E megjithate Derbi do te luhet…/
Nga Albano Kolonjari/
Dalin pergjigjet e testeve per Covid 19 te Partizani. Numri i te infektuarve me visuris Covid 19 ka arritur ne pese. Sipas klubit te kuq, Erald Çinari, Kristi Kote dhe Esat Mala kane rezultuar pozitiv, ndersa pjesa e tjeter e ekipit sipas pergjigjeve te testeve eshte negativ. 24 ore me pare, Partizani, njoftoi se dy lojtare romuni Boldor, dhe shqiptaro maqedonasi Besnik Ferati, rezultuan pozitive me C-19. Kjo detyroi qe klubi i kuq te testonte te gjithe ekipin dhe stafin e Partizanit.
Derbi i Madherishem do te luhet.
Klubi i Partizanit njoftoi se do te zbrese sot ne fushen e lojes per te luajtur ndeshjen e rradhes me Tiranen. Partizani nuk do te kete ne formacion 5 lojtare kryesore, sulmuesin Erald Çinari, mesfushoret Esat Mala, Kristi Kote, mbrojtesit Ferati dhe Boldor, te cilet jane te karatinuar sepse kane dale positiv me vrirusin covid 19. Pavaresisht situates alarmante, dhe mungesave te kuqte shprehen se do te luajne dhe do te synojne fitimin e ndeshjes. Partizanit i duhet patjeter fitorja ne derbi ne menyre qe te synojne te marre pjese kete sezon ne kompeticionet europiane. Nga ana e saj Tirana, kerkon te fitoje takimin per te rruajtur distance prej gjashte pikesh me Kukesin per te qene me afer fitimit te titullit Kampion.
NJOFTIM
FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmura nga ISHP (Insituti Shëndetit Publik), tre pjestarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë. Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ.
Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe panvarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën.