- …Një hije mortore kishte rënë mbi qytet. Te dera kryesore, midis shpatullave te njerëzve, vura re në podium të arrestuarit, të shpërfytyruar, me pranga në duar. Kur përfaqësuesi i (ç)drejtësisë filloi të shqiptonte emrat, britma e një të porosituri trushplarë, “në litar’’, u shoqërua nga dhjetëra të tjera. Nuk dëgjohej gjë tjetër veç një turmë që thërriste: “Në litar, në litar…”. M’u duk sikur do të shpërthente salla. Rrëqethëse…/

Shkruan: Gëzim Llojdia/
1.
Artist si :Enriko Veizi lindën në kohë, por jetuan në vite të vështira . ”Brezi i humbur”,po shuhet dalëngadalë.Inxhinieri dhe karikaturisti Enriko Veizi i mbylli hesapet më këtë botën tonë mizore dhe me jetën tokësore.Në parajsë ka të tjerë ligje, shpirti atje i endur përballë dilemës , të rikthehett në trupa të tjerë, mirëpo çfarë ka atje ,në tokën,vendin e tij ,diktaturë apo liri?
2.
Prof. Dr. Hazbi Shehu shkruan: Enriku gjendjen e tij shpirtërore e shprehte ne art. Ai ishte i sinqerte dhe i ndershëm. Bukuria me e madhe qëndronte ne thjeshtesine e tij. Ai nuk fliste kurrë per veten. Regjimi “simpatik” komunist e dogji Enrikun jo vetëm si trup, por dhe si shpirt. Nga shtypja lind veç turpi dhe shkatërrimi. Nuk djeg flaka aq shume kur ne kashte bie zjarr; se sa djeg ahu i njeriut qe ja bën jetën varr. Me mire me pranga dhe me miq se sa ne kopshte me lule dhe me armiq. “Njerëzve foli embel dhe jo me thumb”, thoshte Enriku, “dhe ate qe do paqen mos e prit me plumb. Ruaju nga gjembat, mblidh lule, se ato janë te pastra dhe nuk kane djallëzi, por vetëm dashuri.” Kur e burgosen ai nuk kundërshtoi, as nuk pyeti, vetëm zgjati duart dhe ata i vunë prangat.I dashur Enrik, ty të burgosen se karikaturat e tua përhapnin dashuri midis njerëzve. Ato ishin te gatuara me shpirt, me tru, me zemër dhe shprehnin jetën e popullit, punën dhe vuajtjet e tij. Njerëzit duke i analizuar qeshnin, kënaqeshin dhe shpreheshin “është i talentuar ky djalë”. Nuk mund te duronte Enver Hoxha dy rryma, dy burime. Populli duhet te studjonte vetem udhëzimet e partisë dhe veprat e tij dhe si rrjedhoje autori i këtyre karikaturave duhej eliminuar. Enriku punonte ne Institutin Gjeologjik te Naftës ne projektimet e puseve te naftës. Keshtu shkaku per ta dënuar ishte i qarte dhe i besueshëm. Ata donin te burgosnin shpirtin e Enrikut, mendimet e tij dhe jo trupin. Po a burgosen mendimet?! Karikaturat ishin shperdare ne te gjithë Shqipërinë. ….
3.
6 gusht 1967 .gazeta; letrare artistike :”Drita’ ,një gazetë e lidhjes së shkrimtare dhe artistëve shkrimtarë sjell shkrimin e parë q ëflet për talentin dhe shpërthimin e një artisti si Enriko Veizi.Shkrimi shoqëruar më fotografi është shkruar nga karikaturisti i mirënjohur, Zef Bumci.Sot në fushën e karikaturësmilitojnë me dhjetëra karikaturistë të cilët me krijimet e tyre japin njëkontribut te çmueshme në zhvillimin e këtij arti aq të dashur për masat tona punonjëse,thotë Z.Bumci. Më tej ai thotë:Një ndër të rinjtë, që i është kushtuar me pasion këtij arti, këto vitet e fundit, është edhe inxhinieri gjeo-fizik që punon në Patos, Eriko Veizi. Në kuadrin e 25 vjetorit të ditës së shtypit tonë popullor, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, hapi në sallën e klubit të saj një ekspozite me karikatura të tij.
