Nga Bardhyl Ukcamaj*/
Te dashur pjesmarres,/
“Ditar Periferie” titullohet libri me autor Gjergj Metën. Publicistike e botuar ne shtypin shqiptar ne harkun kohor te nje dekade, shkruar me elegance nga nje intelekual i vetedishem per rolin dhe pergjegjesine e tij ne nje shoqeri te hapur. Libri pasqyron koloritin e jetes shqiptare ne nisje te shekullit te XXI-te, duke iu përkushtuar çështjeve morale e sociale, kulturore e shpirterore dhe përgjegjësive individuale me dashuri, ne thedhesi e pa droje.
Ne liber shkruhet për varfërinë, mungesen e se drejtes, për abortin, për devijacionet seksuale, vetëvrasjen, te miren dhe te ligen njerezore, kristianizmin e ateizmin, politiken, kulturen dhe ekonomine, tranzicionin dhe kompleksitetin e njeriut modern si koncept. Autori nuk i frigohet dhimjes qe shkakton e verteta ne ambientin social, anipse e verteta ne shoqerine shqiptare eshte e dhimshme. Si nje shoqeri ne tranzicion (sipas dom Gjergji qe nga viti 1912-te), ka prodhuar padrejtesi gjithfaresh per individin e zakonshem. Pas nje diktature te ashper, ideja per nje shtet demokratik, nje shoqeri jo te hapur ndaj vlerave prendimore por te bazuar mbi vlerat e perendimit duket me shume si nje enderr idealistesh se sa nje realitet i perditshmerise. Andaj edhe shkruan :“Kerkimi i se vertetes eshte guximi per te verteten. Po. Sepse e verteta kerkon guxim. Ajo, kur del ne drite, shpeshhere dhemb, por ama ka fuqi sheruese”
Me një stil të zhdërvjellët dhe mjaft tërheqës, kleriku publicist pasqyron me dashuri nje tablo gri te jetes plot derte te nje Shqiperie, qe jeton ne konfuzitet kohen e endrrimit te ndryshimeve historike. Perpjekja për të dritesuar sa mundet këte botë njerëzore ështe zgjedhur jo rastesisht nga periferite e kryeqytetit. Njeriu nevojtar eshte heroi i publicistikes se tij. Personazhe, si “Plaku mbi urë” apo Zefi 82-vjeçar në “Ditar mjerimi” jane e verteta qe vret, pasqyra e nje shoqerie qe ne mungese te bukes se perditshme te njeriut nevojtar, nje pakice skajore lahet nje luksin e modernitetit fale korrupsionit e prostitucionit politik, ekonomik e social. Kur them kete te kuptohemi kurre nuk kam besuar e as besoj ne mundesine e barazise politike, sociale opo kulturore por ne parimin e larte te drejtesise politike, sociale e kulturore.E pra sipas meje drejtesi ne atdheun tone as ka pasur e as ka. Ne keto kushte eshte perdorur me vend shprehja e Dantes: “ Vendi me i erret i ferrit eshte per ata qe ruajne neutralitetin ne kohe krizash morale”. E pra inteligjenca shqiptare qe mund te ushqehet edhe pa meshiren e oligarkise korruptive te pushtetit duhet te thyeje heshtjen e ti prije me sa mundet e si mundet ndryshimit shoqeror.
“Qëllimi im është të mos i mbyll derën askujt (shprehet dom Gjergji), përveç të keqes. Jam antikomunist, por nuk jam kundër komunistëve, dënoj aktin, por jo personin që e ka kryer atë. Unë nuk akuzoj askënd, por bashkëndaj faje, qoftë për heshtjen apo për mosveprimin në një moment të caktuar”. Ne kete fryme jane opinionet, replikat therese dhe analizat e kujdesshme te ketij botimi. Nga shkrimi i pare i librit “Mesha e Lirise” tek i fundit “Pertej shkretetires, shpresa”, lajtmotivi i shkrimeve të klerikut publicist është dashuria e bazuar mbi konceptin kristian te njeriut.
