Nga Ndue Bacaj
Në vend të hyrjes
Në fund të viteve shtatëdhjetë të shekullit njëzetë, unë si adolishent fillova të shkoi në të ashtuquajturen “festa e Reçit”. Së bashku me moshatarët e mi u mundojshim të shetisnim sa më shumë në trojet e Reçit, pasi siç na thuhej atëherë ky fshat ishte historik, heroik e patriot , si asnjë fshat tjetër në Malësi. Reçi na thuhej se kishte luftuar e fituar kundër ushtrisë fashiste italiane etj… Në vijim të shetitjeve tona në Reç, do të vizitoshim vorret e Ulnikajve. Në këso rastesh, shpesh në vorre do të gjenim buqeta me lule , por mbi të gjitha qese të vogla me karamele, pako biskotash apo ndonjë “embelsirë” të kohës. Ne si fëmijë u gëzoshim ketyre gjërave , që për kohën i dëshirojshim jo pak. Kur për këto që gjenim në vorre të Ulnikajve , e veçanarisht në një vorr që vazhdimisht në kohen e “festës së Reçit” ishte më i pasur se të tjerët me këso gjërash, prindërit tanë na thonin se keto “dhurata” liheshin te kryet e vorrit për shpirtë të vdekurve.. Ndersa për vorrin e veçantë na tregonin “thatë” se ky ishte vorri i një priftit… Mirpo duke u rritur ne do të mësonim në heshtje se ky vorr i perkiste patriot e antifashist Dom Luigj Pici , që kishte bekuar me kryq e luftuar me pushkë për lirinë e Shqipërisë , por shteti komunist e kishte vrarë mizorisht e pabesisht… Ndersa gjërat apo “dhuratat” te koka e ketij vorri thuhej se do ti kishin vendosur tinzisht të afërmit e tij nga Shkodra, apo ndonjë besimtar nga Reçi , ku Dom Luigji kishte qenë famulltar i nderuem e respektuem për vite në Kishen e Shën Elisë në Reç…
“Pak” nga curriculumi i Dom Luigj Picit.
Dom Luigj Pici lindi në vitin 1907, në një familje atdhetare e qendrestare, si ndaj pushtuesve turko-osman dhe shovenëve grabitqar serbo-malazez sllav. Baba i Luigjit , Nushi , në vitin 1913 detyrohet të largohet nga Ulqini i uzurpuar nga Mali i Zi dhe vendoset në qytetin e Shkodrës. Këtu falë miqësisë që kishte pasur baba i Luigjit , Nushi, me nacionalistët shkodranë e më gjërë , që donin bashkimin e trojeve etnike shqiptare , si Cafo beg Ulqini e tjerë, u sistemua e stabilizua në Shkodër si në shtëpinë e tij. Nushi kishte pasur tre djem, të cilët i shkolloi si mos më mirë për kohën, ku njëri ndër këta ishte Luigji , që do të bëhej meshtar. Në vitin 1926 edhe pse do të ishte vetëm pak më shumë se 19 vjeç do të shugurohej prift (katolik) , duke filluar kështu detyren e vështirë, por fisnike të meshtarisë në Malin e Kolajve (Velipoj). Nga fundi i vitit 1930 , Dom Luigji do të transferohej nga Mali i Kolajve në famullinë e Reçit të Malësisë Madhe, nga ku nuk levizi derisa ishte gjallë. Gjatë gjithë sherbimit të tij Dom Luigj Pici u dallua , jo vetëm si meshtar i mirë i fjalës së Zotit për komunitetin katolik, por edhe si njeri me kulturë e patriotizëm pa dallime fetare, për banorët e Reçit e më gjërë. Për këtë vlenë të cilësohet se Dom Luigji do të ishte edhe një mësues i mrekullueshëm, ku (pranë famullisë së tij) do t’u mësonte vullnetarisht shkrim e këndim, pa dallime fetare djemëve të Reçit e rrethinave. Gjatë mësimit shkrim e këndim e në biseda të lira, Dom Luigji bënte thirrje për bashkim e jo ndarje, pasi siç thoshte ai , si katolik si musliman një Zot kemi, ashtu siç kemi një gjuhë, një gjak e një Atdhe, që duhet t’i dalim përzot sëbashku. Dom Luigji këtë do ta tregonte me vepra me shembullin e tij personal… Dom Luigji që në ditët para të prillit 1939, kur kishte filluar të dëgjohej “duhma” e pushtimit fashist Italian, ai kishte qenë në krye të grupit të malësorve që marshoi tek Nënprefektura e Koplikut për të kerkuar armë per të mbrojtur trojet shqiptare nga pushtuesit fashist…Dy ditë pas pushtimit fashist të Shqipërisë, me date 09 prill (1939), (të dielen e Pshkëve), në kishën e Reçit do të thoshte: “Sot populli shqiptar po provon pushtimin fashist. Krishti dy herë ka qa; një herë kur lindi e në fund, jo se po vdiste , por se po e shihte vendin e pushtuem nga të huejt”. Me këto fjalë e me qendrimin e mëvonshëm e provoi veten si antifashist nga më të mirët. Për veprimtarinë e tij antifashiste u kërcënue nga pushtuesit , por populli e ruejti… Dom Luigj Pici u bë burim frymëzimi për malësorët e më gjërë , pasi ai do të merrte pjesë edhe në shumë aksione antifashiste, si prerja e televe telefonik në korrik 1942, sulmi kundër postës së policisë në Vrakë etj… (Caf Jonuz Culaj, Krushqit e Lirisë, fq.13-14, Shkodër 2001). Në Luften e “Reçit” (30-31 gusht 1943), perveç shumë luftëtarëve nacionalist dhe fare pak komunist, (madje dhe ata thuajse të padeklaruar në atë kohë), do të merrte pjesë edhe prifti antifashist e patriot Dom Luigj Pici. famulltari i kishës së Reçit. Dom Liugj Pici në luften antifashiste perveçse meshtar që bekonte luftëtarët e lirisë ai do të ishte edhe një luftëtar me pushkë per çlirimin e trojeve shqiptare nga pushhtuesit fashist-italian e nazistët-gjerman. Dom Luigji, si pak meshtarë do të bashkëpunonte ngushtë me të ashtuquajturit nac-çlirimtar edhe pse me ideologji komuniste… Ishte ky bashkëpunim aq i madh sa do të zgjidhej në forumet e larta të krijueme nga Lufta Antifashiste; në Dobraç e mandej në Shkodër (1943), ai u zgjodh anëtar i Këshillit Nacional-çlirimtar të Qarkut të Shkodrës. Me mbarimin e luftës Dom Luigj Pici ishte kryetar i Frontit “demokratik” të qarkut Shkodër, kurse në gusht të vitit 1945, në kongresin e parë të frontit “demokratik” të Shqiperisë do të zgjidhej antar i komitetit ekzekutiv të këshillit të pergjithshëm të frontit demokratik.. Dom Luigjit iu propozua edhe detyra e ministrit të arsimit, por ai preferoi të kryente detyren e tij si meshtar në Reç.. Pas zgjedhjeve të dhjetorit 1945, shumë deputet që kishin vizione të gjana për demokracinë , kërkuen në parlamentin shqiptare pluralizmin politik dhe një qeveri me bazë të gjanë… Mirpo Enver Hoxha me shoket e tij komunist nuk i lejuan. Ideatorët progresist u shpallen armiq. Për rrjedhojë u banë gjyqe fallso e u pushkatuen shumë figura të shqueme si Shefqet Beja, Kolë Kuqali, Riza Dani, Kolë Prela e tjerë. Shumë të tjerë u dënuan me burgime me afate të gjata. Të gjithë këta ishin shokë të idealit të Dom Luigj Picit… Për Dom Luigjin kjo ishte tragjedi, sepse ai kishte luftuar në emër të së drejtës dhe për të drejtën e jo për poshtërinë e krimin e organizuem. (Caf Jonuzi; Krushqit e Lirisë,fq. fq.13-15, Shkodër 2001). Dom Luigj Pici do të thirrej në gjyqin e inskenuar nga sigurimi i shtetit kumunist kundër klerit katolik, gjoja për gjetjen e armëve në Kishën e fretneve në Shkodër. Në këtë gjyqë Dom Luigji pa marrë parasyshë rrezikun që i kanosej do të deklaronte kundër akuzave të bame në drejtim të Klerikëve, dhe dëshmia e tij thoshte një të vertetë, të cilën Ai të nesermen e predikoi edhe në famullinë e tij. (At Konrad Gjolaj (Tomë Marku); ÇINARËT, fq.88, botim i muzeut historik të Shkodrës 1996). Deklarata e Dom Luigjit bani bujë. Ai u thirrë nga