4.
Zef Bumci duke vlerësuar artin e tij në fushën e veçantë të karikaturës.
përveç klisheve të zakonshme për artin e kohës ,thotë:” Në punimet e Eriko Veizit të bie menjëherë në sv thjeshtësia, qartësia dhe mbi të gjitha përmbajtja e shëndoshe ideo-politike.Ai punon midis punëtorëve naftëtarë, njeh mire shpirtin
revolucionar të popullit dhe duke zbatuar vijën e partisë në art, ka vënë
në shënjestër bartësit e mbeturinave, zakoneve prapanike, ka stigmatizuar të metat dhe fenomenet negative që dëmtojnë shoqërinë tonë socialiste, ka goditur
esatirizuar armiqtë tanë të çdo kallëpi.Në interpretimin e ngjarjeve ndërkombëtare, ai me mprehtësi
godet drejt në shenjë
në
mënyrë« marksiste-leniniste«
ashtu sic
na mëson
Partia. Nga pikëpamja artistike, karika
turisti Enriko Veizi , që nga koha « fillimit
të tii e
deri më sot, duke botuar punimet
nërevistën
Hosteni, në gazeta dhe
revista të tjera, ka bere mjaft përparime. Kjo të
jep të kuptosh, se
përveç pasionit, ai
ka edhe vullnetin për studim.
Këtu do të ishte me vend t’i vinim në dukje, që
të
largohej nga ndonjë formë gjoja e veçantë që është
përdorur në artin e karikaturës më parë, siç është
p.sh. paraqitja e
duarve të njerëzve
me tre gishtërinj
e ndonjë formë tjetër, në mënyrë që
vërtet të përcaktoj definitivi
sht stilin e tij krejt origjinal, tërheqës
dhe elegant.Ekspozita ka shumë
punime të mira. Qoftë për sa i përket problemeve shoqërore, sic janë
p.sh një karikaturë për dembelin kur ha e kur punon apo
dv karikatura për autokritikën
etj, qoftë a
to me probleme ndërkombetare si p.sh. një karikaturë e Xhonsonit në kafaz me bishat, e tjera,përfundo artikulli i të mirënjohurit në këtë fushë, Zef Bumci për një talent që po lindte në këtë fushë.
6.
Piktori, Qemal Agaj te gazeta :”Albanian free press” në intervistën dhënë A.Aliut thotë:Ishin vitet 1976-1977, ku pas valës së arrestimeve dhe burgosjeve, në industrinë e naftës, nisi spastrimi nga “armiqtë” dhe“sabotatorët”. Ishte koha kur partia “fabrikonte grupe armiqësore”. Mua, si me biografi të keqe, më njoftuan se duhej të largohesha nga Patosi. Pa dyshim nuk e prita mirë; ku të shkoja, pa punë, pa shtëpi, ndërkohë kisha familje dhe djalin tre vjeç, pa harruar këtu mbiemrin tim, që në Vlorë tingëllonte si kambanë alarmi. Por kur mendoja se mjaft drejtues dhe inxhinierë të njohur, si Lipe Nashi, Koço Plaku, Beqir Aliaj, Niko Koçobashi, Petraq Xhaçka dhe njeriu që aq shumë admiroja, Enriko Veizi, u arrestuan dhe u burgosën, ishte e turpshme të ligështohesha. Nuk mund të harroj çastin, kur për të diskretituar këta “sabotatorë”, i sollën me pranga në sallën kryesore të këtij pallati me më se 600 vende. Njoftimi ishte bërë disa ditë më parë. Një hije mortore kishte rënë mbi qytet. Te dera kryesore, midis shpatullave te njerëzve, vura re në podium të arrestuarit, të shpërfytyruar, me pranga në duar. Kur përfaqësuesi i (ç)drejtësisë filloi të shqiptonte emrat, britma e një të porosituri trushplarë, “në litar’’, u shoqërua nga dhjetëra të tjera. Nuk dëgjohej gjë tjetër veç një turmë që thërriste: “Në litar, në litar…”. M’u duk sikur do të shpërthente salla. Rrëqethëse…