Emri i Dom Gjergj Metës që shërbeu prej vitesh ne periferite e Tiranes e tashme po i rikthehet qyetit te tij Durrësit, per te kontribuar ne ate Katedrale ku sherbyen perlate te shquar te kishes katolike si At. Vincent Prenushi e Dom Nikolle Kacorri është jo pak në vëmendje edhe të botës mediatike. Në rrugen e klerikeve te shquar te Kishës Katolike Shqiptare te para dhe pas komunizmit nga At Anton Arapi e At Gjergj Fishta tek At Zef Pllumi e Imzot Rrok Mirdita publicistika e Dom Gjergjit na dëshmojne se modeli i njeriut kristian ka të bëjë me pranimin e dinjitetit individual të njeriut, respektimin e lirisë dhe ushqimimin e dashurise, mbrojtjen e jetës, ruajtjen e vlerave kristiane të familjes dhe perkushtimin atdhetar. Na deshmojne per nje nivel superior intelektual, per nje tradite te Kishes Katolike Shqiptare. Kjo tradite e rilindur shpresojme ti riktheje kete shkelqim te humbur (pergjate diktatures) botes shqiptare por edhe asaj ballkanike ne hapsiren e qyteterimit prendimor.
Miku im apo me sakte miku yne i dashur Dom Gjergji, intelektual par excellence i breznise se re shqiptare, urime per kete sherbese te mire shoqerore e mirseardhe ne New York. Urime!
* Fjale e mbajtuar me rastin e prezentimit te librit publicistik te Dom Gjergjit
Viktori says
“Jam antikomunist, por nuk jam kundër komunistëve, dënoj aktin, por jo personin që e ka kryer atë.”
Kta jan fjale te urta dhe paqsore. Ne kjoft se mundet me u ndertue nji shtet i civilizuem me fjale, sigurisht qe me ksi fjalesh mundsinat shtohen ne menyre te kosiderueshme. Pra kte qendrim jan tue majt ish nacjonalistat dhe ish pernjekurit poiltik te cillet, ne emen te perparimit kombtar, kan fale gjakun te derdhun pafajsisht dhe vujtjet te randa qe hala sot pengojn shndetin e tyne. Por nuk ishte ashtu ne kohen e Enverit. Njerz te pa faishem, vetem pse nuk pranosihin komunizmin ose pse kishin pas nji dugaj ose nji pozite ne kohen e okupacjonit fashist, ose pse ishin fetar, jan zhduk ne menyre te pa meshirshem, pa as nji prove qe kishin ba akte as kundra Zotit e as kundra Partise Komuniste. Po sa do qe te rrime ne heshtje Historia e ban punen e vet. Ashtu si jan denue krimet e Hitlerit dhe te Stalinit ashtu do te denohen krimet e Enverit. Pra denimin e kemi te kjart, drejt para syve tone. Po shofim per dite si edhe nji Shqipni pa experience, me mjete te kufizueme, me nji qeveri qe shpesh her nuk asht as ne gjendje me kriue ligjet e nevoishem, edhe nji Shipni si e kemi sot, qe ban nji hap para e nji mrapa, nuk krahazohet me mrapametunine e kohes komuniste. A thue asht zor me e pa kontrastin i pa pershkrueshem qe ekzistion nermjet kohes marksiste e kollektivizimit dhe kohes e sodit qe I afrohet demokracise? Pra ma mir me vazhdue ne rrugen qe kemi perpara, tue fal gjakun e derdhun e vujtjet e psueme pafajsisht, tue I pranue edhe mungesat ekonomike qe diskriminojn kundra ish pernjekurit e me hec perpara drejt nji ardhjes perparimtare se sa me u ktue mrapa te ajo kohe kur ishte ma mire me ken i vdekun, edhe pa vorr, se sa me bajt kerpeshin e Enverit.
Agron says
Nje aktivitet i organizuar ne nje nivel shume te larte, i kendshem dhe nje paraqitje dinjitose e Dom Gjergjit dhe fjala e njerit nga aktivistet me te dashur te komunitetit ne Ameriken e veriut, Z. Bardhyl Ukcamaj. Pershendetja e Dom Pjeter Popajt dhe Konsullit Dritan Mishto ishin gjithashtu ne nivelin e duhur per kete eveniment. Urime>
Bledar says
Urime Dom Gjergj Metaj…!!!
Hasan says
Suksese!