Disa thenie te urta nga Sadik Elshani/
- Diktaturat e gezojne nje jetegjatesi, po aq sa edhe frika e popullit. Kur populli e mposht friken, e mposht edhe diktaturen.
- Sa me e bute toka, aq me thelle shkon lopata. Sa me shume ta ulesh kurrizin, aq me rend te shkel i ligu.
- Sa me frikacak e sa me i pasigurt diktatori, aq me e eger eshte diktatura.
- Dikushat flasin me vepra, askusha bejne zhurme me fjale te kota si enet e zbrazeta.
- Ai qe e kritikon te vdekurin, kur ka patur mundesi ta beje kete ne te gjalle te tij, tregon se ai vete eshte i vdekur moralisht.
- Trimat e vonuar tregojne ligesine e tyre.
- Pas çdo Don Kishoti qendron nje Sanço Panç
- Çdo Don Kishot e ndien nevojen per nje Sanço Panç
- Ngado qe te shkosh, atdheun, vendlindjen gjithmone merre me vete dhe mbaje thelle ne zemer.
- Mjeku t’i sheron plaget, arti ta sheron, fisnikeron shpirtin.
- Te eturit per uje, jepi uje, ndersa te eturit per pushtet kurre mos i jep pushtet.
- Me trego kur zgjohesh ne mengjes, te tregoj se a je i suksesshem apo jo. Njerezit e suksesshem zakonisht zgjohen heret.
- Kurre mos ia fillo nje pune te ciles nuk ia sheh fundin.
- Njerezit qe kane deshtuar ne jete e me ambicje te semura, duhet mbajtur larg pushtetit, sepse ata kurre nuk mund te behen pushtetare te mire, por vetem sundimtare te keqinj.
- Edhe populli duarthate ka fuqi, por dikush duhet t’i prije atij.
Filadelfia, 12 shkurt, 2017
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.
Josif Rrapi says
Midis thenieve te bukura te autorit me beri pershtypje kjo thenie: “Ai qe e kritikon te vdekurin, kur ka patur mundesi ta beje kete ne te gjalle te tij, tregon se ai vete eshte i vdekur moralisht.”
Nuk e di se cfare mendimi ka autori per kete thenie per fushaten e eger te discreminimit qe ka filluar mbas vdekjes se Dritero Agollit.
Sadik Elshani says
Edhe per ata eshte kjo thenie, Josif i nderuar.