SHBA-BE mirëpresin përjashtimin e Doshit/
Përjashtimi i Tom Doshit dhe akuzat e rënda të tij kanë sjellë reagimin e Ambasadës amerikane në Tiranë si dhe të delegacionit të Bashkimit Europian.
“SHBA mirëpret vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale” thuhet ne deklaraten e Ambasades amerikane, ndërsa nxiten të gjitha partitë politike të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive.
Ambasada i bën thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet.
BE: Të zbatohet ligji në luftën kundër kriminalizimit
Vendimi është mirëpritur edhe nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë i cili shkruan se është në mbështetje të plotë të hapave që nevojiten për të zbatuar plotësisht marrëveshjen mes PD-PS, duke përfshirë këtu edhe çështjen e individëve me preçedentë kriminalë që janë pjesë e politikës dhe e partive politike.
“BE-ja mbështet hapat që nevojitet të ndërmerren për një zbatim të plotë të marrëveshjes mes partive qeverisëse dhe opozitare në Parlamentin e Shqipërisë, përfshi çështjen e individëve me rekorde kriminale të cilët mbajnë pozicione publike. BE-ja i jep rëndësinë më të lartë zbatimit të ligjit dhe zbatimit të plotë të shtetit ligjor, përfshi luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, qe jane përparësi kyçe për Shqipërinë”.
Deklarata e plotë e Ambasades amerikane:
Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale.
Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike.
Nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive.
Mbështesim me forcë punën e Kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014.
Më tej, i bëjmë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet.
Zoti Doshi se mos ke hapur barkun te ambasada?