Nga Valentin LUMAJ-*
I ndyruari Babaramo, zgjedhjet ne Amerike jane nje proces demokratik i nje shoqerie njerezore nder me te emancipuarat ne bote, dhe si te tilla, ti duhet te jesh nga ata te fundit llapaqene qe kerkon te perçmosh trampistet qe perbejne gjysmen e popullsise se Amerikes apo te perqeshesh bashkombasit e tu shqiptaro ameikane ne Detroit. Tamam i ngjet atij qenit te bezdisshem qe ben gam-gam çdo njeriu qe shkon rruges, edhe pse rruget tona i ndan nje oqean, jo vetem i ujit por edhe i emancipimit.
Shkrimi yt i shterpe ne mendim dhe analize, pa ndonje vlere informuese apo edukative, i mbushur me urrejtje qe buron pa mase nga shpirti yt i zi, nuk tergon asgje tjeter vetem nje menyre veprimi per te treguar egzistence nepermjet zhgarravinave si kjo e fundit. E kuptoj mire qe ti je i vetedijshem se nuk te ka mbetur tjeter per te mbijetuar ne gazetari me shkrime qe marrin fame fale ofendimeve dhe gojes se shthurur tendes dhe po ashtu je vetedijshem dhe me qetesi i pranon sharjet me te pare e te mbrame nga ndjekesit e tu qe te lexojne, por s’te ben pershtypje, mjafton qe te mbijetosh.
Me ka rene ne vesh emri yt i vecante, e vetmja vlere qe ke, por kurre nuk te kam ndjekur, aq me pak pas ketij shkrimi te fundit. Po c’te ndjek, eshte nje humbje kohe, edhe keto qe po shkruaj, me dhimbset koha, se ti nuk meriton asnje vemendje, je nje bosh nga koka, e njeh mire mocalin e qelbur shqiptar ku pluskon, por nuk e njeh dhe nuk e kupton aspak realitetin amerikan. Nuk e kupton dot se kulti i individit ne Amerike nuk egziston. Nuk e kupton se ne si shqiptare, tashme amerikane, jemi te ndare ne baze vlerash dhe principesh, konservatore apo liberale, dhe mbeshtesim kandidatet mbi baze te ketyre vlerave ne rradhe te pare, pastaj cili kandidat premton me shume per Shqiperine. Nuk e kupton dot se ne me voten tone po kerkojme te krijojme nje vend me te mire per ne ketu dhe te ardhmen e femijeve tane ne rradhe te pare, pastaj per Shqiperine. Shqiptaret e Detroitit dhe te Amerikes kane bere dhe do te bejne edhe me shume per Shqiperine per nje te ardhme me te ndritur te saj, pa ju vemjet e shoqerise qe shtireni si gazetare apo opinioniste. Ne shqiptaret e Detroitit dhe jo vetem, duke qene mirenjohes Amerikes, mbarojme universitete, ndertojme biznese dhe pasuri te patundshme, fale mendjes dhe duarve tona te bekuara nga Zoti. Miopia intelektuale nuk te lejon te dallosh midis korrupsionit dhe aftesive profesionale dhe per rrjedhije te kuptosh se fama e Bleones, e cila vetem na nderon neve si shqiptare, mireqenia, suksesi i njeriut punetor, vjen nga mundi dhe djersa dhe jo nga rryshfeti. Babaramo, e ke shume veshtire qe ta kuptosh qe edhe te lash pjata eshte pune e paster dhe e ndershme, mbasi e ndershme per ty eshte qe ti zhgerryhesh barkas perpara politikanit padron per kocken e rradhes per ta lepire me gjuhen tende te ndyre.
*
Pergjigja-replike lidhet me shkrimin e Ilir Babaramos tek Gazeta Tema:
http://www.gazetatema.net/2020/11/05/per-trampistet-e-tiranes-dhe-te-djathtet-qe-lajne-pjata-ne-detroit/?fbclid=IwAR0OTpud7X8jsToP8OjRsttijoNId4lFDPuDh8IADlMi3SwQqBSLo8ZkFb0