Libri Donovan’s Devils (amazon.com) është histori e pararendëses pak të njohur të Forcave të sotme Speciale amerikane, OSS ose Zyra e Shërbimeve Strategjike – e krijuar nën komandën e William Donovan – e njohur për operacionet e saj të zbulimit dhe sabotimit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe si pararendëse e CIA-s.
OSS eshte portretizuar si një klub për njerzit me lidhje të mira para, gjatë dhe pas luftës. Por Donovan’s Devils i Albert Lulushit tregon historinë e një OSS tjetër, atë të njerezve të zakonshëm, të rekrutuar nga radhët e para dhe të dyta të gjeneratës së emigrantëve, që dolën vullnetarë për detyra të rrezikshme prapa vijave të armikut dhe rrezikuan jetën e tyre në Itali, Francë, Ballkan, dhe në vende të tjera në Evropë.
Organizuar në Grupet Operative, ata infiltruan në territorin e armikut nga ajri apo deti dhe operuan për ditë, javë ose muaj qindra kilometra larg aleatëve më të afërt. Ata kryen sabotime, organizuan rezistencën dhe shpëtuan ushtarakë, infermiere (ne Shqiperi), dhe të burgosurit e luftës; armiku u tregoi atyre mëshirë, dhe nganjëherë miqtë e tyre më të afërt i tradhtuan. Ata ishin pararendësit e forcave speciale të sotme.
Bazuar në të dhënat e deklasifikuara të OSS, koleksione personale dhe histori gojore të pjesëmarrësve nga të dyja anët e konfliktit, Donovan’s Devils i Albert Lulushit jep llogarinë më të plotë të aktiviteteve operative të Grupit, duke përfshirë edhe tregime të detajuara si ai i misionit fatkeq Ginny, që rezultoi në një nga humbjet më të rënda OSS-së gjatë luftës.
Për librin kanë thënë:
“Më në fund, në sajë të Albert Lulushit, OSS i jepet vendi i duhur në histori.” – David Robarge, kryehistorian i CIA-s
“Donovan’s Devils më la gojëhapur. Albert Lulushi na ka dhënë sfondin thelbësor të forcave speciale.” – Frank Wisner, ish-ambasador, Nën Sekretari i Mbrojtjes për Politika, dhe Nënsekretari i Shtetit për Çështje Ndërkombëtare të Sigurisë
“Lulushi ka prodhuar një libër që duhet lexuar nga çdo nxënës i OSS dhe publiku i gjerë në përgjithësi. Libri është mbushur me detaje interesante në lidhje me pak sprova të njohura dhe vështirësite e operacioneve të OSS gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është patjetër me vlerë për ta shtuar në Bibliotekë.” – Jack Devine, ish zëvendës drejtor për operacione, CIA-n, dhe presidenti aktual, Grupi Arkin.
“Ky libër është një kontribut i rëndësishëm për njohurite tona rreth OSS – dhe duhet lexuar nga të gjithë të interesuarit për të mësuar në lidhje me një nga aspektet më interesante dhe pak të njohura të luftës.” – Charles Pinck, president, OSS Society.
“Leximi i librit të Lulushit do të jetë me interes të veçantë për ata të interesuar në përvojën amerikane të emigranteve dhe historinë e operacioneve speciale.” – Publishers Weekly
“Një trajtim i shquar i heroizmit vendosmërisë, dhe rrezikut të kohës së luftës. Detajet e përfshira në Donovan’s Devils thuajse e fusin lexuesin në vetë keto operacione.” – David Cohen, ish zëvendës drejtor për operacione, CIA, dhe ish komisioner për inteligjencën, NYPD.
Rreth Autorit
Albert Lulushi, i lindur në Shqipëri, iku në Perëndim në vitin 1990 dhe u zhvendos në SHBA në vitin 1991. Ai ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si sipërmarrës i teknologjisë së informacionit duke punuar me agjencitë qeveritare amerikane dhe kompanitë Fortune 500. Lulushi ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara në kryerjen e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe Kosovën. Albert Lulushi është autor i librit Operation Valiuabe Fiend, nje përzgjedhje e History Book Club dhe Military History Book Club. Ai jeton në Oakton, Virginia.