Gazi Aga/
M’paska marrë malli pa masë. Në Petrelë çdo gjë të kujton fëmijërinë dhe si për çdo të rritur, kujtimet e kohëve të pafajshme janë gjithmonë nostalgjike dhe të bukura. Çdo lagje, madje edhe gurët e përronjtë të lidhin me të kaluarën. Era e një luleje ku vendosen kacabujte më kujtoi terrorin që i bënim kacabunjve me fije peri dhe të shkretët fluturonin rreth nesh (kohe xhahilijeti ).
Shqiperia është shumë e bukur. Fushat, kodrat, malet, bregdeti; gjithçka ka bukurinë dhe origjinalitetin e vet. Jo veç i bukur gjeografikisht, por i mbushur me histori e tradita. Begati e dhuratë prej Zotit.
Është tragjike të vëresh boshatisjen e një vendi të tillë dhe zëvendësimin e venalinjve me të huaj. Në çdo biznes të vogël dëgjohej ankesa e mungesës së fuqisë punëtore sepse çdokush ka ikur jashtë shtetit.
Paska shume turistë. Në disa vende shqiptaret ishin pakicë. Gjë e mirë ardhja e turistëve nëse nuk largohen të zhgënjyer.
Betonizimi paska ecur me hapa galopante. Infrastuktura brenda qyteteve qenka ngushtuar edhe më shumë, ndërkohë që ndërtimet shtohen. Kjo në long-term, do te sjellë bllokimin (edhe më dramatik) të qarkullimit.
Oligarkia e vendit duket e shkëputur totalisht nga populli. Çmimet stratosferike dhe vendet lluksoze duket që janë shtuar.
Politika e kurseve te kembimit duket mafia e re ne kete vend. Cmimet nuk ndryshojne, por thjesht shtrenjtohet leku dhe ata qe marrin ndonje asistence ekonomike nga diaspora duket qe po varferohen edhe me shume.
Me ndertimin e kullave te larta cdo ze qe nuk perkon me interesat e kesaj industrie te pashpjegueshme me te ardhurat e ndershme, do te shtypet pa meshire. Do te duhet kurajo e madhe e gershetuar me guximin e te ndershmit qe robi te mund te qendroje me te drejten.
Shqipëria ka potenciale te jashtezakonshme. Ne nje skenar ku do te sundonte ligji dhe do te kishte rregulla loje te qendrueshme, shume shqiptarë do te ktheheshin dhe shume firma te huaja serioze do te vinin per te investuar.
Zoti i ndihmofte njerezit e ndershem qe vuajne ekonomikisht. Zoti i dhente durim dhe force rezistence ndaj haramit atyre qe jane ne kerkim te nje jete me te mire. Kulmi i reflektimit te forces se besimit eshte kur te gjithe rendin pas te mirave te kesaj bote pa vene re burimin e te ardhurave dhe besimtari nuk e ben kete pavaresisht se e ka mundesine ta beje.
Nje jete na ka dhene Zoti ne kete bote. Menyra se si e jetojme do e beje kete jete fare te xhenetit ose xhehenemit. Allahu mos na ndafte nga e mira dhe e drejta.