Koçi Xoxe , minister i punëve të Bredshme dhe iu kerkua të terhiqte deklaratat…Por ai nuk pranoi…(Caf Jonuzi, po aty, fq.16). Me 01 mars 1946 u propozua heqja e Dom Luigj Picit nga detyra e Frontit “Demokratik”, nga: Nazmije Velica, Sadik Rama dhe Hasan Smaja. Propozimi u aprovue dhe me 10 nëntor 1946, u vra pabesisht në Reç prej Asllan Licit e Pal Mëlyshit…(At Konrad Gjolaj (Tomë Marku); ÇINARËT, fq.88). Në gjyqin e më vonshëm u vertetua se armët në kishë ishin futur një natë përpara kontrollit (e gjoja gjetjes së armëve), nga sigurimi i shtetit komunist, me ndihmen e xhakonit të rekrutuem si spiun , Ndoc Vasili…Këtë do ta deklaronte tre vjet mbrapa ish-oficeri i sigurimit , Pjerin Kçira, i kthyem në kundërshtar i vendosur ndaj regjimit komunist, kur si i burgosun do të dilte në gjyqë dhe do të deklaronte para publikut të pranishëm në sallë, se “armët në kishë i ka futë sigurimi i shtetit , me qellim që të dikretitonte kishën”, deklaratë për të cilën ai do t’u denonte me vdekje e do t’u pushkatonte. Patër Leon Kabashi , tue folë për këtë rast , do tu shprehte: “ Kisha ia ka me borxh mirënjoftjen Pjerin Kçirës”. (Ahmet Bushati , Në Gjurmët e Nji Ditari,Shkodra në tri vitet e saj të parë nën komunizëm- në Sigurim- ndër burgje e kampe, fq.159, Sh.b. “Camaj-Pipa”, Shkodër 2001). Pra edhe ai prift katolik, ndër të paktit që bashkëpunoi e kontribuoj në radhët e partizanëve “nac-çl.” u vra. Por çfar rendësie kishte per komunizmin kontributi patriotik i ketij prifti katolik, perpara urrejtjes patologjike të komunizmit sllav e “krijesës” së tyre Enver Hoxhës, i cili do të deklaronte: “.. Meqense katoliçizmi shqiptar, dhe në veçanti kleri, ishin pengesa më e madhe per triumfin e komunizmit në Shqipëri, qeveria nuk do të kursente asnjë perpjekje per t’i shpartalluar ata..”.(At Konrad Gjolaj (Tomë Marku); ÇINARËT, po aty, fq.91). Vlenë të cilësohet, se zelli i madh i komunistëve shqiptar me në krye Enver Hoxhen kundër klerit katolik kishte edhe frymzimin, por edhe urdhërin nga komunistët sllav, që kishin krijuar PKSH-n. Këtë e ka treguar sekretaria personale e Enver Hoxhës, që kryente edhe punën e perkthyeses në ambasaden jugosllave në Tiranë. Kjo sekretare-perkthyese tregonte se kur një ditë kishte ardhur te Enveri ambasadori jugosllav, Enveri me gëzim e kreni i tregon atij: “ E mbytëm Patër Anton Harapin, e me të kemi plagosur për vdekje klerin katolik !”. Ndersa diplomati serb i pergjigjet: “Po, po, por keni gjallë ende Patër Gjon Shllakun që peshon shumë. Sipas porosisë që kam prej qeverisë time duhet të zhdukni Shllakun dhe të shkatërroni me kulm e themel klerin katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët…”. (At Konrad Gjolaj, po aty, fq.87-88). Gjë që e beri pa hezitim nxënësi i tyre i bindur Enver Hoxha, madje edhe duke i tejkaluar detyrat (kriminale) të dhëna nga serbo-sllavët, jo vetëm me të gjallët, por edhe me të vdekurit, duke u gërmuar edhe vorret e tretë eshtrat, siç është “rasti” me vorrin e Gjergj Fishtës e tjerë… Pas vitit 1991, kur lindi pluralizmi politik , eshtrat e Dom Luigj Picit do të merreshin nga vorret e Ulnikajve e do të rivarroseshin në Shkodër, pranë prindërve dhe të afërmëve të tij. Nga këtu trupi dhe shpirti i tij presin në amshim një rivlersim, nga shteti e pushteti…, si dhe nga Kisha katolike, që është mbështetur fort në binomin Fe dhe Atdhe, për të cilin edhe iu muar jeta, Dom Luigj Picit, nga ata që ishin pa fe e pa atdhe…