
Bexhet Asani/
Ishte viti 1991. Sa kishte filluar shpërbërja e Jugosllavisë. Trysnia e UDB-ësë jugosllave po zbehej. Tanimë struganët filluan të merrnin frymë, frika se do të ndiqeshin e do të burgoseshin nuk ishte. Lajmi se do të vinte DioGuardi kishte kapluar qytetin e Strugës. Të përndjekurit dhe të burgosurit politikë ishin të ngazëllyer. Një Superfuqi siç ishte Amerika, kishte kthyer sytë nga shqiptarët. Te Amerika shikoni engjëllin mbrojtës. Nuk u zhgënjyen falë Skënderbeut të dytë Xhozef Diogardit (Joseph DioGuardi), senatorëve, presidentëve që nga Bushët e deri te Klintoni e Bajdeni. Dhe sot asgjë s’ ka ndryshuar nga administrata e presidenti Tramp, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë engjëll mbrojtës i popullit tragjik shqiptar në shekuj.
Unë pata nderin ta takoja kongresmenin e atëhershëm Xhozef DioGuardin. Atë e shoqëronte ish i burgosuri politik, profesori i anglishtes Shpëtim Pollozhani e që bënte punën e përkthyesit. Më kujtohet shumë mirë se pyetjen që ia bëra DioGuardit, e përktheu Shpëtim Pollozhani. DioGuardi vizitoi Veleshtën. E shoqëriva edhe në Veleshtë. Fotografia që shikoni është shkrepur në Veleshtë. Në mes duke i rënë duarve i gëzuar është Naser Hani nga Veleshta, djathtas në profil është profesor Aliriza Lloga nga Livadhia, në mes duket qartë DioGuardi dhe pas DioGuardit jam unë, Bexhet Asani nga fshati Zagraçan. Do të jetë mirë të identifikohen edhe pjesëmarrësit e tjerë, kush i njeh?!
Për herë të dytë Dioguardin e takova në Nju Jork, në vitin 2018 pas 27 vitesh në Sipoziumin Shkencor që mbajtëm në Kolegjin Monro me rastin e 550 vjetorit të shkuarjes së Gjergj Kastriotit në amshim.
Më 2018 patëm një takim të përzemërt me DioGuardin. Sa iu prezentova se jam nga Struga, menjëherë më pyeti: a e njeh Shpëtim Pollozhanin?! I thash se e njoh. Pas bisedës i shkrepëm këto dy fotografi me ish kongresmenin Josef DioGuardin – Skënderbeun e Dytë.
Struganët në veçanti dhe shqiptarët në përgjithsësi nuk e kanë harruar DioGuardin. Struganët sot e kësaj dite janë aktiv në Lobin shqiptaro-amerikan me në krye Skënderbeun e Dytë Xhozef DioGuardin. Me këtë rast vargjet të cilat janë krijuar për rilindësin Jeronim de Radën, i përgjigjen edhe heroit të Kosovës:
Atë që bëri e Skënderbeu me shpatë,
Ti e bëre me penë, o, i madhi DioGuard!