Nga Albano KOLONJARI/
Ankth dhe frike ne kampin e kuq. Kane qene oret e para te dites se Premte, kur klubi i Partizanit njoftoi qe numri i te infektuarve me Covid 19 kishte arritur ne pese, Boldor, Ferahti, Cinari, Mala dhe Kote kane rezultuar pozitive. Pavareshit nga kjo Partizani njoftoi se do zbriste ne fushen e lojes.
Italianet braktisin Partizanin
Vetem pak ore perpara takimit tranjeri Adolfo Sormani, dhe asistenti i tij Giacomo Chini, kane “braktisur” ekipin dhe shkak per kete ka qene situata e coronavirusit ne kampin e kuq. Ne fakt nje dite me pare Sormani dhe Chini nuk kane qene prezent ne stevitjen e ekipit. Kjo situate ka acaruar shume tifozet e kuq te cilet kane kerkuar qe Sormani te mos jete me ne krye te ekipt. :”Nuk iken prej semundjes, nuk braktisen betejen nga frika e infektimit, por nga frika e humbjes ne derbi, prandaj ata nuk e meritojne Partizanin”. “Tek Partizani kane qendruar te gjithe edhe ne beteja te ndryshme si ajo e mbijeteses po asksuh nuk e ka braktisur”. I pyetur rreth ketij fakti, drejtori i pergjithshem i Partizanit Olsi Rama shprehet se:”Sormani? Secili ka parimet e veta ne jete. Sormani vjen nga Italia. Mbase atje kane kulture tjeter. Na mungonin 7 lojtare, ku 5 kane dale pozitive. Ndeshja ishte pergatitur me ata te tre futbollistë, u detyruam me pas te ndryshonim plane”. Ne keto kushte ne takimin me bardheblute Partizani u u drejtua nga zevendes tranjeri Kalari.
Ndeshja.
Ajo cfare i mungoi takimit Partizani-Tirana ishin tifozet e zjarrte te te dyja ekipeve. Ndeshjet me Shqiperi vazhdojne te zhvillohen pa paranine e tifozeve dhe kjo per shkak te situates se coronavirusit. Ne fushen e lojes ekipet dhuruan loje te forte dhe emocionuese deri ne minuten e fundit te takimit. I pari qe kaloi ne avantazh ishte Partizani me ane te brazilianit William Cordeiro ne te 76 minute. Dy minuta perpara perfundimt te kohes shtese Muci barazon per Tiranen 1-1, duke i hequr Partizanit fitoren nga duart.
Kalari:”Sormani? Pjese e stafit eshte edhe ai. Nese çunat dhane gjithçka, edhe ai ka bere punen e tij. Deri tani ai ka stervitur ekipin. Kush do drejtoje ekipin ne vijim? Janë vendime qe i takojne klubit.Brazimi ? Me vjen keq shume se dhame gjithçka ne fushe dhe duhet te jemi krenare per lojen qe zhvilluam. Nuk eshte e paket situata qe kemi kaluar, sidomos psikologjikisht, u mblodhem te gjithe bashke dhe diskutuam..Futbolli keshtu eshte, i rasteve te humbura, i keqardhjes ne fund qe me nje top te gjate, nje karambol i del topi lojtarit te Tiranes dhe shenon. Rastet humben, nese do te kishte shenuar Bardhi do te flisnim ndryshe tani.”
Tranjeri i Tiranes Egbo.
Me kete barazim 1-1 duhet te jemi te kenaqur. Vinim nga humbja me Kukesin dhe Bylisin, qe ndikoi jo pak ne vetebesimin e lojtareve. Objektivi yne ishte qe te e humbisnin kete ndeshje dhe e arritem. Muci ka qene i demtuar prandaj edhe nuk eshte aktivizuar”.
Sot rradha e Kukesit.
Kukesi do te luaje perballe Teutes nje ndeshje shume te rendesishme. Fitorja perballe Teutes do ta afronte Kukesin ne kater pike nga Tirana kryesuese. Kuksianet vazhdojne te shpresojne tek titulli kampion dhe per kete presin te perfitojne nga gabimet e Tiranes.