![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2023/01/1a-USA-Kosova-1024x934-1-2.png)
Prof.Asc.Dr.Gëzim MUSTAFAJ
Presidënt i Shoqatës “Skëndërbej”
Pas përfundimit të Luftës në Kosovë të vitit 1998-99, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në Kosovë u vendos, Misioni Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), i cili kishte për detyrë të ndihmonte në sigurimin e kushteve për një jetë të qetë dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës.
Në shkurt të vitit 2003, Asociacioni i Komunave dhe Vendbanimeve Serbe të Kosovës themeloi në Mitrovicë, një asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kjo u konsiderua e paligjshëm nga Qeveria e Kosovës, sepse ajo ushtronte autoritet legjislativ dhe ekzekutiv përmes Kuvendit mbi gjithë territorin e Kosovës, përfshi edhe veriun e Kosovës.
Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kosovës. Megjithatë Serbia vazhdon ta quaj akoma si pjesë të territorit saj.
Themelimi i Asociacionit është paraparë në marveshjen e pare të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në 19 prill 2013. Me vetëm 2 faqe, marrëveshja ka 15 paragrafë, por nuk u nënshkrua nga asnjëra pale. Kjo marveshje thekson se Asociacioni do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës. Kosova dhe Serbia në Bruksel në vitin 2015 kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e Asociacionit.
Me të drejtë pyesim? Ç’farë parashikon shkurtimisht kjo marveshje me 15 paragrafë;
Paragrafët 1 deri 6 kanë të bëjnë me krijimin, qëllimin dhe funksionet e një komuniteti të propozuar të Komunave Serbe. Paragrafët 7 deri 9 kanë të bëjnë me strukturat e policisë dhe të sigurisë, një forcë policore për të gjithë Kosovën përfshirë pjesët e saj veriore. Paragrafi 11 parashikon që zgjedhjet komunale të mbahen në të gjithë Kosovën sipas ligjit të Kosovës. Paragrafi 12 parashikon krijimin e një plani zbatimi. Paragrafi 13 përmban diskutimet mbi energjinë dhe telekomunikacionin. Paragrafi 14 parashikon që; Asnjëra palë nuk do të bllokojë ose do t’i inkurajojë të tjerët të bllokojnë përparimin e palës tjetër në rrugët e tyre për në BE. Paragrafi 15 parashikon krijimin e një komiteti zbatimi me ndërmjetësimin e BE-së.
Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat e qytetarëve të këtyre komunave, kryesisht në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë. Po kështu thuhet, se në pajtim me kompetencat e ofruara nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe ligjin e Kosovës për këtë çështje, komunat pjesëmarrëse do të kenë mundësi që të bashkëpunojnë për të ushtruar fuqinë e tyre në gjithë Asociacionin. Kjo marrëveshje thekson se Asociacioni do të krijohet mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës, që është një organizatë jofitimprurëse e themeluar për t’i përfaqësuar dhe për t’u shërbyer interesave të këtyre komunave. Ky asociacion do të ketë organet dhe strukturën organizative; Një Kuvend si organ suprem, të përbërë nga përfaqësues të emëruar prej anëtarëve të zgjedhur nga kuvendet e komunave pjesëmarrëse. Kuvendi do të ketë të drejtë të miratojë amendamentet e statutit, rregulloren e punës dhe të gjitha rregulloret e nevojshme. Të ketë një president dhe një zëvendës president. Presidentin dhe zëvendës presidentin do t’i zgjedhë kuvendi në mesin e anëtarëve të kuvendeve komunale pjesëmarrëse dhe kryetarëve të komunave të tyre. Ky organ do të ketë buxhetin e tij, i cili do të administrohet në përputhje me parimet e transparencës e llogaridhënies dhe dispozitave të Ligjit mbi Prokurimin Publik.
