënuar, ajo, që i bashkon të gjithë shqiptarët, prej nga e kaluara e vuajtjes dhe sakrificës, por edhe deri tani tek shpresat që kan për një të ardhme më të ndritur.
Manifestimi i dibranëve në “Orion Palace” në qytetin e Brooklynit- Nju Jork, i cili shënoi edhe fillimin e aktiviteteve në zonën e ashtuquajtur e “Tri – Shteteve” me rastin e 28 nëntorit- Ditës së flamurit, mblodhi së bashku dhjetra familje dibrane, të cilave iu bashkëngjiten në këtë festë, edhe bashkëatdhetar tanë, miq dhe dashamirë nga Shqipëria, Kosova e viset e tjera shqiptare.
Të pranishmit në fillim të darkës solemne, nderuan me qendrim në këmbë; himnin kombëtar të Shqipërisë e atë të Shteteve të Bashkuara. Himni kombëtar Amerikan u këndua nga tenori i ri i talentuar Bledar Maqellara, ndërsa ai i Shqipërisë, u kënduan nga sopranoja e njohur nga Shkupi, Deshira Ahmeti-Kerliu, ekzekutuar nga orkestra Fisnikët.
Më pas me një minutë heshtje të pranishmit qëndruan në këmbë, në shenjë nderimi për të gjithë ata të rënët, martirët dhe dëshmorët e kombit tonë, ata që dhanë jetën për flamurin kuq e zi me shkabën me dy krena gjatë gjithë historisë tonë shekullore –
Në këtë mbrëmje festive mori pjesë edhe përfaqësuesi shtetit të Kosovës, Konsulli i Përgjithshme i Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Bekim Sejdiu, zoti Michael J. Cusick, një ligjvënës i shtetit të Nju Jorkut, i cili përfaqëson Qarkun 63të, tëKuvendit të Shtetit të New York, distrikt ky që ndodhet në ishullin e “dibranëve” Staten Island, Dr.Skënder Kodra, Kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Artit, zoti Rrape Ruci, President i Institutit “Gjergj Kastrioti, Skënderbeu”, si dhe veprimtar të tjerë të dalluar të komunitetit.
Manifestim me rastin e 101 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, e deklaroi të hapur udhëheqësja e kësaj feste, Julinda Daci, e cila kujtojë qysh në fillim të fjalës së saj se së bashku para një viti në mënyrë solmne, në një ambjent tjetër po kaq të bukur, kremtuam jubileun madhështor të njiqind vjetorit të pavarësisë të atdhetut tonë të dashur.
“Ndërkohë, tha ajo sonte rishtazi e kemi për nder të kujtojmë bëmat e rilindasve tonë të shquar edhe në njëqind e një vjetorin e pavarësisë së saj. Të kujtojmë e nderojmë pikërishtë të gjithë ata që frymëzuan masat e gjëra popullore, për një luftë të pa kompromisë ndaj të huajve, të cilët nuk donin vetëm nënshtrimin, si në kohën e turqëve, po më keq se aq: shuarjen e kombit shqiptar, për t’u shtrirë vetë në ato troje”
Fjalën kryesore në nder të 101 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, e mbajti kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra, zoti Musa Paçuku, i cili pasi falenderoj të pranishmit për pjesmarrjen dhe mysafirët e nderuar, dashamirët dhe miqt e shoqatës, mbajti një fjalim mbi rëndësinë dhe vlerat që mbart kjo festë, për të gjithë shqiptarët kudo që janë.
“Jemi mbledhur sot në këtë mbrëmje të bukur festive ashtu si për çdo vjet me këtë ditë të shënuar, që të kujtojmë dhe të festojmë 101 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, tha Paçuku, posaçërishtë, atë ditë kur më 28 nëntor të vitit 1912, kur populli shqiptar kurorëzoi ëndërrat dhe aspiratat mijëvjeçare të tij – duke i dhënë fund sundimit më të gjatë në historinë e tij, sundimit osman dhe duke shënuar kështu kthesën rrënjësore dhe historike për fatet e kombit të tij”.
Gjatë fjalës së tij, ai permendi faktin se Pavarësia mbart sakrificat e shumë brezave, duke u kthyer në një vepër popullore, në themelet e së cilës kishte vënë gurë gjithë Shqipëria.
