Dr. Selman Meziu/
Kjo ka ndodhur edhe dhjetra vjet më parë. Dhe vërtet i kanë bërë disa diga për të prodhuar energji elektrike. Por duke shikuar me kujdes se çfarë plagësh po i shkaktohen shpateve të tij pothuajse të virgjëra, habitesh, revolohesh në gjysmën e pare të vitit 2022. Për qindra metro kub dhe e gur që po ndalojn rrjedhjen e qete të ujit të tij. Ato janë prodhuar në shpatin e djathtë me pjerrësi edhe mbi 90 %. Po çfarë po ndodh vallë?
Po hapet një udhë automobilistike e cila fillon zbritjen së paku nga lartësia 500 m dhe pasi merr një kthesë të fortë fillon zbritjen në pyll dushkajash. Pastaj merr një kthesë tjetët të fort, kalon në një shpat krejtësisht shkëmbinjsh gëlqeror duke vazhduar zbritjen e ëmbël. Ndoshta për të takuar shtratin e rrjedhjes së ujët të drinit plak. Ndoshta për ‘’kërkime gjeologjike,,!
Nuk duam të gjykojm se si mund të ndërtohet një udhë e tillë automobilistike në shpate të tilla gurë gëlqeror me pjerrësi pothujse si një mur. As për skrapatat që mund të shkojn edhe 20 -40 metra të larta. Por, na shqetëson fakti se materiali i gërryer i trasesë nuk trasportohet në pika depozitim. Ligji duhet të jetë i tillë. Sigurisht. Kontrata e formuluar dhe firmosur nga Ministria Belinda Balluku Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë duhet të jenë shkruar. Edhe se Qeveria Rama është firmëtaria e disa konventave ndërkombëtare për ruajtjen e mjedisit këtë kushdo e din. Po zbatimi i tyre ku vajti?
Mirë por e çuditshme, e pa besueshme, por ja që udhëtimi i disa dibranave me 09.06.2022 na zbulojn fakte ogurëzeza për natyrën, Drini plak, por….. Gërmimet me parat e kontraktuesve, por edhe të taksave të shqiptarëve të varfër hidhen skrapatave pa pikën e kultures, rregullave apo mëshirës të bimësisë shkurrore që ka mbirë në këto shkëmbinj.
Problem tjetër që na shqetëson është se, puna është në vazhdim, për të shkuar në vendin e caktuar nga projektuesi. Ndërsa do t’i xhvaten shpatit muran shkëmbore edhe qindra e qindra metro kub dhé e zhavorre të prodhuara nga skavator e dinamite të cilat pa dyshim do t’i marrin frymën drinit plak. Pra ato do të mbushin shtrain e ti që sipas matjeve nga fillimi i digës e deri te ura e Dodës ka një gjërsi vetëm 32 m.
Pyetja shtrohet: Ku do të shkojnë këto qindra e qindra, ndoshta edhe mijëra metro kub materiale të ngurta? Uji me enrgjinë e tij të rrjedhjes do të filloi t’a kundërshtoi me forcën e tij të energjisë potenciale, duke e transportuar përgjatë shtratit të tij. Po deri ku vallë? Kuptohet sipas madhësive të zhavorrit dhe sasisë të prurjeve të Drinit plak? Pas jo më shumë se 10 km, ai përfundon në liqenin e Fierzës.
Një ndërmarrje private që ka kontrat me shtetin shqiptar, për punime gjeologjike (së paku kështu thuhet) po i shkurton jetë- gjatësinë liqenit të Fierzës i cili është përfunduar ne vitin 1978 me një gjatësi prej 70 km. Ndërsa dimë, njohim studimin e inxhinierit të mirënjohur të pyjeve, Haki Kola gjashtë mbëdhjetë vjet më parë në ‘’Vdekja e fshehtë e Fierzës.,, do të shkruante: ‘’Një tjetër burim për erozionin, ish-Instituti i Studimit të Tokave, konfirmon që për çdo vit në shkallë vendi humbasin deri 40 tonë/ha shtresë toke dhe në vende të ndjeshme ndaj erozionit deri 100 tonë/ha. Nëse aplikohet në sipërfaqen prej 1.182.900 ha, që është sipërfaqja e basenit të Fierzës, del në liqen vijnë 40 – 100 milionë tonë mbushje në vit, që në moshën 30 vjeçare të liqenit duket se e kanë kaluar sasinë prej 1 miliard m3, groposur në liqen dhe ujit në nivel normal i ka mbetur më pak se gjysma e vëllimit të liqenit për t’u strehuar. Pra, mëse gjysma e liqenit ka vdekur.,,
Përfundimi është i qartë. Kur dihet me siguri të plotë, pra probabilitet qind për qind, nga të dhënat e deri tanishme, nuk kemi asnjë ndërhyrje silvikulturore, ne shpate, kodra, lugina dhe me ndërtime pritash në përrenjt, përroskat, që derdhin ujin me matreiale të ngurta në perimetrin e liqenit të Fierzës. Përkundrazi po kontribuojm, për t’a mbushur sa më shpejt atë me materiale të ngurta për ti shkurtuar jetë gjatësinë.
Veprime të tilla tregojn mjaft qartë, se Qeveria Rama 1. 2, e 3 jo vetëm që nuk e ka vënë ujën ne zjarr, pra nuk i ka shkuar as ndërmend për nderhyrje me ligje rregulla, të detyroi kompaninë energjitike të investoi në shpatet e përrenjtë që derdhen në Fierze e jo vetëm, por po ndihmon
me dashjen e saj, me vullnet keqin e saj, me miopina e saj, me ndihmën e pa kursyer që po u jep oligarkëve, që të hedhin gjithë materialet e ngurta në shtratin e tij që t’a mbushin sa më parë liqenin e fierzës,
Pra po mbytim Dibrën për të bërë hidrocentral të ri me digë 433 m, për të kthyer sa më shpejt në tokë buke, sipërfaqen liqenore të Fierzës. Çfara largëpamësie? Çfarë zgjuarsie dhe njohje të situatës energjitike? Kuptohet më së miri se ku përfundojn taksat e popullit për të dëmtuar të ardhmen e enrgjiktikës e për të varrosur dibrën. Të gjitha këto pa rregullsi, shkelje ligjesh nga shoqëria ‘’Bektel,, tregon se qeveria Rama 3 nuk ka aftësi të realizoi një vepër të tillë ku mbart shumë probleme, mjedisore, shoqërore, pronësish, shpërblime pronash, sistemimin e popullsisë të fshatrave, gjetjen e tokave për varrezat e dhjetra e dhjetra probleme të tjera.
Po analizojm pak sa shkatërrimet e mjedisit, të bioekologjise dhe ekosistemet e virgjëra të natyrës. Traseja e rrugës dëmton bimësinë natyrore, kafshë, insekte, duke ulur ndjeshëm shumëllojshnërinë biologjike, shëmtuar peisazhet e mos realizimin e sporteve të ndryshme. Ndërsa në ujrat e drinit hedhja e vazhdueshme, shqetëson peshqit dhe kafshët e ndryshme ujore. Duke arsyetuar si më sipër dalim në përfundimin se kemi të bëjmë me krime mjedisore të shkaktuar nga mos zbatimin i rregullave e ligjeve për mbrojtjen e mjediseve ekologjike si tregues të një shoqërie të kulturuar.
21. 06. 2022 Dr. Selman Meziu