DOM FRAN KOLAJ NDEROHET NGA KRYEMINISTRI RAMUSH HARADINAJ ME MEDALJEN E GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT/-“Për kontributin e tij madhor në shërbim të atdheut dhe kombit, në kultivimin e vlerave të traditës shqiptare dhe në forcimin e unitetit të popullit tone”…./
Prifti i devotshëm për Atdhe e Fe, dom Fran Kolaj, ish famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “ShënPali” në Detroit, tash Misionar në famullinë e Gllogjanit, është vlerësuar si Misionar atdhetar i përkushtuar.
Dom Fran Kolaj, është nderuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj me medaljen simbol të Heroit Kombëtar. Lajmin e bëri të ditur në faqen e tij në facebook vetë Kryeministri z. Ramush Haradinaj, i cili shkroi: “Për kontributin e tij madhor në shërbim të atdheut dhe kombit, në kultivimin e vlerave të traditës shqiptare dhe në forcimin e unitetit të popullit tonë, pata kënaqësinë ta nderoj Dom Franë Kolaj me medaljen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.”
Dom Fran Kolaj mbetet një mik e bashkëpunëtor i devotshëm i vatranëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur ishte në Famulline e Kishës së Shën Palit në Detroit ai bashkëpunoi ngushtësisht me degën e Vatrës atje. Po ashtu ai ka mbajtë marrdhënie të ngushta me Federatën Vatra, qendrën e saj në Nju Jork. Dom Frani ka marrë pjesë në shumë veprimtari të Vatrës dhe Diellit. Ai ishte pjesë edhe i koferencës shkencore kushtuar 100 vjetorit të gazetës Dielli, organizuar në qershor 2009 dhe në veprimtari të mëvonshme të Vatrës.
Dekorimi nga Kryeministri i Kosovës i dom Fran Kolaj është pritur shumë mirë nga shqiptarët e Amerikës, veçanërisht nga vatranët. Dega e Vatrës në Michigan komentoi me fjalë të ngrohta këtë vlerësim që Kryeministri Haradinaj i bëri misionarit të devotshëm për fe e atdhe. Vatranët e Michiganit shkruan në faqen e facebook-ut: I dashur Dom Fran Kolaj, urimet më të përzemërta për dekorimin tëvijnë nga vëllezërit dhe motrat tuaja, Vatranët në Michigan.
Medalja: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,- Kjo është një dekorate që Ju e keni merituar shumë kohë më parë,erdhi në kohën e duhur,dhe për këtë e falenderojmë shumë mikun tonë, Kryeministrin e Kosoves, Z Ramush Haradinaj”…
Edhe miqtë e tij po në Detroit, Alfons Grishaj dhe bashkëshortja Mirela Grishaj, e kanë pritur me gëzim këtë vlerësim të dom Fran Kolaj prej Kryeministrit të Kosovës. Ata komentuan vlerësimin e kryeministrit në fb: “Lavdia e Zotit ështëe pakufijshme. Meshtari atdhetar sjell fjalën e lavdishme tëHyut , dhe Kombit aureolen mbrojtëse. Ka gjëmëmadhështore se kjo?
Prandaj , pjesa e asaj aureole qe u djersit për Komb tëtakon dhe ty o miku ynë.
Prandaj ,falenderoj Kryeministrin Haradinaj për vlerësimin e lartëqëJu ka akorduar.
Mik i dashur , lutu per ne mekatnorët…!”
Alfons dhe Mirela Grishaj
Federata Vatra dhe Gazeta Dielli i përcjellin urimet më të ngrohta shërbestarit të Kombit dhe të Fesë dom Fran Kolaj duke besuar se kjo medalje e akorduar nga Kryeministri Ramush Haradinaj do ta kurajojnë atë për ta uar më tutje Misionin për Atdhe e Fe.(Dielli)