“Ngaqë, jemi dibranë, theksoi më tej kryetari i kësaj shoqate zoti Musa Paçuku, në këtë ditë të shënuar nuk mund të lë pa permendur rolin dhe kontributin e dibranëve në Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntorë 1912. Pra, dëshiroj të potencoj se kontributi dhe lufta e dibranëve, iu bashkëngjitë asaj të gjithë shqiptarëve, prej Kosovës e deri në Çamëri, kudo ku i thonë Shqiptari” permendi Paçuku.
Më pas ai tha se “ky kontribut i dibranëve, ka qenë para dhe pas kësaj periudhe. Mbasi për këtë të shumtë kan qenë historian, hulumtues dhe studiues të historisë shqiptare vendas dhe të huaj – të cilët mendojë se me fakte dhe dokumente të kohës, kan shkruar shumë për rolin dhe kontributin e shqiptarëve të trevave veri-lindore të Shqipërisë gjatë historisë, ku përfshihen Dibra dhe dibranët të cilët kan një vend historik në rolin dhe kontributin e tyre në Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntorë 1912.”
Në fund të fjalës së tij kreu i dibranëve pohojë;, megjithëse, Shqipëria, është anëtare e NATO-s, Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe ndodhet sot shumë afër qëllimit të saj strategjik e kombëtar. dhe ajo po aspiron të bëhet nesër pjesë e asaj së cilës i përket gjeografikisht, Evropës së qytetëruar Bashkimit Europian, dhe Kosova sot është e lirë dhe e pavarur, çështja shqiptare ka avancuar shumë, ne të gjithë shqiptarët, kudo që jemi të ndërgjegjëshëm për të thënë; se çështja jonë ende nuk ka përfunduar. Pra, tek të gjithë shqiptarët mendojë se ka shumë për të bërë: Eshtë çështja çame që duhet zgjidhur, janë më shumë të drejta për shqiptarët që duhen realizuar që ata të mos driskriminohen në Presheve Bujanovc e Medvegje, si dhe në Mal të Zi, e të tjera”
Më tej, duke i dhënë fjalën folësit të rradhës moderatoria e festes, tha se “nuk mundem të le pa permendur dhe miqesinë tonë me popullin amerikanë, të R. së Shqiperisë me SHBA, përkrahjen që i kan dhënë Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara prej presidentit Wilson, Bushi i vjetër me “Vijën e Kuqe’ në prag të Krishtëlindjeve, në 1991, dhe deri tek roli i presidentit Klinton gjatë luftës në Kosovë, dhe ai vendimtarë i Presidentit George W. Bush në pavarësinë e Kosovës, si dhe mbështja e administratës Obama” tha ajo duke ia dhënë fjalën përshëndetëse ligjvënësit të shtetit të Nju Jorkut, zoti Michael J. Cusick, mikut të shoqatës Dibra në Staten Island. I cili, pos përshëdetjes së rastit duek përcjell urimet më të përzemrta të 28 Nëntorit, tha se jam i impresionuar nga puna dhe kontributi i shqiptarëve në distriktin 63të në ishullin Staten Island.
Manifestim me rastin e 101 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, e përshëndeti në emër të qeverisë së Kosovës, Konzulli i Pergjithshëm i Republikës së Kosovës në New York , ambasadori Bekim Sejdiu,
Në emër të Republikës së Kosovës dhe në emër tim personal kisha dëshiruar me këtë rast të përshëndes shoqatën Dibra, për ftesën të marë së bashku me ju pjesë në këtë festë të bukur, tha ambasadori Sejdiu.
“Me këtë rastë shpreh gjithashtu në emër të Republikës së Kosovës, të cilën unë e përfaqësojë në SHBA, një falemnderim të veçantë për atë që Dibra dhe dibranët bënë për Kosovën, gjatë momenteve më të vështira të saj – eksodin e madh gjatë luftës së Kosovës – për çlirimin dhe pavarësisnë e Kosovës – mbasi poulli i Kosovës dhe R. e Kosovës nuk do t’a harrojë asnjëherë atë që bëtë ju për Kosovën “.
Në këtë përvjetor, viojë Konsulli i përgjithëshëm i Kosovës, të madh ne festojmë e kremtojmë edhe të arritura të mëdha, të gjithë së bashku si komb pavarësisht kudo që ndodhemi.
