Nga Ilir Levonja/ Florida/
Sa here që kam ndjekur, lexuar apo dëgjuar Edi Ramën, kam pëshpëritur një pyetje, sa larg mund të shkonte ky njeri pa megallomaninë? Ndofta shumë, ndofta asgjëkundi. Por ndofta edhe këtu, ku është tani, është pikërisht prej saj. Kutadish?
Po a ka rëndësi të merresh me tiparin e mendjemadhësisë së Tij? Sigurisht, është Kryeministri I vendit tim. Domethënë, I pari I shtetit. I pari, është si ushtari dhe ashtu siç thotë Stënesku, ”poeti, ashtu si ushtari nuk ka jetë vetjake”. Pra, njeriu me mision, njeriu në detyrë. Kështu edhe shtetari.
Për më tepër që nuk jemi popull mendjemadh, por I (të) përvujtuar. Po kemi tipa mendjemëdhenj dhe, me shumicë biles.
Konkretisht, po lexoj intervistën e Kryemintrit Edi Rama, dhënë në Klan Kosova gazetarit Baton Haxhiu, në lidhje me breshkat. Nuk besoj se ka shumë njerëz që nuk e dine, se breshkat sipas mjeksisë popullore të vendeve afrikane, ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga astma. Një problem civil I mbarë njerëzimit, ashtu si sëmundjet e gjakut, tensioni, sheqeri apo kolesteroli. Autizmi, etj…, gjëra për të cilat komuniteti mbarë global, ka një përkushtim të jashtëzakonshëm në sensibilizimin e masave. Edhe në kompaninë ku unë punoj, bëhet një punë e paimagjinueshme për të ndihmuar në mbledhje fondesh për nevojtarët në mbarë botën. Pra, jo vetëm në Amerikë. Gjithsesi, më vjen mire që Kryemistrit tim, prania e breshkave e ndihmon në problemet që Ai ka me astmën. Por nuk e kuptoj përse këto krijesa të javashta, tështitëse, plot koracë, etj., duhet t’i nominoj me emrat e para ardhësve të tij, Nano e Berisha.?. Apo kur thotë se ngjyra purpurt, është nga bashkimi I blusë me të kuqen.
Të gjithë e kanë kuptuar, megjithëse pak po analizojnë se, një politikë më e butë ndaj Nanos, sigurisht sot do I kish dhënë Ramës më shumë se numri 65, që është më I vogël se 66. Dhe po të shikosh dhe emrat e ndërfutur, shifra bie akoma. Dhe pa diskutim më pak se numrat që ka LSI. Mirëpo per Ramën e rëndësishme është të na tregojë se si lind ngjyra e purpurt, pavarsisht se ne shohim se si po zmadhohet e kuqja. E rendësishme per Ramen, është nominimi I breshkave me emrat e Nanos dhe Berishës.
Nga ana tjetër, këmbëngul me krenari se po I merr prej dore Nanon me Berishën, me
analogjinë tekstore të Ismail Qemalit, kur u tha Osmanëve se, ”me sjelljen tuaj po tregoni se jemi ata që keni qënë, këtu e pesëqind vjetë me radhë”. (Nga filmi, Nëntori I dytë). Kaq e vështirë qënka, që një politikan shqiptar të bëj përjashtim? Ju e keni shancin, mos humbni.