Në senatin e SHBA nga 100 senatorë 74 prej tyre firmosën një zarf në të cilin shprehën shqetësimet në lidhje me ngjarjet e fundit në Turqi pas censurës së shtypit të vendosur nga qeveria Turke dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. transmeton lajmiri.com
Për Turqinë është hera e parë që një numër kaq i madh senatorësh firmosin një zarf të tillë dhe mësohet se këtë zarf e dërguan në zyrën e John Kerry. Ky numër kaq i madh senatorësh është një moment historik për Turqinë.
Senatorët me anë të letrës protestuan kundër arrestimeve të gazetarëve dhe kritikuan bastisjet e policisë turke në gazetën Zaman dhe në televizionin Samanyolu.
Letra u firmos edhe nga senatorë që konsideroheshin miq nga qeveria e Turqisë ku disa prej tyre janë: Senatori i Partisë Republikane Bill Cassidy, Senatori i Partisë Demokratike Tim Kaine, Senatori i Partisë Republikane John Boozman dhe Senatori i Partisë Demokratike Tom Carper.
Në letër ndër të tjera theksohet se ”Arrestimi i Drejtori të Përgjithshëm i gazetës Zaman Ekrem Dunamli dhe Drejtori i Përgjithshëm i Televizionit Samanyolu Hidayet Karaxha shkaktoi shumë reagime në rang botëror. Këta gazetarë u arrestuan pas ngjarjeve të diskutueshme në 14 Dhjetor. Dumanli u lirua por fatkeqësisht Karaxha qëndron akoma në paraburgim. Këta gazetarë drejtojnëmedia tëfuqishme që kritikojnë veprimet antidemokratike të Erdoganit.(Pergatitit: Ervin Shkulaku)
http://www.leahy.senate.gov/press/statement-of-senator-patrick-leahy-on-assault-on-press-freedom-in-turkey-senate-floor
Nuk eshte hera e pare qe Erdogan kryen veprime pa dogane ne shtetin Turk .Ai ka shkelur me dhunene pashembellt te drejtat e medias per te skruar lireshem ate qe mendon dhe ka shkelur rende parime te demokracise qe ai pretendon se e ka ,perkundrazi ai eshte nje dikator qe duhet shkulur nga rrenjet e tij te vjetra e te gjymtuara ,per antisemitizmin e tij te terbuar duke u treguar krejt i padrejte dhe mizor ne mardheniet me shtetin e Israelit .Ai qe pretendoi se po i ndihmonte ekonomikisht palestinezet me ushqime ,dergonte ne brigjet e Gaca ladres armwetim kunder Israelit .Ky eshte Erdogani i djeshem dhe i sotme deri sa te shporret q’andej.