Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara ka shqyrtuar të hënën në Nju Jork, në një mbledhje me dyer të mbyllura, raportin e parë të “mekanizmit të përbashkët hetimor”, organizëm i ngritur për të provuar se cilët janë përgjegjësit e përdorimit të armëve dhe agjentëve kimik në Siri. Pjesë e këtij mekanizimi me 3 anëtarë është dhe diplomati shqiptarAdrian Neritani Ai thotë se “Është arritur në përfundimin se në 91 raste janë përdorur armët kimike ose kimikatet. Nga këto, ekipi i hetuesve ka rishikuar dhe analizuar të gjithë këtë evidencë kolosale, e kanë konkluduar se, në të paktën 8 raste ka informacion që mund të hetohet më tej, për të gjetur se kush janë përgjegjësit që qëndrojnë prapa përdorimit të tyre”. Në lidhje me identifikimin e autorëve përgjegjës, zoti Neritani theksoi se, “Ky është qëllimi dhe objektivi ynë. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet e mundshme që të arrihet në një përfundim. Një afat maksimal fillestar është fundi i shtatorit të këtij viti, i cili mund të shtyhet edhe më tej në varësi të ndonjë vendimi që duhet të marrë Këshilli i Sigurimit”. Duke u ndalur te përplasjet mes fuqive të mëdha në Këshillin e Sigurimit mbi Sirinë, ai sqaron se rezultatet e këtij hetimi janë të pakontestueshme, por palët ndahen tek autorët. “Grupet ndahen për t’i dhënë përgjigje pyetjes se, kush është përgjegjësi. Në këtë pikë ka dallime të jashtëzakonshme, me apo pa arsye, të cilat duhet t’i shohim kur të bëhen hetime më të plota”, deklaroi më tej Adrian Neritani. Diplomati shqiptar është zgjedhur në këtë detyrë me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së vitin e kaluar.
Jakov from Israel says
Krimet e bera ne Siri prej ushtrise se Asaadit ,ketik krimineli te njohur tashme boterisht ,pergjegjesia e te cilit nuk qendron vetem per ate lufte kunder opozites se tij por gjithe popullit siriane ,por dhe per gjithe ate emigracion fatkeq drejt Europes qe ai premtoi se do ta bente pese vjet me pare duke kercenuar kontinetin europiane se do ta mbyste me emigrante qe do ta asfiksonin Europen ashtu sic verete ndodhi dhe po ndodh perdite ,Persa i perket armeve komike te perdorura atje ,kjo dihet fare qarte se opozita siriane nuk posedon arsenal te tille armesh –ato jane armet e Asaadit qe furnizohet prej banditeve rusoiranian qe kane arsenal te tille .Edhe qofte se arrihet nje perfundim i tille ,nuk ka kush ti denoje ata sepse Putiniani e ka sfiduar sot boten mbare dhe SHBA-ne .Deri me sot me plot mbrapeshtira qe kane bere ruset ne bote ,asnje gjemb nuk u ka hyre ne kembe pasi hauri nuk ka me zot .SHBA ka humbur autoritetin qe kish ne bote prej nje presidenti te mefshte e te paafte si Oubamba .