FESTIME PARA REKTORATIT, PAS DORËHEQJES SË IBRAHIM GASHIT, NASER SAHITI, USHTRUES DETYRE I REKTORIT TË UP’SË/
Është një dorëheqje e vonuar e Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi. Ishin nëntë ditë protesta, madje dhe të dhunshme,që sollën dorëheqjen e rektorit të përfolur Ibrahim Gashi.Ibrahim Gashi e ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Rektorit të UP’së.Ai ka thënë se pas protestave dhe lëndimit të disa personave ka vendosur të jap dorëheqje morale nga udhëheqja e UP’së.”Unë kam vendosur që të jap dorëheqje të parevokueshme, që para disa minutave ia kam nisur Këshillit Drejtues dhe Këshilli Drejtues është duke mbajtur mbledhje në këto momente dhe besoj se do ta pranoj dorëheqjen time”, ka thënë Gashi në një intervistë për RTK’në.”Asnjë njeri i përgjegjshëm dhe as unë si profesor i Universitetit të Prishtinës dhe Rektor qe një vit e gjysmë nuk mund të qëndroi indiferent karshi një presioni të madh psikologjik dhe emocional. Me shpresën se dorëheqje ime do t’i kontibuonte normalizimit të punës në UP dhe me shpresën se protesutuesit do të lënin të qetë që të punoj UP dhe gjitha strukturat e tij, përfshirë edhe Komisionet që janë ngritur për t’i adresuar përgjegjësitë eventuale të stafit akademik përfshirë edhe rektorin”, ka shtuar ai.
Letra e doreheqjes
Kam vendosur për këtë hap pas një presioni të vazhdueshëm, shpesh herë edhe të pandershëm dhe me implikime të thella politike të një grupi të studentëve, një pjese të shoqërisë civile dhe të qarqeve të caktuara politike.Qasja ime gjatë ushtrimit të detyrës së rektorit, gjithnjë ka qenë refelektim i një përgjegjësie institucionale për trajtimin e të gjitha shqetësimeve të ngritura vetëm përmes normave dhe strukturave tëparapara me statut dhe ligj. Kam dashur që, për përgjegjësinë eventuale të cilitdo, e në këtë kuadër edhe përgjegjësinë time, fjalën e tyre fillimisht ta thonë organet e Universitetit, por, meqë presioni që po ushtrohet ndaj Universitetit tashmë ka rrezikuar funsionimin e tij, atëherë vendosa të jap dorëheqje i bindur se me këtë akt Universiteti do të lihet i qetë që të kryej punën e vet.
I bindur në pafajësinë time, dorëheqja ime nuk nënkupton ikje nga përgjegjësia, adresimi i të cilës tanimë ka filluar ndaj të gjithëve, e për të cilën unë inkurajoj organet e Universitetit që ti shkojnë deri në fund.Me këtë rast, dua të falënderoj gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës, stafin akademik, atë administrativ, dhe bashkëpunëtorëte mi më të ngushtë që edhe në momentet më të ndjeshme ishin konstruktiv dhe të vendosur për të mbajtur funksionet vitale të Universitetit.
I nderuar z. kryetar Nitaj dhe ju anëtarë të Këshillit Drejtues;
Duke ju falënduar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe rolin tuaj shumë konstruktiv në kapërcimin e kësaj situate, ju lutem që të pranoni dorëheqjen time.
Me respekt,
Prof.dr.Ibrahim Gashi
NASER SAHITI, USHTRUES DETYRE I REKTORIT TË UP’SË
Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës ia ka pranuar dorëheqjen Ibrahim Gashit nga pozita e Rektorit, pas dy javë protestash.
Në mbledhjen urgjente të mbajtur të shtunën mbrëma, KD i UP’së ka emëruar Naser Sahitin ushtrues të detyrës së Rektorit.
Organi qeverisës i UP’së ka paralajmëruar se zgjedhja e Rektorit të ri do të bëhet sipas procedurave të rregullta që parashihen me Statut.
VENDIM
1.Aprovohet dorëheqja e prof. dr. Ibrahim Gashit nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
2.Prof. asoc. dr, Naser Sahiti, prorektor për buxhet dhe financa, caktohet ushtrues detyre i rektorit të UP-së, deri në zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt.
3.Prof. asoc. dr, Naser Sahiti, vazhdon të ushtrojë edhe detyrën e prorektorit për buxhet dhe financa në UP.
4.Prorektorët e tjerë, vazhdojnë të ushtrojnë detyrën në sektorët përkatës deri në zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt.
5.Deri në zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt, do të ngrihen të gjitha procedurat e zgjedhjes dhe avancimit të stafit akademik, shpallje të konkurseve të reja për zgjedhje apo avancim te stafit akademik, nuk do te shpallen konkurse për vende te reja në administratë si dhe anulohen konkurset aktuale për zgjedhje të stafit administrativ.
6.Deri ne zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt, u.d. i rektorit, do të siguroj mbështetjen maksimale për implementimin e vendimeve të Senatit nga mbledhja e datës28.01.2014si dhe kërkesave dhe rekomandimeve që mund të dalin nga organet kompetente ( KD , Senati, MASHT, Kuvendi i Kosovës, etj).
7.Këshilli Drejtues i UP-së e vlerëson aktin e reflektimit të rektorit të deritashëm prof.dr. Ibrahim Gashi dhe e falënderon atë për punën e tij të deritanishme!
Kryetari i Këshillit Drejtues të UP-së
Muharrem Nitaj
FESTIME PARA REKTORATIT, PAS DORËHEQJES SË IBRAHIM GASHIT
Dje ka shërbyer si një arenë për përplasjen ndërmjet policisë dhe protestuesve. Por të shtunën mbrëma hapësira para rektoratit të UP’së është shndërruar në ambientë feste. Aty janë mbledhur një grup i të rinjëve që po festojnë dorëheqjen e Ibrahim Gashit nga posti i Rektorit.