Nga Mimoza Dajçi/
Mosmarrëveshja PS-LSI për dosjet e sigurimit të shtetit ka bërë që të dështojë përsëri ky proçes. Sipas gjasave zgjedhja e anëtarëve të Autoritetit nuk ka për të ndodhur edhe për këtë vit. Konkurojnë 11 kandidatë, ku vetëm pesë prej tyre do të drejtojnë komisionin e Autoritetit. Një anëtar është propozim i qeverisë, një i të përndjekurve politikë, një i shoqërisë civile, dhe dy do të jenë përfaqësues të kuvendit. Shumë mirë deri këtu. Por njëri prej tyre na paskësh dalë një çikë – bashkëpuntor i sigurimit të shtetit. Troç muhabeti, me dosje. Për ironi të fatit është edhe qesharake – por edhe për të vënë duart në kokë. Me apo pa qëllim në krye të këtij komisioni të rëndësishëm vendoset dikush me begraund të errët në biografi. Po ky zotëri, ose shokë siç u pëlqen ti thërrasin me ç’sy e faqe pranon këtë detyrë. Duke qenë taze ky rast e tepër flagrant mirë do të ishte të bëhej publik emri i tij.
Kjo tregon se akoma po manipulohet në këtë drejtim. Nëse nuk do ta kishin pikasur ai do të vazhdonte punën i qetë duke sabotuar mbi vuajtjet e popullit e askush nuk do ta mësonte të vërtetën.
Kësaj i thonë ti varësh ujkut mëlçitë në qafë.
Sot të privilegjuarit e rregjimit komunist, çështjen e dosjeve e quajnë “bajate”… Nuk kanë faj, sepse aq shumë është vonuar e folur në tym saqë atyre që nuk i ka “hyrë gjë në këmbë” në diktaturë është e tepërt të flitet për ato. Kjo është edhe një nga arsyet që vit pas viti shtyhet ky proçes. Qeverisë nuk i leverdis hapja e tyre, prandaj edhe “i mban mbyllur me kyç”. “Kyç” i thënçin sepse, në prononcime të ndryshme kemi dëgjuar se një pjesë e tyre janë zhdukur, djegur, me një fjalë janë vjedhur.
Hajdutllëku vënçe mbi dosjet, mbi hallet e popullit. Nuk u mjaftonin paratë që vidhnin qeveritarët, por edhe dosjet kishim mangut. Kuptohet se edhe ato ishin të rëndësishme jo vetëm për shtresën e persekutuar politike, por edhe për vetë autorët e krimit, prandaj mënyra më e volitshme për mbijetesë ishte zhdukja e tyre. Pra kishin e kanë vlera absolute brenda tyre. Letrat me vlerë s’kanë asnjë vlerë, ish të burgosurit politikë i ruajnë si relike, ashtu edhe fletët e rënuara të dosjeve, politika mesa duket kërkon ti nxjerë jashtë funksionimit.
Një gjë e dinë mirë persekutorët se, duke zvarritur hapjen e tyre, shpëtojnë vit pas viti – vetveten, e tallen me shtresën e persekutuar politike.
Shkurt vrasin kohën sa të harrohen fare, përderisa disa individë hapjen e dosjeve e quajnë bajate…
lek mirakaj says
Autorja ka shum të drejtë.Eksperienca na thotë se e njëjta gjë ka gjasë te përsëritet.ARËSYEJA ËSHTË E THJESHTË,ATA QË DUHET TË VËNË NË PRAKTIKË ÇFAR ËSHTË LIGJËRUAR ,SIÇ PËRFLITET JANË VETË ME DOSJE,PASTAJ ËSHTË MË KOMODE TË QEVERISËSH ME NJERËZ QË PËR HIRË TË KALUARËS JANË GADI TË PËRDOREN NGA PADRONËT E RINJ SE ME NJERËZ QË NUK MUND TË SHANTAZHOHEN.PO LE TË SHPRESOJMË SE VËNJA NË DUKJE E PROBLEMIT NGA ZËRI AMERIKËS DO I JAP KURAJO ELEMENTIN TË SHËNDOSH NË RRADHËT E LIGJËBËRSËVE PËR TË INSISTUAR QË KY PROQES TË MOS DËSHTOJ