Duke qenë se ca gazeta të huaja shkrojtnë se autoritetet shqiptare gjoja morën masa për të ndaluar mësimin e greqishtes në mes të pakicave greke, Zyra e Shtypit në Shqipëri, u autorizua të deklarojë se asnjë ndryshim nuk nuk është bërë në Status-quon-në përsa i përket cështjes së shkollave greke., këto shkolla të cilat bëhen nja shtatëdhjetë, veprojnë si edhe më parë.
Përsë afërmi niset për në Athinë një dërgatë shqiptare e përbërë prej Zotit Mitro Tutulani, ish Ministrit të Drejtësisë dhe Zotit Xhaferr Vila, Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, me qëllim që të lidhë marrëveshje me Guvernën Greke për punën e mallrave të shqiptarëve në Greqi.
Komisioni do të bisedojë për çështjen çame, thuhet që në titullin e lajmit.(Dielli, 27 Janar 1928)