DREJTORI I AKADEMISË DIPLOMATIKE TË MINISTRISË SË JASHTME TË KOSOVËS Z. SKËNDER DYRMISHI DHE KONSUJT YLBER KRYEZIU E FATMIR ZAJMI VIZITUAN VATRËN/
Diplomati Skënder Durmishi, Drejtor i Akademisë Diplomatike në Ministrinë e Jashtme të Qeverisë së Kosovës, pasditën e së Premtes, 11 Dhjetor 2015, së bashku me konnsujt e Kosvës në Nju Jork, vizituan Selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA.
- Dyrmishi ka qenë i ngarkuar me punë në ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, si dhe celë ambasadën e Kosovës në Australi etj. Tash ai kryen detyrën e drejtorit të Akademisë Diplomatike në Ministrinë e Jashtme të Republikës së Kosovës.
Diplomati Dyrmishi, ndodhet në SHBA për një vizitë në shtetin Iowa, ku Kosova ka një program kualifikimi me Universitetin e këtij shteti për kualifikimin e diplomatëve të rinj, si dhe programe të tjera në fusha të ndryshme, vecanërisht në fushën e mbrojtjes.
Diplomati Dyrmishi shoqërohej në vizitën e tij në Vatër nga konsujt e Republikës së Kosvës në Nju Jork, Ylber Kryeziu dhe Fatmir Zajmi.
Diplomatët i ka pritur kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj, i shoqëruar nga dy zv/kryetarët Agim Rexhaj e Asllan Bushati si dhe anëtari i Advisory Board,vatrani i vjetër Zef Pernocaj, anëtari i Kryesisë dhe arkëtari i Vatrës Marjan Cubi, anëtari i kryesisë dhe Editor i Diellit Dalip Greca.
- Bucaj u ka uruar mirëseradhjen mysafirëve dhe u ka folur shkurtazi për veprimtaritë e Vatrës. Më pas e ka marrë fjalën mysafiri Dyrmishi që ka falenderuar për pritjen dhe ka përgëzuar Vatrën për misionin e saj Kombëtar dhe veprimtarinë e pandërprerë për 103 vite. Ai ka folë edhe rreth vizitës së tij në SHBA.
Mysafirët i kanë përshëndetë edhe dy zv/Kryetarët e Vatrës zotërinjët Rexhaj e Bushati, anëtari i kryesisë Marjan Cubi , Zef Përnocaj dhe Editori. Në bisedë u fol për veprimtaritë e Vatrës, por edhe për brengosjen e madhe të Vatrës për ngjarjet në Kosovë e në Shqipëri, ku krimi dhe korrupsioni, janë në nivele rekord për gjithë rajonin, si dhe për ngjarjet e rrezikshme në Parlamentin e Kosovës, për dialogun e munguar, për kriminalizimin e politikës në Shqipëri, dhe për standartet e ulta të demokracisë.
Përshëndetën edhe dy konsujt e Republikës së Kosovës, Fatmir Zajmi dhe Ylber Kryeziu.