“Dhe si e dini të gjithë, u shpreh zoti Sejdiu, kemi kaluar në beteja të vështira, mirëpo, kemi shënuar fitore të mëdha, dhe si e theksojë më parë kryetari juaj zoti Paçuku, ceku ai të arriturat e kombit shqiptar dekadat e fundti kan qenë të jashtëzakonëshme : Kosova e lirë dhe e pavarur, Shqipëria në Nato, Shqipëria e Kosova, janë për t’u bashkuar fuqimisht, do të thotë në integrimin e tyre në familjen euro-atlantike, Bashkimit Europian. Pra, shtoi ai të arriturat janë të mëdha; por sfidat na mbesin të gjithëve. Nëse shekulli i kaluar ka qenë ai i vuajtjeve dhe sakrificave, por edhe i përpjekjeve titanike dhe mbijetesës së kombit shqiptarë, shekulli në të cilin ndodhemi tash, u shpreh ai do të jetë shekulli i zhvillimit, dhe i përparimit të kombit shqiptar. Dhe, ashtu si kemi punuar së bashku deri tani jam i bindur se do të punojmë së bashku për të arritur qëllimeve madhore që kemi përpara” tha në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori Sejdiu, Konsulli i Përgjithëshëm i Kosovës.
“Mbremja festive e 101 Vjetorit të Pavarësisë, sipas kryetarit të Shoqatës Atdhetare Dibra, zoti Musa Paçuku, do të bëhet edhe si pikënisje e nje tradite te re -Mbasi Shoqata Atdhetare Dibra në Staten Island, ku jetojnë e punojnë mbi 15 mijë dibranë, çdo 28 Nëntor, do të nderojë me çertifikatën “Mirënjohje Dibrane”, të gjithë ata dibranë dhe dibrane, që kan kontribuar për komunitetin shqiptarë, veprimtarit dhe aktivitetin e tyre në SHBA, Dibrën – edhe Shoqatën Atdhetare Dibra, si dhe figura dhe veprimtar të dalluara nga Dibra e Madhe”. Me këtë rast, tha Paçuku, meqenëse, ky është fillimi – kësaj rradhe SHAD, vendosi të nderojë këtë persona me motivacionet përkatëse : z. Haxhi Maqellara,z. Lavderim Cami,z. Ylber Pilku, Dr. Mensur Klloboçishta, znj. Leunora Abdullahu,z. Murat Mela, dhe znj. Julinda Daci, duke i lënë vedin asaj që në 28 Nëntorin e ardhëshëm, ta vazhdojmë këtë nderim me personalitete të tjera, figurave të njohura, këto veprimtarë te dëshmuar të çështjes kombëtare.
Më pas kryetari i SHAD, zoti Musa Paçuku, u dha një respekt të thellë pas vdekjes në emër të shoqatës, tre ish anëntarëve të saj, që nuk janë më në mesin e tonë: i ndjeri Sami Markja, Rexhep Herbeli dhe Beqir Markja
Mbrëmja festive me rastin e festës së 101 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar, në “ishullin” e dibranëve Staten Island – New York, u shoqërua me një program të pasur artistik , përgatitur me mjeshtëri nga “Bilibili i këngës Dibrane” këngëtari dibranë Haxhi Maqellara.
Programi dhe repertori i pasur artistik, i këngëtarve i dhuruan një atmosferë të mrekullueshme kremtimit të ditës së flamurit dhe të pavarësië – në “Orion Palaca” në Brooklyn – New York . Grupit “Fisnikët” nga Staten Isaland iu bashkangjiten në këtë manifestim edhe Deshira Ahmeti-Kerliu, Arjan Kerliu dhe Bledar Maqellara dhe këngëtari nga Dibra e Madhe Lundrim Paçuku
Pjesëmarrësit, gjithashtu patën rastin të ndjekin çiftin Deshira Ahmeti-Kerliu – Arijan Kerliu me duetin e talentuar Bledar Maqellara dhe Lundrim Paçuku, të preformojnë me një mjeshtri të rallë pjesë të muzikës të lehtë, klasike dhe asaj popullore shqiptare. Dy vëllezërit dibranë Maqellara, Haxhi dhe Agron e “ndezën” atmosferën me një kolazh të pasur me këngë, valle e melodi, nga të gjitha zhanret dhe tervat shqiptare.