

Alfons Grishaj*/
Te dashur bashkatdhetarë, klerikë të nderuar, vatranë, ju përshëndes në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, kryetarit Dr. Elmi Berisha, i cili me zemër është këtu, por i pamundur që të marrë pjesë, sepse Ali Ahmeti e ka thirrur në Maqedoninë e Veriut, për një shërbesë kombëtare. I dashur Dom Ndue Gjergji, meshtar dhe patriot , sinonim i përvujtërisë dhe dashurisë së Krishtit. Prift i shkollës klasike të një plejade që la gjurmë në kapërcyellin e ndryshimeve të mëdha shpirtërore e kombëtare. Sot, ne jemi mbledhur të gëzojmë veladonin e meshtarisë, sakrificat e tua ndaj fesë dhe kombit, por jo lamtumirën në “pension”. Prandaj, nuk kam dëshirë t’a dëgjoj më fjalën pension! Kjo fjalë shkon për gjithë njerëzinë që kalojnë një moshë të caktuar, por kurrë për liderat shpirtërorë të trungut abramik, të cilët kanë një aureolë qiellore deri në momentin e thirrjes së Hyut në jetën tjetër. I dashur Dom Ndue, për ne ke qenë dhe do jesh frymëzim i paqes dhe urtësisë, tregues i masës së dashurisë, faljes dhe lurtimit shpirtëror human. Të gjithë udhëheqësit shpirtërorë që shërbejnë në Kisha (institucione fetare), kanë një përulje mistike ndaj detyrës së shenjtë, një përkushtim origjinal, që i bën të ndryshëm nga frymorët mëkatarë. Prandaj dhe Papa Françesku, e përkufizon Kishën si një spital të sëmurësh, ku njerëzit gjejnë paqen e shpirtit dhe shërohen. Ju, i dashur Don Ndue, keni bërë gjëra të bukura duke arritur një standart të lartë përkushtimi qiellor. Uroj më të bukurën për ju, dhe kudo që të jesh, lutu për ne mëkatnorët! Kur e pyeten Salierin se kush ish muzikanti më i madh në botë, ai u përgjigj, “padyshim, Bethoveni! Intervistuesi e thumboi Salierin përsëri, “Po ti harrove Moxartin? Salieri pa ngritur kokën, ju përgjigj, Moxarti është muzika vetë. Unë kam njohur shumë meshtarë, padyshim, për mua ti je një shkollë në vete, je meshtaria vetë! Dom Ndou, është kombëtar, i përket kombit tonë. God bless you all.
* Fjala përshëndetëse në emër të Federatës “Vatra”.