Në këtë kontekst Kosova dhe Qeverija e sajë, janë vendosur përballë një presioni të madh ndërkombëtar për të themeluar me urgjencë shoqatën e komunave serbe, por që bie ndesh me Kushtetutën e Shtetit multietnik të Kosovës. Po organizohen shumë takime dhe debate për mënyrën se si do të duhej të ishte ky “asocacion”. Fondacioni gjerman, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), publikoi një draft sipas të cilit Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë do të ketë kryetarin, asamblenë, flamurin dhe stemën e tij, gjithashtu ka të drejtë të ketë buxhet të tij, llogari bankare, prona, si dhe të angazhohet në transaksione financiare. Ç’farë është kjo? Gati shtet brenda shtetit. Jemi mësuar të themi se Amerika dhe BE kanë gjithminë të drejtë. Deri diku është e vërtet sepse, jemi shtete të vogla dhe pa mbështetjen dhe përkrahjen e tyre nuk mund të ishim këtu ku jemi. Në gjykimin tim midis, gjithmonë të drejtë dhe apsolutisht të drejtë, ka një vijë ndarëse, kjo është familja dhe kombi dhe mbi të gjitha siguria e Kombit Shqipëtarë, që jo pak here është nëpërkëmbur nga ndërkombëtarët. Në këtë pike nuk tolerohet kush do që e kërkon. Kombi duhet të jetë një.
Themelimi i kësaj shoqate me 10 komuna serbe (Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë) kundërshtohet me të drejtë nga qeveria aktuale dhe qeveritë e kaluara, pasi do të krijonte një mekanizëm që mund t’i sjellë probleme Kosovës . Faktike një shoqatë e tillë do krijonte një strukture etnike paralele me kompetenca ekzekutive.
Po sjell në vëmëndjen e lexuesve vetëm një shëmbull; Sipas statistikave të fundit Kosova ka një popullësi rreth 1 800 000 banorë. Të 10 komunat të marra së bashku kanë një popullësi, duke i marr 100% të banuara nga popullësi serbe (që nuk mund të jetë kurrë e vërtet), kanë 75, 051 banorë ose 4.1% të gjithë popullësisë së Kosovës. Kushdo e kupton se si mundet që një komunitet me 4.1% të ketë qeverin e sajë, shqip shtet brënda shtetit. Ju pëlqen ose jo e barabartë me Rebubliken Serbska në Bosnjë dhe Hercegovinë që janë 44% Boshnjakë dhe 30% Serb.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier thekson: “Kjo është vendimtare, kjo është e rëndësishme, kjo është urgjente”. Po kështu, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka këmbëngulur edhe ai në lidhje me Asociacionin, duke shpërndarë në Twitter deklaratën e SHBA-ve në lidhje me këtë çështje.
Rohde në postimin e tij shkroi se Kosova është zotuar që ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe qysh prej disa vitesh dhe se themilimi i tyre është i vonuar. Ai shtoi se me Asociacionin Prishtina do të çojë përpara bisedimet e normalizimit në marrëdhëniet me Serbinë.
Kryeministri Kurti të enjten parashtroi gjashtë kushte në mënyrë që Asociacioni të bëhet i pranueshëm, ku që në fillim ai tha që duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës dhe parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve, duke marr parasysh standardet dhe modelet europiane. Kaq mjafton për të mbyllur çdo hamendsi dhe diskutim.
Për këdo shqiptarë sot duhet të jetë e qartë se udhëheqësit politik në të dy anët e kufirit, pa dallim pozitë dhe opozitë, të jenë në një zë me fjalën e Kryeministrit Kurti sot në Kuvëndin e Kosovës; “Qysh tash ju inkurajoj, që ashtu që jeni të vendosur se Kosova nuk duhet të pranojë marrëveshje pa njohjen reciproke në qendër, ashtu siç m’i thoni mua – aman thojani kështu me të njëjtin zell edhe Escobarit, dhe jo vetëm mua”, kjo është shumë domethënëse.
Kosova edhe here të tjera ka qënë në dilemma të tilla, por me durim dhe vullnet ja ka dale të bindë faktorin ndërkombtarë, se e drejta është me popullin shqipëtarë të Kosovës, kur familja dhe kombi janë mbi gjithëçka.
New York Shkurt 2023